Shtëpia Botuese “ ADA” publikon librin me tregime “ Vajza e tulipanëve” të autores Gjenovefa Myrtaj dhe parathënie nga Fatmir Minguli.
Titulli: Vajza e tulipanëve
Autore : Gjenovefa Myrtaj
Redaktor Fatmir Minguli
Korrigjimet letrare Ligor Shyti
Kopertina Arlind Alibali
Sposor Edlira Memeti
© autorja, 2016
Botimi i parë, 2016
ISBN 978-9928-4347-1-5
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14×20.5cm
Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2016
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Myrtaj, Ferrari, Gjenovefa
Vajza e tulipanëve : tregime / Gjenovefa Myrtaj Ferrari ; red. Fatmir Minguli.
– Tiranë : Ada, 2016
180 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9928-4347-1-5
1.Letërsia shqipe 2. Tregime dhe novela
821.18 -32
Parathënie nga Fatmir Minguli
Libri më i fundit i poetes së mirënjohur Gjenovefa Myrtaj Ferrari është jo me poezi por me tregime të cilat botohen në këtë vëllim për herë të parë. E vërteta është se një pjesë e mirë e tregimeve ka kaluar provën, si të thuash kolaudimin, në makinën e facebook-ut, në faqet e gazetës së specializuar “Nacional”, në aparatet e blogjeve elektronikë e në shumë editime të tjera të ndryshme.
Mund të them pa ndrojtje se këto kolaudime e kanë ndihmuar autoren Gjenovefa Myrtaj Ferrari duke i dhënë një “okej” në punët e saj të para narrative. Kjo poete, autore tashmë e tetë vëllime poetik në shqip dhe një italishtë, për herë të parë i drejtohet tregimit të shkurtër duke bërë një sprovë jo thjeshtë letrare por duke e ndjerë thellë në shpirt se kishte diçka që donte ta shprehte në një formë tjetër, ndryshe nga formati i poezisë.
Eshtë një guxim, është një sipërmarrje që ka një objektiv të qartë, ndonëse në rrugë të pashkelura, kërkon atë më të mirën, kërkon atë që ajo dhe të tjerët, lexuesit të bëhen njësh, të jenë në të njejtën ndjenjë të shqetësuar apo të gëzuar.
Gjenovefa Myrtaj Ferrari
Tregimet e Gjenovefa Myrtaj Ferrari shquhen për dy aspekte kryesore e që janë: Larmia e subjekteve të marra nga jeta ndonëse të lidhura me tharmin e thrillerit dhe shpirti poetik që lulëzon pothuaj në çdo tregim. Janë këto dy aspekte që të realizuara në këtë mënyrë e bëjnë këtë autore të mirëpritur në botën magjike të tregimit të shkurtër. Për mendimin tim nuk është e kollajtë të hysh kështu si papritur në këtë botë e si për çudi më vinë ndër mend flalët e Çajupit të madh dhe të ëmbël i cili shkruan:
“S’ka pra më i lehtë zanat se politika o vëllezër shqipëtarë. Përkundër letëratura është një punë fort e rëndë, shkronjëtor, vjershëtor s’bëhet kushdo.”
Kështu ka ndodhur dhe me realizimin e këtij vëllimi sa simpatik aq dhe interesant, ku jeta gëlon jo vetëm në qytetet dhe fshatin shqiptar por edhe në Itali, Francë e shumë qytete europiane ku fati i emigrantit ka hedhur me mijëra shqiptarë.
Tek lexon tregimet e Gjenovefa Myrtaj Ferrari lexuesi fokuson si në mjegull një figurë artisti i cili nga tregimi në tregim paraqitet me format dhe ngjyrat e nje kaleidoskopi të vetë autores dhe q` qartësohet ngadalë ngadalë e që fiton statusuin e një heroi artist. Tregime të tilla janë “ Nuk mbeti një aventurë”, “Pianisti” etj. Në këto tregime gjithashtu krijohet imazhi gati legjendar i vajzës shqiptare që vuajti në sistemin monist por dhe vajzës që vuan në rrugët e Europës.
Vëllimi me tregime” Vajza e Tulipanëve” është shpirti i madh i femrës shqiptare, asaj femre që i është përkushtuar gjithçkaje të mirë, familjes, punës, artit dhe dashurisë për atdheun. Merita e autores është se ka ditur të japë pikërisht këto gjëra në disa forma të tregimit. Në se tregimet “Irma”, “Dashuri dhe mallkim”, “Shoferi dhe shiu”, “Mjelma e Drilonit”, “Trshëgimtari” janë të formës narrative me subjekt, tregime të tjera marrin format herë të prozës poetike si tregimi i mrekullueshëm “Fustani”, dhe herë atë të skicës poetike si “Meditim 1”, “Meditim 2”. Ndërsa tregimi “ Vjeshtë e trishtë në Paris” shquhet për ndjenjat e mëdha të artistes dhe mënyrën e zgjidhjes së dramës në këtë tregim kaq të bukur.
Por ajo që të bën të meditosh është dhe tendenca e autores Gjenovefa Myrtaj Ferrari për të futur mistiken tharmin e legjendës, forcën e mitit popullor urban në tregimet e saj. Ndonëse për herë të parë e lëvron këtë zhanër të letërsisë, ajo e vërtit penën e saj me shkathtësi, një shkathtësi që kombinon eksepriencën e vetë jetës së saj me talentin e një poeteje.
Tregimet “Legjenda e Lenës”, “ Vajza e rojtatit të farit”, “ E çmendura e detit” janë tregime që me siguri do të hynë në botën e madhe të letërsisë jo vetëm shqiptare.
Libri i ri”Vajza e Tulipanëve” është një mozaik me tregime të ndryshme që i bashkon pikërisht ai talent i autores dhe shpirti i saj i madh.