Poezi nga Merita Sadiku

merita sadiku

Poezi nga Merita Sadiku

 

 

Merrma jetën !

 

S’di pa dashje pa kuptuar kam gjykuar

Pa dashje dhe pa u menduar të kam vrarë

S’di në duhet falje të kërkoj jam penduar

Mendoja që dhimbje s’kisha shkaktuar më parë

 

Ka ditë që ti zemrën time mban në duar

Ka ditë që ti shpirtin për pak ma more

Ka ditë që vetes i humbi jeta ngjyra

Ka ditë që vdekjen kap unë përdore

 

Nqs mendon që dhimbje të kam shkaktuar

Atëher je i lirë dhe më vrit

Nqs mendon se atë fund kam merituar

Mos lër mëngjesi për mua të ndrit

 

Por nqs thua që shumë më ke dashur

Të kërkoj falje në përulësi

Nqs dhimbje zemre kam shkaktuar

Merma jetën e meritoj pra nga ti

 

 

 

Gabova!

 

Humba po po humba

Mbylla sytë e lashë zemrën në rrugëtim

Ajo shtegtoj por,pas në kohë

Duke më bërë të ditur ku gaboj shpirti im

 

E ndoqa me sytë e saj

E ndoqa në udhëtimin kujtoja i dlirt

Sa shumë ndjeva pendes e faj

Sa shumë rënkore mbaja në shpirt

 

Ajo u ndal të flas me mua

Me veten time,timen dikur

Sa fodulle dhe pa shpirt mu duk

Ofendoj një zemër,ndjenjat ja murosi në murë.

 

 

 

Trashëgimia e saj !!

 

Në rrugëtimin e jetës takon shumë njerëz

Mjafton ti të jesh kjo që je

Edhe nqs tra e drunj të vënë përpara

Meri gjërat shtruar pleqëroj me nge

 

Në udhëtimin e jetës do takosh pak njerëz

Kuptohet në pamje të gjithë duken sikur janë

Por njeriun bij se bën pamja

Por shpirti e brenda tij çka kanë

 

Në udhëtim do lëndohesh disa herë

Por do ngrihesh përsëri më beso

Jeta është një sfidë mister

Por vazhdo dhe kurrë mos u dorëzo

 

Në udhëtim do më humbasësh edhe mua

Vetëm këto fjalë do mbesin trashëgim

Do strukesh e duart fort pas trupit

Dhe do qashë me kujtimin në përmallim

 

Andaj kujdes bij

Kujdes nga pamja njeri

Mos fal shumë nga vetja

Askujt bij as atij që duket si ti

 

Këto fjalë ja thoshte nëna

Sa herë kokën ja lëmonte ulur prag derës

Flokëve të saj aromë ju mirte fort

Dhe ja mbronte fytyrën prej erës

 

Këto sot i kujtonte me lotë

Sa shumë kish udhëtuar

Jeta e saj s’kish filluar sot

Mirësi kish falur,e nga kjo e kish pësuar

 

Sot kujtonte nënën eh vonë trashëgimia

Fjala e saj jehonte më shumë se paraja pasuria

Sot donte të strukej në prehërin e saj

Nuk donte asgjë pos të ngashërehej në vaj

 

Dhe nëna me duar kokën tja lëmonte

Era që frynte ajo me dorë tia pengonte

Ti merte aromë flokëve gushës së saj

Mes lotësh që i rridhnin, idhnim, mërzi,e vaj…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s