Shtëpia Botuese “ ADA” publikon vëllimin poetik “Dëshira të qelqta” të autores Armela Tola dhe redaktim të autores Vera Istrefaj.

 

14223_10207556723148882_328022106804446243_n

Shtëpia Botuese “ ADA” publikon vëllimin poetik “Dëshira të qelqta” të autores Armela Tola dhe redaktim të autores  Vera Istrefaj.

 

Titulli: Dëshira të qelqta

Autor: Armela Tola

Redaktor: Vera Istrefaj

Recensent: Lulzim Hajdari

Kopertina: Klavis Istrefaj

 

© autori, 2016

Botimi i parë, 2016

ISBN 978-9928-4347-0-8

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14×20.5cm

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2016

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Tola, Armela

Dëshira të qelqta : poezi / Armela Tola ; red.

Vera Istrefaj. – Tiranë : Ada, 2016

48 f. ; 21 cm.

 

ISBN 978-9928-4347-0-8

 

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

 

821.18 -1

 

 

Vera-Bust-botimi

Fjala e redaktores Vera Istrefaj

 

Poezia e Armela Tolës vjen natyrshëm para lexuesve. Eshtë poezi e thjeshtë, me një ritmikë rrjedhëse, plot ngjyra emocionesh dhe persiatje mendimesh,veçori që janë të rralla në krijimtarinë e moshatarëve të saj.

 

Poetika e vargjeve të Armelës rrjedh plot shkumë frymëzimi, gurgullueshëm, ashtu si uji i bjeshkëve të vendlindjes së saj, e cila jo pak ka ndikuar në formimin dhe perceptimin e kësaj autoreje të re.

Në përpjekjet për të formësuar personalitetin e saj krijues, autorja shpalos ëndërrat, dëshirat e saj:

 

Të qelqta

dëshirat e mia

I shkëlqej çdo natë

me pëlhurë shpirti

Këtyre përpjekjeve , autorja iu lë pranë optimizmin duke u shprehur:

Të lartë e ke çatinë

shtëpi e shpresës…

Armela është e sigurtë se jeta nuk është e lehtë, aq më tepër jeta krujuese, ndaj shprehet:

Mos ma merr në prehër

t’i dëshirën time

e ujis me mund,

e jo me ledhatime

Tematika e poezisë së saj është e larmishme, ashtu si jeta në moshën e saj, ku përshkruhet vrulli rinor, dilemat e jetës, ndjesitë femërore, vlerësimi i eksperiencës së prindërve, dashuria për të afërmit, synimet për jetën.

Spikat aspirata për artin e fjalës ku autorja shprehet:

 

Më pëlqen

t’i bej fjalët gërsheta

t’i hedh supeve të jetës

si stoli vajzërie

Figuracioni letrar nuk i mungon poezisë së kësaj autoreje të re, figuracion që, kur gërshetohet me emocinet jetësore, e lë larg krijimtarinë e ftohtë, sado “e sofistikuar “ që të jetë.

Ndaj, poezia e Armelës e ndez shpresën se ka udhë të gjatë, e mbi te gjitha, është në udhën e duhur.

 

Vera Istrefaj

Kukës, Janar 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s