Poezi nga Zyba Hysa

 

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

ELEKTROMAGNETIZËM

 

Piketuam pa kunja themelet e kështjellës,
Pa ditur as gjerësinë e sa lart do mbërrijë,
Ashtu… me mentë e pamend, të zemrës,
Pa gurë themele… pa bërë llogarinë…!

As Zoti, s’besoj… se e krijoi Universin,
Të projektuar… diku shkruar precizëm,
Si themel dëshira vetëm t’mos mbesin,
Shndërruar: ELEKTROMAGNETIZËM!

A s’jemi ne… ashtu siç është… vet Zoti,
Elektromagnetizëm, zjarr nëpër themele,
Kështjellë Afërditën… as edhe më i forti,
Kurrë s’mund të ngrejë… pa fuqi zemre!

 

 

 

DIELL DHE SHQOTË

 

Dhe natyra ka pjesën e saj në ne,
Ndriçimin e diellit na e sjell me gas,
Po, dhe atëherë kur qiellin zënë re,
Përsëri shtërngatat mbi ne i përplas!

S’di në jam më e qetë me diellin zjarr,
Apo kur shqotat egër më përplasin…??
Besomë, më shumë ndjej të madhin gas,
Kur kreshtat, shqotave, bashkë ua presim!

 

 

 

TË BESOVA…

 

Të besova,
Vetëm se flisje thjeshtë… natyrshëm,
Ashtu siç këndon një zog për qejfin e tij të paqejf…
Të besova,
Se arrite të më pikturosh shpirtin me ngjyra imagjinate,
Pa më parë, pa më njohur, pa folur gojë më gojë,
Por që ka qenë piktura me reale…
Të besova,
Se më tregove më parë plagët,
Që koha t’i kishte hapur padrejtësisht që fëmijë,
E unë ndjeva dhembjet e plagëve të mia…
Të besova,
Se ti kishe nevojë për atë që na mungonte të dyve,
Dhe pa menduar të besova…
Të desha… pa e ditur se të doja…!

 

 

 

JETIKE…

 

Të vrau më fort… se ligësia,
Sinqeriteti im… porsi fëmijë!
Të rrëmbeu… dallgë xhelozia,
Ç’faj kisha Unë, as sot s’e di!!!

Kërko në xhepat e shpirtit tënd,
Ruajtur armë fati… hipokrizi!
Kur një plagë… mua më dhëmb,
Them më “Më dhemb!” e jo si Ti!

Mos e drejto një kupë me helm,
Të helmosh atë që s’është si Ti,
Apo… sinqeritetin Ti e përkthen,
Si tënden shtrigë… hipokrizi…!?

Kurrë mos e bëj… dhe nëse e pi,
S’shkon shumë e do të ndjesh,
Helmi i helmit që dhe’ si gosti…
Helm mbetet Ty, si peshqesh!!!

“Ç’të mbjellësh, do korrësh” – thënë,
Nga i madhi popull ynë nëpër shekuj,
Unë mbolla grurë… bukë të hamë…!
Egjërin Ti mbolle… ilaç për të dehur!

Mbrenda delirit të bukë – egjërit,
Në vite radhë… sheh alucilacion…
“Ti mw engjëllore se gjithë si engjijt!”
Unë një pasqyrë… që të tërbon!

Ndaj më largohesh sikur sheh djallin,
Se vetëm unë të njoh me themel…!
Kur më del përpara, ta ndez zevalin,
Ç’faj ka pasqyra… kush para i del!

 

 

 

DËNIMI MË I MADH

 

Nëse sot duhet me patjetër,
Të nis të flas si asnjeherë,
Në duhet thënë një gënjeshtër,
Besomë, s’kam mësuar ato t’i tjerr!

Dhe kur më duhej për ta dashur,
Ashtu siç thonë “gënjeshtër e bardhë”
Besomë: për muri me fytyrë përplasur,
Një gënjeshtrën kurrë s’e kam dhanë!

Unë s’jam rritur mbrenda në qelqe,
Mes gënjeshtrave e plot gënjeshtarë,
Bëja sikur s’kuptoja… rrija në heshtje,
Gënjeshtrat u shkrinin ende pa dalë!

Nëse kaq vite tek unë ke dalluar…
Qoftë dhe një gënjeshtër të bardhë,
Më jep egër… dënimin e merituar…
Të më braktisësh, dënimi më i madh!

 

 

 

ZOTIT

 

O ZOT!
Ti s’ke sy, por SHIKON,
Ti s’ke veshë, por DËGJON,
Ti, s’ke shpirt, por Je SHPIRT,
Ti, s’je diell, por je DRITË,
Ti s’ke fjalë, je fjala VETË,
Ti s’ke dorë, mbi kokë më PREK,
Ti s’je fllad, më PËRKËDHEL,
Ti…
Lutjen time të dërgoj:
Jepmë atë,
Që për TJERËT DËSHIROJ!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s