Shpenddashësit / Përgatiti: Bardhyl Selimi

 

 

sh 1

 

Shpenddashësit

Tiranë 2015

 

Para disa ditësh, pata rastin të njihem me një hero tjetër të kohëve moderne të shqiptarëve, Skerdilajd Bardhyl Llagamin. Në moshën 32 vjeçare ai dha  jetën gjatë luftimeve në malet e Sharrit, në fund të qershorit 2001. Më pare, Skerdilajdi kishte luftuar burrërisht në Kosovë (1999) dhe Preshëvë (2000), dmth ishte pjesëtar aktiv në tri luftra çlirimtare të kohëve moderne të shqiptarëve. I ati, Bardhyli, ish ingjinier, ka shkruar disa libra dhe poezi për të birin. Ai pati mirësinë, përmes z. Bardhok Gjergji, ish oficer, të ma dhurojë një kopje të librit, në fund të të cilit, në vend të çmimit shkruhet” Ky libër vetëm dhurohet!”. Nga libri në fjalë po sjell disa fragmente.

 

 

Bardhyl Selimi

Përgatiti: Bardhyl Selimi

 

 

f 48

 

Luan Kondi

“Shokë, po më patë që sulem përpara, më ndiqni, po vutë re se kthehem prapa, më vrisni”

 

f.76

 

Fatos Mehmetaj

Në tri luftrat çlirimtare kanë marrë pjesë në formacionet e UÇK= së e më vonë edhe UÇPMB-së, UÇK-omit etj më shumë së 100 luftëtarë nga Shqipëria…30 prej tyre janë dëshmorë të rënë në krye të detyrës në luftë me serbët. Dëshmorë janë nga Tropoja, Hasi, Kukësi, por edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati dhe Vlora.

 

  1. 87-90

Ylli Polovina

Në këtë botë ka plot njerëz të kurajshëm, që jetën e tyre e kanë dhënë për idealet kombëtare apo për një të ardhme më të mirë të popujve. Në këtë botë ka madje edhe emra simbolë, që jetën e kanë flijuar për ideale ideologjike, shpesh utopike, të parealizueshme dhe në mos të shtrëmbëra. Një i tillë me famë botërore quhet Ernesto Çe Guevara. Shqiptarët e kanë vuajtur realkomunizmin dhe nuk kanë nevojë  për kumte ideologjike. Ata tani marrin prej kontinentit amë, Evropës, demokraci. Marrin dhe japin demokraci edhe me fqinjët. Një bartës e luftëtar i kësaj epoke demokratike është edhe Skerdilajd Llagami, emri në luftë i të cilit, nga viti 1999 deri më 29 qershor 2001 ka qenë Shpendi. Duhet ta njohësh jetën e tij, që në ditët e para të shembjes së diktaturës në Shqipëri, për të kuptuar se me 29 qershor 2001 u ndërpre jeta e një misionari demokracie që prej njëmbëdhjetë vietsh, që nga dhjetori i Lëvizjes Studentore 1990.

 

Besojmë që Skerdilajdi është një paqëbërës i madh…Lum kush e merr armën për ta përdorur vetëm në emër të lirisë dhe demokracisë dhe në çastin e duhur e lë mënjanë. E dorëzon. Ndahet prej saj. Kjo sjellje nuk është hipokrizi, është dituri dhe largpamësi. Bëhet që të jetë i fortë jo vetëm një kombësi dhe një vend, por të gjithë popujt e shtetet e rajonit, të jetë i fortë e në miqësi i gjithë Ballkani.

 

f.95- 96

 

Vullnetarët shqiptarë, që shkuan e luftuan me armë në dorë në Kosovë, nuk ishin mercenarë. Sepse brenda kombit nuk ka të tillë, mercenarët luftojnë jashtë shteteve dhe kombeve të tyre. Por edhe sepse ata ishin aleatë të NATO-s. Por edhe sepse ata nuk destabilizuan një regjim demokratik apo minuan një situatë të qetë e paqësore. Demokraci dhe paqe nuk kishte jo vetëm në Kosovë, por as në Serbi. Vullnetarët shqiptarë shkuan të mbronin bashkëkombësit e tyre nga një përdhunë që rrënqethi e kishte kundër gjithë botën, por edhe për të rrëzuar një diktator.

..Pas epopesë së luftës çlirimtare kundër pushtuesve fashistë, disa dekada më parë, ajo e realizuar nga UÇK, pak vite të shkuara është epopeja e dytë.

 

f.111

 

Adem Demaçi

Ne, shqiptarët jemi bijtë e atyre ilirëve, të cilët nuk e hëngrën bakllavën e romakut. Jemi bijtë e shqiptarëve arbëreshë, që nuk e hëngrën bakllavën e turkut. Ne, shiqptarët jemi ata, që nuk i hëngrën bakllavat e sllavëve, prandaj mbijetuam.

