Ambasada e Kosovës në Vjenën, Austri promovon dy veprat letrare të autorit Besim Xhelili.

 

IMG_2333

 

Ambasada e Kosovës në Vjenën, Austri promovon dy veprat letrare të autorit Besim Xhelili.

 

Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Vjenë, më 12 prill 2016, organizuan përurimin e dy librave më të rinj, romanit të parë “1803” dhe vëllimit të pestë me poezi “Besa”, të shkrimtarit tetovar Besim Xhelili.

 

Ambasada e Kosovës në Austri tashmë ka bërë traditë organizimet e ndryshme kulturore dhe letrare, duke hapur kështu dyert për bashkatdhetarët tanë nga të gjitha trojet për prezantimin e punëve, arritjeve, sukseseve dhe krijimtarive të tyre. Kësisoj, më 12 prill 2016 ajo ishte nikoqire e përurimit të dy librave të lartpërmendura të autorit Besim Xhelilit. Për udhëheqjen e programit u përkujdes z. Faruk Ajeti, Sekretar i Tretë i Ambasadës, kurse të pranishëm ishin z. Roland Bimo, Ambasador i Shqipërisë në Austri, Konsulli i Kosovës në Austri z. Imer Lladrovci, Profesori Eqrem Zenelaj, Fate Velaj, udhëheqës shoqatash shqiptare në Austri, aktivistë e studentë etj.

 

 

IMG_2340

 

Programi u hap me leximin e disa poezive nga vëllimi që u përurua “Besa”, të cilat i lexoi studentja Jeta Jashari, për të vazhduar me disa fjalë përshëndetëse. Z. Bimo në fjalën e tij u shpreh: “Ju falënderoj për ftesën, kam kënaqësinë të jem i pranishëm sot këtu në mesin tuaj. Për ne si ambasadë e Shqipërisë është një kënaqësi e veçantë kur marrim ftesa e njoftime për aktivitete të tilla kulturore siç është rasti i këtij takimi dhe ju përgëzoj për këtë organizim me vlerë, ndërsa autorit i dëshiroj gjithë të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen”. Konsulli i Kosovës në Austri z. Lladrovci i përshëndeti të pranishmit, duke thënë: “Ambasada e Kosovës sigurisht se është një shembull i mirë për mbulimin e aktiviteteve kulturore dhe letrare këtu në Austri, dhe ky përurim i sotëm është një vazhdimësi e kësaj tradite. Z. Xhelili është një veprimtar i njohur për ne dhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Austri, por edhe më gjerë për aktivitetin dhe kontributin e tij në sferën e kulturës dhe i dëshiroj të vazhdojë kështu, duke i uruar shumë suksese në të ardhmen”. Në emër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” përshëndeti kryetari Anton Marku, i cili tha: ”Kam kënaqësinë t’ju përshëndes në emër të Lidhjes sonë, dhe t’ju falënderoj që i jeni përgjigjur pozitivisht ftesës që të merrni pjesë në ketë përurim librash. Njëkohësisht e falënderoj Ambasadën e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nesh, kurse autorit, mikut tonë Besim Xhelilit i uroj t’i shtohen titujt, dhe me këtë na shtohet pasuria jonë në përgjithësi”.

Poeti Ragip Dragusha në vështrimin e tij mbi vëllimin poetik “Besa” u shpreh: Libri “Besa“ është pikërisht ai i radhës, që mbathë “këpucët“ e arta, duke rendur shteg më shteg, aty ku nevoja për të ngjallur energji dhe emocion është më e madhe. Është vërtetë për t’u ndalur sidomos në disa shpërthime erotike të autorit, nga ku lexuesi duket sikur qëndron në ajër, duke marrë frymë thellë aromën e dashurisë engjëllore. Ja t’i hedhim një sy poezisë “Jeto…Jeto“:

Ti nuk guxon të dorëzohesh

E aspak para këtij poeti të tranuar,

Ti duhet të jetosh e të gëzohesh

Ose zemrën ta bësh të zemëruar…”.

 

Poeti Anton Marku në fjalën e tij mbi romanin “1803“ do të shprehet: “ Vendngjarjet kryesore të romanit dhe gjeografia e rrëfimit të tij janë kryesisht dy metropole të bukura evropiane: Vjena dhe Kopenhaga. Por nuk mungojnë as skena dhe udhëpërshkrime nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, etj, për të përfunduar në SHBA, në Nju Jork. Në roman parakalojnë edhe qytete e krahina shqiptare, peizazhe, toponime malesh e bjeshkësh, lumenjsh e fushash, monumente historike e trashëgimore. Parakalojnë emra krijuesish e librash, po edhe karakteresh nga popuj të ndryshëm. Në aspektin tematik romani kryesisht trajton dashurinë dhe sfidat që ajo di dhe mundet të sjell. Që në fillim të librit autori dashurinë e quan ‘‘forcë hyjnore që dhuron gëzim dhe lumturi’’. Më pas në narracion përshkruhen edhe raportet mes individit, familjes dhe shoqërisë. Një vend të posaçëm zë edhe përditshmëria në vendin e punës, jeta në mërgim, etnia, kultura, arti, poezia, jeta urbane, etj.“

Përndryshe Besim Xhelili që nga viti 1998 jeton dhe punon në Vjenë të Austrisë, merret me shkrime dhe shërbime të ndryshme kompjuterike. Ka të botuara katër vëllime me poezi si: “Emocione”, Tetovë 1996, “Unë në sytë e tu”, Shkup 2007, “Baladë e ngrirë”, Prishtinë 2012 dhe “Mes luleve dhe lotit”, Prishtinë 2013. “Besa” është vëllimi i tij i pestë, kurse romani “1803”, është romani i tij i parë, i cili, sipas autorit, duhet të vazhdojë me dy pjesë të tjera. Nga viti 2011-2015 ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, me seli në Vjenë si dhe është anëtar i PEN Klubit austriak.

 

Kontakti dhe porositja e librave:

Web: www.besimxhelili.at

E-Mail: besim@live.at

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s