Cikël poetik nga Xhevrije Kurtishi Nimani

 

12966166_1020113921409402_1914423300_n

Cikël poetik nga Xhevrije Kurtishi Nimani

 

 

SI NJË MELODI

 

Si një melodi lindin fjalët

E  bëhen varg

Vargu bëhet këngë

Dhe kënga bëhet gaz

Herë bëhet lot!

 

Vargu bëhet zingjirë

Rrjedhë lumi

Herë tatëpjetë

Dhe herë guximtar

Ngjitur bjeshkës

Dhe malit.

 

Nga shpirti lind vargu

Përse askush nuk e di

Lexuesi i gjori s’di të këndoj

Apo të rri.

 

Në fund të dy dalin fitimtar

Poeti zbraz shpirtin

Dhe lexuesin e ngratë

E zë një taksirat.

 

Ditës dritë i falë.

 

 

 

MOS MA THYEJ ËNDRRËN

 

Mos ma thyej ëndrrën

Ti ditë e re

Lërmë të zgjatet nata

Fund të mos këtë.

 

Së paku vetëm sonte

Pastaj ?

E pastaj bëjë si di vet.

 

Mos më zhgënje

Ditë e re

U zgjova bashkë me ëndrrën time

Në gji.

 

Dua ta ruaj e ta mbaj

Thellë në shpirt

Si kujtimin më të bukur

Të patur ndonjëherë.

 

 

 

ASKUSH NUK VDES NGA DASHURIA

 

Cila penë sonte është zgjuar

Të shkruaj varg për dashurinë

Cilën fjalë sonte të zgjedhë

Për të bukurën e shpirtit tim?

 

Si valë deti të trazuara

Ritmi i zemrës valëzon

Syri i fjetur jo ska gjumë

Për të dashurën bëhet shkrumë.

 

Sa e ëmbël dhe magjike

Fjala dashuri

Të ngjallë shpresë e të jep jetë

Për secilin njeri.

 

Askush s‘vdes nga dashuria

As nga goja fjalë mjaltë

Ty të mbetet lumturia

Dhe jetën ta gëzosh.

 

 

 

KOHËN NUK E MAS ME ORË

 

Jo asnjëherë

Nuk do e mas kohën me orë

Është matje pa vlerë

E kotë, e dhimbshme pa kuptim.

 

As vet jetën nuk do e mas me orë

Mund të jetoj me qindra vjet

Dhe për pak çaste

Të humbas porsi shkumbë sapuni.

 

Çastet më të bukura të jetës

Momentet ku me të vërtetë

Ndjehem vetja ime dhe askush tjetër.

 

Ato do t᾽i mas në orë

Nëse është e mundur?

 

 

 

UNË DHE QYTETI IM

(dedikuar qytetit të FERIZAJT)

 

Unë dhe qyteti im

Ëndrrat i thurim bashkë

Bëhemi pionierë të paqës

Luftëtarë të së ardhmesë.

 

Shpresë dhe dritë e vendit.

 

Unë dhe qyteti im

Nuk jemi të shtyer në moshë

Lindëm si fryt i dashurisë

Dhe dëshirës për punë dhe dije.

 

Jetë më të mirë për fëmijët tanë.

 

Të dy rritëmi së bashku dhe duam

Të krijojmë një histori të Re njerëzimi

Pa dhunë dhe urrejtje.

 

Duam të mbjellim paqë dhe lumturi.

 

Në  çdo cep atdheu dhe zemrën e çdo njeriu.

 

Dëshiratë tona janë si kristal

Të gjithëve ju ftojmë me ne me ardhë

Së bashku në punë dhe fitore të reja

Në vend të urrejtjes të mbretëron dashuria.

 

Sepse vetëm kështu ndërtohet ardhmëria.

 

Unë dhe qyteti im

Kemi një emër të përbashkët

Askush s‘mundet të na e ndalë

Atë që e kemi trashëgim nga gjyshër dhe baballarë.

 

Shqipërinë e bekuar,ne bijtë e saj krenar.

 

 

 

IKU VARGU!

 

Shkoj një ditë

dy, tri

Iku vargu

E më nuk u kthy.

 

U ndala  e mendoj

Po pa të unë

S’mund të jetoj!

 

A jetohet pa ajr

Pa ujë e pa dashuri?

Jo kurrë, kurrë.

 

Por edhe vargu im

Ishte në pushim

Pushoi e përsëri tha:

”Ja ku më ke”.

 

E dija se  do t’më kërkoje

Në lule e mote

Në diell, shi e dëborë.

 

Prandaj erdha me nxitim

Merr dhe shkruaj ndonjë tregim.

 

E thurë  ndonjë fjalë

Me vargun tënd

Vargun e bardhë.

 

Vargu im që ishte në pushim

Vargu im

Ti shpirti im.

 

Vargu im

Ti vargu i bardhë

Po, pa ty

Unë jam e marrë!

 

 

 

KONTRAST

 

Kontrast

Dita – nata

Dielli – hëna

Jeta – vdekja

Gëzimi – hidhërimi

E bukura – e shëmtuara

E mira –  e keqja

E bardha – e zeza

Engjëlli –  djalli

Dashuria – urrejtja

Kontrast

Dhe vet jeta

Herë kështu – e herë ashtu

Por megjithatë

Shumë e bukur!

 

GJUHA E ZEMRËS

 

Po ç’faj ke ti moj e gjorë

Që kush zërin s᾽ta dëgjon

Edhe pse thellë në brendi

Loti, lotin jo nuk e mbanë.

 

Hërë qesh e krenohesh

Fluturon nga gëzimi

Por shumë shpejtë ajo tretet

E ty të mbetet veq hidhërimi.

 

Shpeshë fletë gjuhën e bilbilit

Por dhe shpeshë atë të zanës

Qanë e qeshë në të njëjten kohë

Sikur fëmija në prehër të nanës.

 

Sa fjalë di Ti?

Cilën gjuhë Ti e flet

Është vetëm gjuhë e zemrës

Ajo gjuhë e vërtetë.

 

Gjuhë e zemrës t’uroj shëndet

Pa mahi këtë po ta them

Bëhu mjek i vetëvetës

Se shërim askund s’do të gjen.

 

 

 

FRYMËZIMI 

 

Sa shpesh më vjen frymëzimi

Për Ty

Sa shpesh.

 

Nuk di, a është rastësi

Apo dashuri e zemrës

Që flet vet.

 

Si do që të jetë

Ky frymëzim më gëzon

E më bënë mbret.

 

 

 

SHIU I PRANVERËS

 

Sa qeët bie ky shi pranvere sot

Sa bukuri ka natyra

Syri s᾽ka të ngopur

Nga kjo bukuri madhështore.

 

Bjer o shi, e mos u ndal

Fali natyrës jetë

Mua që të shikoj nga brenda

Më fal një ditë të qetë.

 

Tani që jam e zgjuar

Të dua aq shumë

Sepse, po të isha në shtrat

Do të doja me krevatin të jemi shokë.

 

Shi i qetë, këtë mëngjez pranvere

Natyra plot gjelbërim

Lule të bardhë e me ngjyra

Falna o përendi, falna jetë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s