Poezi nga Mimoza Çobo

Mimoza cobo - 1

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

ASKUSH S’MA KTHEN PRANVERËN!…

 

Sa pak fjalë që thamë nën dritën e hënës,
nën qortimet e saj na pushtoi heshtja,
dhe pse flokët mi ngjeu me ngjyrat e zemrës,
shpirti më djersiti nëpër lotë nga brejtja.

A do mundemi vallë të rrimë të vetmuar?!
Do mundemi pa parë njëri-tjetrin përditë?!…
Sikur ta prekje shpirtin që digjet përvëluar,
lotin e çmendur do ma fshije me qerpikë.

Burrat si ti, të vrasin pabesisht me zemër,
të falin dashuri dhe ta rrëmbejnë papritur,
sa shumë më fute në ëndërrime pa emër,
dhe pastaj më hodhe humnerës së ngritur.

Sa keq,që zemrën me tradhëti ke gatuar,
dhe pse mundohem të gjej në të një të vërtetë,
e di,se,asnjë femër, ty s’ka për të dashuruar,
se ti,në darkë ia puth zemrën, në agim e vret.

Askush tani s’ma kthen pranverën e bekuar,
por ëndërrat dhe shpresën dua të mi kthejnë,
burrat si ti, sa gra fisnike kanë shkatërruar,
sa të tjera përkushtohen,e dashuri nuk gjejnë.

A nuk jam qënie njerëzore për tu dashuruar,
a nuk jam unë,ajo që mbjell filiz jete në botë?!
Sikur emri tradhëti të mos kishte ekzistuar,
yjet s’do lindnin vetëm në qiell,por edhe në tokë.

 

 

 

PENËN NGJYEJ ME GJAKUN TIM

 

Shpirti im është parajsë drite e shpresës,
është një det i vogël që ushqen gjirin tim,
ku notojnë ëndërrat më të bukura të jetës,
ku ngrenë foletë miqësitë dhe dashuritë.

Nuk i shpërfill asnjëherë thirrjet e shpirtit,
as kur kanë brënda copëza me suferinë,
nen driten e henës do djeg energjitë e gjirit,
ujë burimi le të më rrjedhin për njerëzinë.

Shpirtin ma fali nëna që ja puthça zemrën,
më fali dhe fjalët perla që shkruaj pa përtim,
ndaj marr guximin të thur vargjet për femrën,
duke ngjyer penën me gjakun e shpirtit tim.

 

 

 

GJERDAN TE BUKUR MË VURE,BIJË!

 

S’kam mbajtur asnjëherë gjerdan me perla të çmuara,
atë ma vendose aq bukur ti, bija ime, këtë natë!…
S’do t’i preferoja kurrë perlat në vend të fjalëve të tua,
kur në qafë m’u hodhe dhe më the,do bëhem mama!…

Më bëre me krahë,si zogjtë që presin t’u dalin flatrat,
pas një pritje të gjatë në shpërgenjtë e vonuar të kohës,
por kur pranvera derdh mbi ta pendët e buta e të gjata ,
atëherë përplasin krahët në shtegtimet perreth tokës.

Edi, se ç’ndjen me atë krijesë të vogël që fle mrekulluar,
brenda barkut të brishtë,ku ushqehet me dashuri e gjak,
Ti lumturoje dhe foli me embelsi,nga një fjalë të gëzuar,
dhe pse qëndron fshehur,si zog, në të voglin bark…

Kur femijen si engjell t’a marrësh nëpër duar,
cdo përkëdhelje mbështille me nje ninulle te ngrohte,
qe mjalte të kullojë buzëve dhe faqeve te njoma,
ngrohtësinë te ndieje dhe të thithi të ëmblin gjoks.

Por ti asnjëherë mos u frikëso,nga të qarat e shumta,
dhe nga faqet e kuqe,kur të ketë temperaturë,
mjafton afër gjoksit t’ia mbështetesh kokën me duar,
atëherë fëmija do gjallerohet,si një zambak në ujë.

Barku yt argjënd,është mrekulli,që s’ka të krahasuar,
me asgjë që është krijuar dhe krijohet në këtë jetë,
është burimi i një jetë që kurrë s’ka për t’u shteruar,
aty në atë bark ngjizet dhe rritet lulja më e çmuar në planet.

 

 

 

MADHËSHTIA E KALIT

 

Eh moj erë e natës, me ato duart e ngrira,
ç’e ftove fjollë-borën që derdhet pareshtur,
të shkretit kalë ia mbërdhive brinjët e mpira,
dhe mbulesën e ngricës ia hodhe heshtur.

Lotët lakuriqë rrodhën qepallave nxehur,
por dhimbshëm u qelqëzuan nëpër qerpikë,
sa vuajti i mjeri kalë,sa vuajti për ti hequr,
por,sa fillonin të shkrinin,era i ngrinte sërish.

Me frymën e shpirtit si një puhizë pranvere,
ti ngroh pëndë-kuqët që zvarriten kërrusur,
mundohesh tu falësh sadopak përkëdhelje
në gjirin akullnajor ku fati i ndëshkoi”bukur”.

Ky kujdes atërorë ma përpiu lotin vjedhur,
e shoh si lag skenën e tragjedisë ethshëm,
mbi aktorët madhështorë pikëlon i heshtur,
puth shpirtin të lindi filiz i brishtë i shpresës.

Ti mik drithërohesh gjer në palcë nga ethet,
në thellësi të shpirtit ulërin lotë i sinqertë,
ah sikur të mundje, t’i shndërroje porsi rrezet,
ngrohtësia tu shkrinte venat dhe tu jepte jetë.

Mbi këtë skenë tragjike ti je aktor i cfilitur,
nuk e do çmimin,e as trofen e aktit të hidhur,
ti lutesh nëpër lotë,këta zogjë për t’i ngritur,
të nisin fluturimin dhe pse flatrat janë prishur.

Të lumtë dimër i ëgër,ua more të paqtën frymë,
tani,gëzoju kryeveprës që pikturoj peneli yt,
shijoi ti i pari lotët e kësaj tragjedie mënxyrë,
që t’ja servirësh botës,se keni të njëjtën fytyrë.

 

Inspiruar prej pikturës së mjeshtrit te madh zotit Buron Kaçeli.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s