Poezi nga Raimonda MOISIU
Përtej është oqeani që më ndan nga atdheu…
Një ditë e di, që do marr rrugën,
për në brigjet e përjetësisë,
në botën e qetë, të heshtur, ku
do të më përkundin lehtë,
në një krevat të argjendëte….
duke thurrur kujtimet…..
Dëshpërimi më ka kapluar sonte,
me dlirësinë e sinqeritetit tim,
është i egër, i lirë dhe…..
vërshon në kapilarët e ishullit të pabanuar,
si një mikrob topolak.
Kërkoj dritë, dritë,
të më ndricojë rrugën,
drejt qiellit të kujtimeve,por …
është….. errët…tmerrësisht i errët.
Unë një grua e vetmuar,
e zbehtë, e me sytë e trishtuar, ec
me lotë të shterruar.
Sytë
më jam bërë njësh me errësirën,
si dridhja para vdekjes,
në strehën e dëshpërimit.
Kështu kapërcej ditët, netët……
Përtej është oqeani që më ndan nga atdheu.
Kërkoj një strehë, të ngopem me
dashuri, ngrohtësi, sinqeritet, brishtësi,
vetmi,
frymë,
por……
ndjehem e braktisur,
si një kufomë e leckosur mbi ujë…
Sinfonia e kukuvajkës,
si joshjet e një epshëlliu plak
strukur thellë,
në molepsjen e intimiteteve të mija….
Ëndërroj…dikush…po vjen….
Drita e hënës që më bie si një fasho,
mbi ballin tim të përvëluar nga temperatura.
Hëna është e dëshpëruar si unë…….
Sonte!
Hutuar…
Hutuar e lehtas zbrita te qerpikët e tu,
Shkëlqimi i tyre sa s’më përpinte,
Të kujtohet, kur më shtrëngoje nën qiell blu?
Zemra jote timez, puls i regëtinte.
Më pyet pse një jetë me ty nuk mjafton,
Po pyes zemrën, ajo ç’më thotë:
Thotë se të dua përgjithmonë,
Të dua një jetë e një mot!
Më pyet, se kur netët e mia,
Vetminë e tyre do ta mbarojnë,
Zemra thotë: Dashuria,
Edhe vetmitë i bashkon!