Poetja që guxon të shkruajë për një qytet “Shkodra në 12 yje” – Me Farida Ramadani poeten nga Shkodra / Nga Gëzim Vucaj

 

12987988_1084978488211189_1922212874_n

 

Poetja që guxon të shkruajë për një qytet “Shkodra në 12 yje”

 – Me Farida Ramadani poeten nga Shkodra

 

Nga Gëzim Vucaj

 

 

“Një poete që guxon”- kështu mund ta quaja poeten Farida Ramadani. E kudo ndodhur me një angazhim  të larmishëm dhe me dinjitet dërgon zërin e Shkodrës në mbarë viset shqiptare. Energjia e saj është e pashtershme ku e folura shqip e entuziazmon dhe e bashkon në një refren me gjithë poetët më me zë shqiptarë. Nga miqtë  e  saj shoqërohen ftesat e shpeshta ndaj saj për pjesëmarrje në takimet apo orët letrare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi.

 

 

12992355_1084979671544404_2020429354_n

Farida Zmijani Ramadani 

 

Farida shkrimtarja e katër librave të botuara 1- “Pikturoj ne qiell”me 100 poezi ne shqip &anglisht 2 – “Dhimbjenga prinderit e mi”3 – “Shumë mirënjohje, Faleminderit Itali”- shqip & italisht – emigracioni dhe së fundmi , 4- “ Shkodra në 12 yje” Enciklopedi voluminoze poetike i cili tashmë ka zënë vend në media dhe masmedia jo vetëm në Shkodër por dhe më gjërë.  Në këtë libër thuren mjeshtërisht Vlerat dhe Bukuritë e Shkodrës në një sllogan RELAKS. Promovimin e këtij libri e ka realizuar në Shkodër dhe në Tiranë ku pjesmarrja e përsonaliteteve të botës krijuese i kanë dhënë vlerësimin maksimal këtij libri shumë dimensional ose siç e ka quajtur shkrimtari Fadil Kraja libër i pari në llojin e vet, i ngjashëm me të autorit me famë botërore Honore De Balzak në botimin e tij prë Parisin. Ajo di bukur ti këndojë bukurisë, peisazheve, natyrës piktoreske, krenohet me historinë, bukuritë, mundësitë turistike që ofron Shkodra dhe vë në dukje vlerat e përsonazheve më me fame që krijuan karierë ndër vite në culture dhe art ku kaspikatur rreth 80 përsonazhet që i kanë dhënë emër Shkodrës dhe në arenën europiane dhe botërore. Një libër që shoqërohet me brohoritje dhe duartrokitje për “Djepin e Kulturës” siç quhet Shkodra. Ky libër tashmë është mjaft i kërkuar jo vetëm nga vendasit por dhe nga shumë emigrantë për ta patur “Shkodrën” në dorën e tyre.

Ka gati për botim : -“Shkodra edukon kulturë . Ngujon gjakmarrjen”– poezi të përzgjedhura nga nxënësit e shkollave 9 vjeçare të Shkodrës.

Ajo guxon të lobojë për  rrjedhshmërinë  dhe të pastërtinë e  gjuhës  shqipe dhe për bashkëveprim dhe vlerësim kësaj pasurie. Kjo jo vetëm për faktin se është mësuese e gjuhës shqipe apo psikologe por sepse ngulmon  me tërë forcën e saj për gjuhën shqipe të  mbështetur në atë standarten tashmë të kërkuar. Nëgjithë krijimtarinë e saj përcjell mesazhe të mirëkuptimit, tolerancës, përkujdesjes ndaj njerëzve në nevojë, aftësim të vlerave dhe punë të vazhdueshme për formimin e njeriut me parametra bashkëkohore.

 

 

Farida liber

Pikturoj në qiell

 

Përformanca e saj në evenimentet e ndryshme është e mirëpritur nga pjesëmarrësit dhe e vlerësuar me një sërë titujsh dhe çmimesh të merituara. Ashtu si në rininë e saj si basketbolliste e Vllaznisë së Shkodrës në fushën sportive dhe sot qëndron po me atë energji në fushën letrare duke sfiduar vitet që kalojnë.

 

13046102_1085537104821994_2113742915_n

 

Aktivitetet tashmë janë bërë si një poezi ku vargu  rimon me përsonalitetin e saj plot vlera, miqësi të admirueshme mepoetët mbarë shqiptare dhe me gjuhën e bukur të shkodranes. Një varg aktivitetesh e shoqërojnë: Tiranë, Durrës, Dibër të Madhe, Ferizaj, Prishtinë, Prizren,Gjakovë, Rrozhajë, Ulqin etj ku vlerësimet dhe titujt shoqërohen njera pas tjetrës.Është përsonazh me krijimet e saja në shumë gazeta ,revista dhe libra si: Revista Fjala, Stina etj gazetat :Muzgu, Nacional,Tirana Observer dhe ne ato elektronike.

Në librin “Frymëmarrje femërore” ku përfshihen intervista me përsonalitete të kulturës shqiptare, në librin është mirëpritur nga kritikët letrar për të vazhduar me “Malli poetik” në Kosovë, në librat serial “Antologji Poetike”,në librin voluminoz me poetë nga mbi 100 vende të botës e PEGASI-t Albana“Korsi e Hapur 3”,në Promenadën Mërgimtare me titull “Takimet Tradicionale të Krijuesve nga Mërgata dhe Diaspora etj.E përzgjedhur ndër 90 shkrimtaret më të mira në mbarë shqiptarinë në librin “Për ju krijuese”të shkrimtarit tashmë të mirënjohur Murat Gecaj etj.

 

 

13023521_1085536858155352_1230544866_n

Dhimbje nga prindërit e mi

 

Në shtëpinë e Farides ka pak fjalë dhe shumë punë. Ajo ka shoqëruese të devotshme  dhe të bijën e saj Stilesten tashmë të afirmuar Holta Ramadani vajza që sfidon trendin dhe modën në Shkodër e cila është pjesëmarrëse në shumë evenimente të modës në Shkodër e më gjërë. Të dyja sëbashku në një refren “Për kulturën dhe artin”të suksesshme secila në fushën e vet.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s