Poezi nga Demush Mehmeti

12931116_920055558112427_8450569303323058103_n

Poezi nga Demush Mehmeti

 

 

KJO STINË ZGJIMI

 

Stinë e ngrohët dhe e bukur zgjimi

Kjo stinë e ngrohët pranvere

Ti di të ma gjveshësh krahgjatën dimrore

Më detyrove ta vesh këmishë hollen

Krahëprvjelurën time të pa krahë

Me bën të dihem i lehtësuar

Por mangë për të përvjelur jo s’ka.

 

 

 

NË MËNYRËN TIME

 

Me ëndrrën time sa fort jam i lidhur

Bash ashtu si duhet krejt pa hile

E besoj shumë hiq pa karar

Në te dhe u betova në mënuren time

Pa folë i heshtur fjalën time dhashë

Për rrugen time me plot leqe

Shpesh më thonë kam një gjuhë llaptore

Ne vorbull ligësie ndihem heshtak

Eu saherë rash e su rrëxova

Kur ndodhi u ndala prapë vazhdova

Dhe po ndodhi e ju s’më shihni

Ne mendjen time unë do më kam

Për dike mundë të jam therrë në sy

E për dike tjetër një mëlhem

Përherë i juaji dhe si ju jam

Thellë e në thellësi zemre do ju kam.

 

 

 

SHLLUNGË PLUHURI

 

Si më rrembim u qua një shllungë pluhuri

Në vrapin pas sajë desh tesh na ka

Iku disi na u fashit por jo i tëri

Në ket vargun tim të gjitha vragët e tia i la

Për fat shtati më mbeti i pa shenjuar

Kjo zemër inatqore s’mbeti pa u lënduar

Gjitha dhimbjet i ndryjta thellë në vete

Zjarmit e pashuara vargut tim dhuru ja kam.

 

 

 

DASHURIA JOTE

 

Çdo gjeth i ri dushku me mbushë gjallëri

Si një fie e njomë bari bëhem butësi

Vetëm një icerima e ëmbël zogu ngazllen

Çdo dhimbje e qiltërt di të më fisnikron

Ti më mbushë me plot shpresë dhe dashuri

 

 

 

PO E PRES ME MË ARDHË

 

I jetova e nuk i pash ditët e shkuara

I shijova gjitha ato dhuimbje që mi patën falë

Shkrumbin e buzës sime ju a kamë dhuru

I jetova dhe ato momentet e paharruara

Kur shaluam djallin e u bëm ngadhënjimtar

Buzqeshjën time do ja ruaj të nesërmes

Të nesërmes ditë që po e pres me më ardhë

 

 

 

TË MADHRISHMIT

 

Sa të vegjël ndihen të madhrishmit

Kur gjenden para një fëmju që qanë

S’ndalët qanë për fatin e vet njohuri se ka

Jo se keni parë lotin e një gruaje

Sa e padurushe bëhet pret të bëhet nënë

Sa me qiltërsi derdhë lot dashurie

Fëmijën bir shpirti me forcë përqafon

Me fjalën amënore lutet ëmbël e bekon

Sa e dhimbshme dhe krenare kjo

E ndjeva me zemër me këta sy e kam parë.

 

 

 

DUA

 

Dua dorën që ma ledhaton ballin

Zjarmit e shtati di të mi hjekë

Dua dorë e dashur që ma përkundi djepin

Dhe gojën që ma këndoj ninullën

Dua buzëqeshje që ma shuan zjarrin

Zjarrin që djegë nga brenda

Mi zbutë brengat dhe mi largon

Jo dhe te gjithat pa to jeta s’do ishte jetë!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s