Shtëpia Botuese “ ADA” publikon librin me publicistikë “Duke ndjekur ritmikën e jetës” të autorit Besnik Bedollari.
Autor : Besnik Bedollari
Titulli : Duke ndjekur ritmikën e jetës
Redaktor e recensent : Besim Shyti
Kopertina : Erald Deliu
Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-204 76-9
Formati : 14x20cm
©: Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
e-mail: besnikbedollar@yahoo.com
cel: 069 391 2469
Tirazhi 300 kopje
Përgatiti për botim: Roland LUSHI
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2016
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bedollari, Besnik
Duke ndjekur ritmikën e jetës : publicistikë /
Besnik Bedollari ; red. Besim Shyti. – Tiranë :
Ada, 2016
84 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9928-204-76-9
1.Letërsia shqipe 2.Shkrime, korrespondenca
për shtypin
821.18 -92
E lexova me vëmendje librin publicistik të mikut e kolegut tim, poetit e shkrimtarit tashmë të mirënjohur Besnik Bedollari. Eshtë një libër që duhet lexuar nga të gjithë e sidomos nga ata që duan të merren me publicistikë. Kjo për arsye se publicistika është një fushë që u intereson të gjithëve dhe ku gjejnë vetveten të gjithë. Ajo prek të gjitha fushat e jetës njerëzore dhe në këtë kuptim bëhet e ndjeshme për këdo. Të gjithë i njohin problemet e jetës, shqetësohen, por jo gjithkush ka aftësitë t’i hedhi ato në letër dhe t’i drejtohet publikut.
Besnik Bedollari
Besniku e ka këtë aftësi dhe e bën me kurajo. Te publicistika e Besnikut lexuesi do të gjejë një qëndrim tepër qytetar, do të gjejë ndjeshmërinë e shpirtit të tij, që përcjell: analizë, arsyetim, gjykim, mendim filozofik dhe vizion, të cilat rrallë bashkohen në një njeri të vetëm. Të gjitha këto që them i gjej në artikujt publicistikë botuar në gazeta të ndryshme kombëtare të përmbledhura në këtë vëllim publicistik, që përbën një libër me vlera. Një udhërrëfyes se si duhet bashkëpunuar me medjat e shkruara, jo vetëm për të shkarkuar shqetësimet që të mundojnë, por duke tentuar të zgjosh dhe të tjerët të reagojnë për ato probleme që janë për të gjithë në kuptimin shoqëror, njerëzor dhe kombëtar. Shkrimet e Besnikut janë thirrje për zgjim, thirrje për angazhim dhe sakrifica në favor të shoqërisë shqiptare, në favor të kombit, në mbrojtje të vlerave tona. Te Besnik Bedollari ndihet një puls i fuqishëm njerëzor, një shqetësim qytetar, një ndjeshmëri deri në dhimbje për çdo gjë që nuk shkon në drejtimin e duhur, që nuk shkon në interes të kombit dhe atdheut. Dhe ai nuk qëndron indiferent kundrejt fenomeneve që e shqetësojnë, ai reagon ndaj së keqes, kërkon të reagojnë dhe të tjerët, kritikon organet përgjegjëse, kërkon zbatimin e ligjit nga të gjithë duke mos kursyer askënd që shkel ligjet dhe rregullat shoqërore. Besniku është një intelektuar me horizont të gjerë dhe me vizion. Ai është nga ata njerëz të ditur që e ndan shapin nga sheqeri, të mirën nga e keqja, të vlefshmen nga e pavlefshmja. Ai e bën bukur krahasimin e kohëve, periudhave, etapave të zhvillimit historik. Temat që kap e trajton janë jetësore. Ai shqetësohet për bashkatdhetarët në emigracion, për ropatjet e tyre për të gjetur punë në dhe të huaj. Për fëmijët e tyre që humbasin gjuhën e nënës, për natyrën që shpërfytyrohet duke u shfrytëzuar barbarisht, për tokën që braktiset apo betonohet, për fshatin që boshatiset, për gjuhën shqipe që bastardohet, për shkollën që po injorohet, për mësuesin që po zhvlerësohet. Besnikut nuk i pëlqen , ndaj lëshon kritika edhe kundrejt mediave të shkruara që rendin pas lajmeve të zeza dhe jo atyre optimiste duke e ngarkuar ndërgjegjen e njerëzve dhe duke vrarë shpresën për më mirë. Ai nuk nguron të lëshojë kritika dhe për Evropën që kërkoi hapjen e shteteve të izoluara por mbylli kufijtë e saj. Atij i qan zemra për eksodin e sotëm, për familjet që largohen nga vatrat e luftës dhe bëhen viktima të një rrugë të panjohur. I qan zemra për ata fëmijë, gra e burra që mbeten preh e ujrave të deteve nëpër të cilët kalojnë drejt Perëndimit për të kërkuar shpëtim. Ndjen dhimbje dhe kërkon një zgjidhje nga shtetet evropiane që të tregohen më humane.
E lexova librin dhe ndjeva kënaqësi të veçantë, sepse njoha në mënyrë të plotë dhe perfekte shpirtin e madh, shumë të ndjeshëm të mikut tim të respektuar. Njoha dimensionet dhe hapsirat e mendimeve të tij intelektuale të derdhura aq natyrshëm në shkrimet e botuara. Njoha më thellë vizionin e tij intelektual konkretizuar në tematikat e trajtuara. Të gjitha këto më dhanë të kuptoj më thellë mendimet dhe ndjenjat e mikut tim. E falenderoj që ma besoj mua t’i bëj reçensën dhe i uroj punë të mbarë pasi as talenti e as dëshira s’i mungojnë.
URIME I DASHUR BESNIK! .
BESIM SHYTI
Tiranë 6 Shkurt 2016