Poezi nga Eliverta Kanina ( Anelli ) / Shkëputur nga vëllimi më i ri poetik ” Ndez qirinj pengjesh “

 

12919930_1159084607456805_3119885094946035906_n

Poezi nga Eliverta  Kanina ( Anelli )

 

Shkëputur nga vëllimi më i ri poetik ” Ndez qirinj pengjesh ” 

 

 

AUTOPORTRET

 

Kam moshën e vajzës time

Fytyrën e saj të nurtë

Me sytë e kaltër të djalit

Shoh dhe mas horizontet

E sigurtë…

I vogli me buzëqeshjen mjaltë e qumësht

Ëngjëll mbrojtës më ulet te gjunjët

Vetullat e mbledhura të tim shoqi

Si dy kllapa më venë në mes

Unë, fjala e pathënë e tij…

Jam rekord i pashpallur në Gines

Jam kompozim energjish i jetës time

Mos më konsumoni!

Mos më lëndoni!

I duhem poezisë…

 

 

 

LETËR E PADËRGUAR

 

E lagësht Tirana sot dhe e grinjtë

Të rrënqeth

Si një copë akull mbi gjinjtë…

 

Të shkruajta e thashë sa munda

Ç’mbetën

I mori me vete për nesër, lutja…

 

Vetmia s’do fjalë si shiu, që lagin, e s’ngrohin

Puthje i duhen

Se dashuria e prish dhe e rregullon motin.

 

Mua pak gjumë më duhet nën këtë qiell të vranët

Të paktën

Në ëndrra gjej atë, që kjo ditë më le mangët…

 

Ëndrra nuk e ndryshon Tiranën, as  motin

Ter mallin e lotin

Për dashurinë, rrotullon edhe globin.

 

Tiranën si sy i përlotur, e vura nënkresë

E përgjumur

Ty, pres të të bëhem mungesë!

 

 

 

KAPRIÇO PRANVERORE

 

Sesi ishim sot ne

Të brishtë, të pasigurtë, të  çuditshëm

Nervozë përpiqnim buzët

Në vend të puthjeve, zënka çelnim

Donim të lidhnim vështrimet

Na i vriste sytë dielli

I hidhnim diku tjetër

Shpërqëndroheshim

Si hutaqë,pas vargjeve që s’i shkruam dot

Ngecnim

Ia fusnim kot

Qeshnim…

Sapo kapeshim për dore

Flladi na trazonte baluket

Na guduliste së jashtmi

Së brendshmi

Sa s’thuhet…

Krahu yt i ngrirë në gjysmëpërqafim

Rrëzohej si degë e prerë në supin tim.

Ca zogj na përqeshnin

Duke bërë ato që ne s’mundnim.

Ca melodi nën buzë nanurisëm

Gjysma gjysma, pa ua gjetur fundin.

Pemët përreth nesh

Tundën shkundën lule e gjethe

Drithëronim, poshtë tyre ne

Gjer në ngjethje

E megjithatë, dot s’u mpleksëm

Të paputhur, të shpupurisur

Njëri tjetrit iu larguam

Pa u bezdisur…

Për të lulëzuar

Ndoshta është ende herët

Apo nuk donim të ishim më mëndjelehtët?

Sot, pa dashje të rëndë u ndjemë

Si të silleshim nuk dinim

Të etur për diell

Imitonim dimrin…

 

 

 

LE TË DUHEMI!

 

Nuk e di si erdhëm bashkë deri këtu

Ti pas meje duke u mbajtur si pas fijes së barit

Dhe unë me sumbulla lotësh sajdis veten

E lumtur, para teje, pa ia plasur të qarit.

 

Më tepër të lumtur nga të qenurit të dashur

Më tepër të dashur nga të qenurit të lumtur

Habisë së njerëzve me habi u përgjigjemi

Edhe si të marrë, më të mençur jemi dukur.

 

Nuk e di si mbërritëm në një finish pa start

Pa ambicie atletësh, pa asnjëlloj motivi

Unë e jotja kam qenë qyshkur kam lindur

Ti gjithmonë duket se ke qenë i imi.

 

Pa dashurinë, të njëri tjetrit s’do ishim

asgjëje s’do ti dinim  kuptimin e vërtetë

Ëndrrave të abortuara, mungesave që dhembin

Dhimbjeve që kurrë nuk mungojnë në këtë jetë.

 

Mundohem të kuptoj këto punët e Zotit

Pse duhemi ende bashkë, dua të gjej motivin

E pazonja jam të end pëlhura arsyesh

Njëmijë e një të tilla mëndjen më mbështjellin.

 

Por jeta është e shkurtër për tu menduar gjatë

Se të më kesh, as ty s’të duhen magji superfuqie

Na duhet çastit ti jepemi, pa kthyer kokën pas

Le të duhemi! Çdo gjë ndodh për një arsye…

 

 

1.-Eli-Kanina

Eliverta  Kanina ( Anelli )

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s