Poezi nga Mirvete Mehmeti

mirvete mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

NËSE KOHA PRET

 

Nga vullkan malli
prej mërgimtari
guralecët e atëdheut
për kopsa këmishe
cdo vit i mbledh
E loti sa një det i mbledhur në gji
të mos shpërthej
O,pritmëni!
Nëse koha më pret…
me pulëbardhat qiellit do të vij
e mbushur me rreze
për plisin e vjetër dhe kullën shqipe

 

Poezi e vlerësuar me Çmimin “Gjergj Fishta” 

 

 

 

GOJË E HUAJ

 

Ju lisa binjak
të mbjellur në tokën tuaj
me degët e gjata
kopshtit hijeshi
të vetmet frute që patët
në vende t’ndryshme të botës
u eksportuan
e gojë e huaj
po i përtypë.

 

 

 

TË BËRTAS

 

Në majë të gishtave
dua të ngritem e të bërtas
me sa fuqi kam
mushkrit t’i çliroj
nga hija e mërgimit
që këto vite të lodhura
të gjejnë qetësi
ky shi i furishëm
dua ta ndalë hovin
në këtë natë qorre
që mbartë me vete
kujtimet me foto të vjetra
dhe shpresën e re
që dita e nesërme
të sjell agimin
me rreze të ëmbla dielli.

 

 

 

BJER O SHI

 

Bjer e mos u ndal kurrë
mos më pyet për ditë
e as për datë!
këtu jam askushi…
atje jam unë
ku ADN-ja,
si dielli ma ngrohë dhe ashtin
ah sa etje kam,o Zot!
as ujvara Niagara s’më shuan mallin për atdhe
mua tokës sahar
prandaj bjer o shi,mos u ndal
se shkretirës zemër
mbase as uj i oqeanit
vijat e qara s’ia plotëson.

 

 

 

Skamnorët

 

Zbathur e lodhur
bartin në shpatulla
harkun e fatit
të kohës së zezë
Erërat rrahin barrën
lëkundin andej-këtej
Vetëm dallëndyshet
ua përkundin ëndrrat
përtej maleve.

 

 

 

PESHK NË DETIN E HUAJ

 

Në rrugën përtej kufirit
që nuk është thjesht ëndërr
nuk ika si ketër nga pema
Rrjedhë e lumit më solli
si peshkun në detin e huaj.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s