Poezi nga Zamira Agalliu

12096187_514228095406864_5764056835785983626_n

Poezi nga Zamira Agalliu

 

 

Qyteti fle

 

Rrugët heshtin nën pluhurin e ditës

Deti dremit e shkëmbi lëpin lotët

Stadiumi, teatri struken si shpella nen errësirë

E zuri gjumi të lodhur njerëzinë……

 

Këtu tek kinema “Ali Demi”

Ansambli i bretkosave nis simfoninë.

E fika muzikën në sfond të dhomës

Si flakë qiriri, u venitën tingujt e saj

Moxarti , Bethoveni, Verdi, të gjitha, të gjitha…

 

Natë qelqi, s’pipëtin më asgjë

Veç ”Traviatës” nën dritaren time,

Më bëjnë serenadë bretkosat e gjelbra

Eh, ç’blerim, ç’natyrë, ç’simfoni…moderne

Pa tekst, pa pentagram, pa solist, pa autor,

Thjesht, natyrë, natyrë. …….

 

Tek të shoh që fle,

I gëzohem buzëqeshjes tënde, i dashur,

Unë po marr frymë lehtë

Që mos të të zgjoj.

 

Ndoshta sheh ndonjë film të bukur në ëndërr

Tek kinema “Ali Demi”

Kinemaja që na rriti Ne të dyve.

 

 

 

Tim biri

 

Në errësirën e dhomës ku fle ti,

Unë hyra sikur diçka kërkoj,

Aroma jote tek unë do të vijë,

Kur me puthje do të të mbuloj.

 

E kështu kaq lehtë buzët vendos,

Por mbi flokët natyrisht

Nuk dua që të të zgjoj

Dhe ëndrrën të ta prish.

 

Ngadalë si pupël e bardhë lëviz,

Apo si zanë të të mbroj ty,

Ti rritesh çdo sekondë e minutë,

Saqë s’e vërej dot, as me sy.

 

Teshat të vogla të rrinë

E mizurën ta ndryshoj,

Sa keq që s’e pa dot syri im,

Atë militrimetrin kur larton.

 

O mall, o shpres’, o drit’ e syrit tim,

Për Ju jetoj dhe marr kuptim,

Për Ju vazhdoj sërish të ngrihem,

Për Ju, Për Ju, BIJ te M’I…

 

 

 

Zhgënjimit

 

Mos ia merr kokën në duar,

Në kraharor mos ia vendos,

Lëri lotët e tu të rrjedhin,

Dhe mos i ndalo – mos!

Derdhi gjithë sa ke,

Klith si një delfin;

Zhytu në kaltërsi të reja,

Më të kthjellta për ty do të vijnë.

 

 

 

Çast

 

Pushimi, shtrati dhe Un’

pushimi, sot do të pushoj,

shtrati, sot rri me mua,Të dua!

Unë, sot kam shumë punë !

 

 

One thought on “Poezi nga Zamira Agalliu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s