Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Të pafaj
Kur ika mora me vete dhe kafazin.
kafazi mori me vete dhe tigrin,
tigri mori me vete mua…
Sofia ime…
shpirt i bardhë, i vetmuar
që kërcen degëve të natës…
S’ të qortoj më, s’ të dënoj më!
Zbrit, të të kerkoj të falur
ik, ik e shpëto prej vetes!
Tani e di
pse valët e trembëdhjeta
vrapuan për tek ty…
Me gllënjkë malli
Tek ylli i zjarrtë,
mirë se të vish,
por kur te vish,
dhëndërr të dua,
me gllënjkë malli,
të më pish,
s’ dua pikë loti,
jo, për mua …
Më shih,
jam ulur përmbi yje,
dhe nuk ka zot,
që të më zbresë,
Zonjë të qiellit,
lermë të behem,
zbukuruar,
lermë të pres…
Në mbretërinë e Minoas
Kalova pragun e brirëve
Minoa, aq ëmbël më pret
shërbetoret fare s’ po duken
as mora mundimin çpo ngjet…
Shih si t a rrëmbeva kupën
si hyra në qilarin tënd
si piva lëngun e zemrës
të shërova aty ku të dhemb…
E m’ u bë, sikur klithe thellë
e shpove qiellin me ankesë
pse gruaja jote Pasifai
s’ të dha në jetë asnjë shpresë…
Qamë të dy përqafuar,
sa thonjtë na u ngulën në mish
ashtu përndjekur, lënduar
gjersa pallati u prish..
Plagë dashurie
Andej nga je, ti,
Kam kaluar njëherë,
Më quanin Sibile…
Atëherë edhe qielli,
Kërcente i djersitur,
Çdo gjë kërcente,
Nën ritmin tonë…
Sibile-Orfe-Sibile…
Aq bukur e shfrenuar,
Sa m’ u morën mendtë.
Aty i plagosa krahët
Dhe…, humba fluturimin…
…
Andej nga je ti,
Kam kaluar njëherë.