Poezi nga Anca Mihaela Bruma / Përktheu në shqip Menduh Leka

 

anca

Poezi nga Anca Mihaela Bruma

 

 

 

Të ndiej…!

 

Unë të ndjej në gjithçka …

në netët e magjishme brenda syve tuaj inkandeshentë

ku fluturat thurin ëndrra  dhe  sillen në pulsimet e zemrës sime.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

ndërsa pushoj në shikimin tënd në cep të një letre

bari kaltër që të përunjem në kufirin midis ëndrrës në pranverë.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

në pragmuzg  kur ritmika e mungesës  tejzvarret,

në fjalët e tua të pashprehura shndërruar në gurë pa gjumë.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

kur unë bashkoj frymën tuaj me vargjet e mia akustike,

në heshtjen e hapave tuaj, në majë të syve të mi.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

kur unë gëlltitis një oktavë të pranisë tënde,

një shushurimë fluoreshente të bukur në hedhjen teatrale.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

në të gjitha momentet e purpurta valëzore të së kaluarës,

në paralojën kohore të ndjesive samsarike e jeheve filharmonike.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

në të gjitha ngjashmëritë tuaja të heshtura dhe reflektimet gurgulluese,

kur mendimet tuaja ndërlidhen  me pluskimin e psherëtimës sime.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

kur shqetësim juaj rrotullohet brenda kapilarëve të mi lirikë

dhe unë pyes veten pse fytyra ime është më e theksuar me njohuritë tuaja.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

gjatë të gjitha  jehonave vjeshtore dhe  mëngjeseve, të shumëfishuara me ty,

kur të vish të më ringjallësh nga dimri im që më ka pushtuar.

 

Unë të ndjej në gjithçka …

kur unë shkruaj këtë letër tani dhe e vulos me një puthje!

I dashur ! Gjithçka është e kultivuar brenda zemrës sime! …

 

 

 

Këto këngët e mia …

 

Pëshpërimat e këngës sime aq të gjatë, lënë diku

lindin në rrokje, të thyera në harresë,

zogjtë fillojnë së kënduari nga flokët e mi asketik,

hapat e mi humbin në gjysmëhije e tyre …

 

kam prekur

kaq shumë brigje …

Vetëm duke menduar për ju …

Një shkrepje pranvere këndonte brenda mendjes sime!

 

Më lejoni të bredh përsëri për këto të kaltërta,

Në kurba fjalësh dhe të përplasem

Paskajshmërisht me ekzistencën time,

Edhe nëse vdes me këmbët e mia!

 

T’i mbledh të gjitha orët  …

T’i mbledh të gjitha dromcat kohore …

Edhe drita ime ka hapur strehimore nën qepalla  …

Përmallimi  im normalisht rrjedh pas veshit.

 

Në qoftë se mundem … të jeni …

Në qoftë se mundem të iu kthej …  të mos ikini …

 

tempulli im godet horizontin tuaj,

bari zhveshur pëshpërit në zemrën tuaj

me kalimin e kohës  ndal frymën  në ylber,

brenda jush, yjet vonë gjejnë tërheqjen e vet,

gjunjët mi bluani për aq shumë pritje …

 

E aq shumë dritë, ajo dhembje qielli brenda meje!

Ky … muzg … nuk më takon mua!

Distanca juaj është më afër me mua, unë e di

dhe natën mes nesh është djegur largësia gjallë

mjeshtrisht  të gjitha aspektet e kësaj për ta fituar realitetin …

 

ngricat tuaja në fole dhe zjarri lart,

dërrmues bashkëbisedim im në pesë fjalë.

Vetëm heshtja juaj mirëbesim i mallit

ndërsa fytyra ime e kthyer në një  faqe të re …

 

nostalgjia ka qarë mbi buzën e majtë!

Ne përqafuar njëri-tjetrin në një regëtimë ritmike,

kështu krahëtlarta mund të gjeni fluturime përsëri

dhe buzët e tuaja nuk do të thahen nga era …

 

Si mund të shërohem në anën tjetër të botës

me këtë këngë të çmendur për mua?!?

 

Më dhemb

ky qielli brenda meje!

Më dhemb

kjo distancë mes jush!

Unë nuk e di të bëj shërimin e krahëve të mi të djegur

ilaç i himnit tim moti nuk më kujtohet.

 

Ju nuk vini te unë t’iu them

Ju ka humbur  këngë e mia!

 

Shumë të kuqe në një botë të tillë gri

ju kam harruar për t’iu rilindur

mijëra here e më shumë! ..

 

 

 

Purgatori i Eklipsit

 

Isha dëshmtare e vdekjes së Universit …

Çrregullime, shkatërrime, tjerrinë

një kaos acarues

e kohës spirale!

Përjetësia … pushoi së ekzistuari,

Koha … nuk ishte më,

shpirti im i grabitur veç e veç

yjet … s’tregojnë asgjë !

lutur brenda

I dorëzohem lamtumirave të mia,

zbrazur konkavitetet e mia,

hiri i vetmi që kujtoi

momentet  donkishoteske

hodha poshtë padashur

ju ishit të pavëmendshëm për praninë time

e zbrazura e gaztë një hapësirë të mbushur,

surrealja u bë fati im përdredhur

dhe kalimthi u nisa për në pavdekësi!

Bota ime është e qetë

Dhe unë vdes për vëllimet e dritës

në këtë errësirë, shndritshëm të shpresës

grahmat

e heshtjes kakaofonike

dërdëllisjet në webet e mashtrimit

duke pritur ringjalljen e premtuar.

Në këto netë të harresës

poezia ime ende rrjedh brenda meje

në këtë fushë ka një distancë kujtimi

mes shpirtit tim … dhe zemrës tuaj! …

 

 

Menduh leka

Përktheu në shqip Menduh Leka

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s