Poezi nga Vjollca Koni

12247201_998454683553167_2240750455503373428_n

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

Të lexoj…

 

Unë e lexoj atë shikim
E di sa herë është përlotur
Është ngritur e gjakosur
Rilindur, jo groposur.

Se sheh atje ku s’ ka dritë
Atje ku ka Uri
Atje ku s’ ka liri
Atje ku i zoti
Tallet me bijtë e tij.

 

 

 

KY SHPIRTI IM

 

Ky shpirti im maratonomak,
Rend e rend pa pushim për te ti,
Kjo zemër e lodhur nuk dorzohet,
Burimin e shpresës ka dashuri.

Ndër fusha e male pa përtim,
Do vrapoj pa ndier ftoftë a vapë,
Në valë deti do të bëhem
peshk,
Nëpër malore kalors me kalë.

Dua ëndrrën ta largoi nga vetja,
U venit kjo zemër e s’ duron dot,
Kur agimi të agojë dua të jem me Ty,
Sado e zhurmëshme të jetë kjo botë.

Do vi më prit edhe pse vonuar,
Gonxhe trëndofili të lutem qëndro,
Sa të më shohësh kur të afrohem,
Hap petalet edhe po të jetë ftohtë.

Çdo petal të çelur do  përkëdhel,
Lotin me ta të ma fshish,
Kur të qetësohem ëmbël më puthë,
Edhe pse maratona këtu s’ ka finish.

 

 

 

PËRSE

 

Të mbaj në zemër më rëndon ,
Të të flakë shpirtin coptoj,
Të varuara notat në pentagram,
Një elegji pa zë vajtoj.

Pse ma prishe heshtjen e gjatë?
Harresës pluhurin përse ja fshive?
Isha eshkë në trung të thatë,
Simfoni e tingullit në pritje.

Erdhe befas si vetëtima,
Kur kohën tonë e vrau rrufeja,
Më lëndove sa kaq pa pritur,
Në plagë të vjetër ca dhimbje të reja.

 

 

 

***
Dëgjoj fëshfëritje pemësh
Në këtë perëndim dielli
Të pres si zanë mali
Aty ku Ulliri do të çeli.

 

 

 

PËLLUMBESHA

 

Do të trokas në dritare
Mbaje frymën më dëgjo
Jam pëllumbesha e dhimbjes tënde
Plagët e shpirtit ti shëroj.

Nëse ndjehesh i vetmuar
Më dërgo një lajm pa zë
Guguftu do bëhem
Do të vij të ulem në krah.

Të flladit me të lodhurat krahë
Do të flas gu, gu ngadalë
Nëse njeh gjuhën e pëllumbit
Puthje erdha për të marrë.

Do të puth nën vetull ëmbël
Duke bërë lehtë gu gu
Në më t’bukurën tënde ëndërr
Të më ndiesh sa fort të ndiej.

Kur të nis prap fluturimin
Do të lë njė pikë lot
Kujdes mbaje, njome buzën
Se dy herë nuk të vij dot.

Një gu gu do ta dëgjosh
Gjithmon kur të kesh mërzi
Me zë shpirti do të flas
Të dëgjosh ti mallin tim .

 

 

 

MALL…

 

Ti je malli im sa herë ta kam thënë,
Në të kater Stinët malli për ty dhëmb,
Në netët me Hënë , malli kthehet në lot
Shpirti flet me lotin, jo me fjalët kot…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s