Poezi nga Kostis Pallamas
Vërtitu
“Vërtitu… e kurrë mos u ndal, na hidh një gur, harona
gënjeshtra “idhull”… është këtu, i falen gjithë plebenjtë
e Vërteta, të mbesë gjallë… s’gjen vend në zemrat tona.
Jemi kaq larg, të shpirtit Plag, për Mëmëdhenë “çolenjë!”
Nga dervishlerë të pa sy… shterpanë, “mandarinë”…
nga horra, ngjyrë e të pangjyrë… Qyterimi shuhet!
Lavdi gjithkuj, që kohën vret! Lavdi, ju, Arlekinë!
E sërish skllav, popull’ i mjerë… nën thundrën tuaj luhet!
Nuk ke Olimp, Zotër të tjerë, nuk ke Kreshnikë, as Muzë
veç morracakë, o Toka Mëmë… zvarritur, për pak pare,
okshe, të shurdhër, që e ndyjnë, të Perëndishmen Gjuhë
të Europës, gaz në buzë… Klloun, të gjithë të parëve!
Turm djajsh, barbarë edhe të marrë, legen’ që s’kanë të sosur
besëprerë Zoillë… edhe Kleonë, qytetërimit, “hurdhë”…
politikanët, ujqër morri … dhe, qenër të zgjebosur
vdekëndjellës, të pa cipë radhë… dhe Mëmëdheu kurvë!”
(1908)
Shqipëroi: Vasil Çuklla