SHPRESA VDIQ QË NË LINDJE!… / Nga Hamdi Skeja

SHPRESA VDIQ QË NË LINDJE!…

 

 

Hamdi skeja

Nga Hamdi Skeja

 

 

A keni dëgjuar ndonjëherë për SHPRESËN? Unë, e pata ëndërruar që në vegjëlinë time. E prisja çdo çast, kur ajo erdhi tek unë, e pata harruar udhëtimit kotësisë! Një mëngjes dita e martë trokiti ëmbël në portën e shpirtit tim. E prita krahëhapur , i qeshur dhe entuziastik. Edhe pse e kisha dëgjuar se e marta , është ditë ters.. I lëshova një vështrim dhe për një çast, më lëkundi ndjenjat. Ishte e veshur me fustan të bardhë me gur smeraldi, flokë të shkurtër , trup të gjatë si një selvi, kambale themër lartë , ngjyrë e bardhë kombinuar me flokët dhe fustanin e saj të veçantë. Mendova se i ngjante një zanë mali , e unë isha Muja. Pasi u përqafuam u gjunjëzua , që ta puthja në ballë!.. Isha shumë i emocionuar! Sepse duhej që unë t’u gjunjëzoja që ajo, t’më jepte bekimin e saj të shumëpritur!…E vështroja gjatë mbi trupin , nurin , dhe veshjen e saj , oh sa kohë kisha pritur…! Nisa ta doja me gjithë shpirt. Një ditë më sugjeroi të prisja flokët, i preva , siç deshi Ajo

… Dashuria e shumëpritur e udhëtimit jetësor, më bëri të lë gjithë ekzistencën në duart e saj. Ishte po e martë, kur ajo u largua duke më thënë se : do kthehej shumë shpejt. Kaluan kohë e ajo nuk u kthye KURRË… Në një mëngjes , sapo u zgjova pashë kalendarin mbi kokën e krevatit të dhimbjes, për fat të keq ishte po e martë…! Zilja e derës tingëlloi. Tring-tring ! Vrapova me nxitim , thashë ç’dhuratë do më ketë ardhur. Ishte postieri , jo ai i zakonshmi. Ky ishte i veshur me të zeza! Nxorri një zarf po e zezë, e hapa dhe ç’të lexoj?! -Shkruante: nga ish-besnikja jote “Shpresa”! E hapa letrën ta lexoj… Miku im, më fal që të bëra të besosh tek unë. Më fal që të zhgënjeva me iluzione kotësie.. Sepse unë kam vdekur , para lindjes tënde..

 

©Hamdi Skeja!

One thought on “SHPRESA VDIQ QË NË LINDJE!… / Nga Hamdi Skeja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s