 

f.121

 

Sali Ajazi

“Ndale djallin, ndale shkjaun për hatër të Zotit ,se populli shqiptar është më i varfëri dhe i braktisuri nga të gjitha nocionet shtet. Ndale, se do ta ndaloj vetë…”

Këtë kërkesë ipeshkëvi Pjetër Mazreku e bëri qysh në vitin 1763, [1]kur i lutej Zotit për ta shpëtuar këtë popull të përvuajtur e të braktisur edhe pse është i ndershëm, luftëtar e krenar.

 

  1. 140

 

Qazim Shemaj

 

U drodhën mjekrat e mbretërve ilirë

Kur dëgjuan për mortin tënd,

Skerdilajd fismiri.

Ti tani je bërë shpirt, dhimbje, ëndërr…

 

Edhe trumëza e kopshtit

Erëmon dhimbjen tënde,

Krenarinë tënde të çartur.

 

Dhimbja ime, pa ty, do të ishte e varfër.

Sa i pasur në veti të bukura!

Edhe vashat pa shëmbëllimin tënd,

S’do të shihnin ëndrra të purpurta.

Tani ti je 33 vjeç,

 

Metaforë që koha me plakje s’e prish.

Kënga të hap dyert:

“Hyr, mirëse të vish!..”

 

f.163

 

Merita Jonuzi

 

“Përmbi varrin tënd bora që ka rënë,

Kalë do të bëhet, fjalën na ke dhënë.

Flokët bëji frerë,

Frymën bëje erë,

Zefir!”

 

f.252

 

Demir Gjergji

 

Kur del dielli e kur del hona

Djal si Shpendi nuk bon nona,

Historinë ja shkruan Kosova,

Kongën ja kënon Tirona.

 

Amanet na la lirin’.

Amanet na la Kosovën.

Na la dritën për me u pa,

Mik me mik e vlla me vlla.

 

  1. 261

 

Nazim Osmani

 

Hero i Gjakovës, gjak i Dukagjini,

Në Tiranë shtatin hodhe.

Djal i Preshevës, vrull i Drinit,

Në Tetovë Ti gjakun rrodhe.

 

  1. 267

 

Dea Skerdilajd Llagami

 

Je forcë e qenies time

Je i vetëm

Njeh zërin e shpirtit tim!

 

f.278

 

Sofika Cara

 

Dy prindër e dy fëmi,

Sytë mbanin për nga dera.

Zemra rrihte, sa nuk dilte,

Ndoshta sillte lajme era.

 

f.309

 

Namik Selmani

 

E dërgo një pëllumb- postier

Të marrë pak paqë nga trupi i tij luleplaguar!

Dërgoni një këngë të re

Si fjongo të porsa vënë dhëndërrie

 

Plisat e Ugarit

Le ta ushqejnë me dhimbjen e shpresën

E pambaruar

E shkronjat shqipe

Hambar u bëfshin për të thurrur për të kurora

Pavdekësie.

 

f.317

 

Fazli Veliu

 

Nuk ishte e rastësishme ardhja e tij në këto anë. Synimi i “Shpendit” ishte dhe i yni. Të kemi në dorë anën e Pollogut dhe të përgatitemi për anën e Pellagonisë. Në do t’i shpalosim në të ardhmen hollësitë, kur ne si popull do t’i realizojmë të drejtat tona kombëtare në këto vise atërore dhe kur populli shqiptar i Kosovës Lindore të arrijë një Status real me të drejtën e bashkimit me Kosoëvn, që e ka kërkuar me referendumin e vitit 1991.

 

f.343

 

Ylli Polovina

 

Me rastin e kthimit të eshtrave të Skerdilajdit në atdhe

 

Ai korrik 2002 kishte rilindur mbi të parin një tjetër Bardhyl Llagami. Nuk ishte vetëm zëri që i kishte ndryshuar. Rrugës së kthimit për të rihyrë në Shqipëri nga pika doganore e Qafë- Thanës, silueta e Skerdilajdit i rrinte vetëm përpara, puthur me horizontin. E shihte atë edhe kur kthente vështrimin nga perëndimi, edhe kur shihte drejt lindjes, edhe kur kokën e kthente nga veriu apo jugu. Kuptoi se, përsa jetë i kishte mbetur, nuk kishte qëllim e ideal tjetër përveç përkushtimit ndaj birit të tij.

 

f.347

 

Harta e Shqipërisë Etnike që rri në vendin e saj të lartë në sallonin e thjeshtë të shtëpisë së Llagamëve në Tiranë, ka edhe ajo një histori të vetën. Një hartë të tillë e kishte mbajtur në shtëpinë e tij, në një lagje tjetër të kryeqytetit, xhaxhai i Bardhylit, Mithati. Vëllai i tij. Harta e Shqipërisë Etnike kishte qendruar e varur në një pozicion të dukshëm në dhomën kuzhinë të Mithat Llagamit përgjatë gjithë regjimit komunist.

Këtë hartë, të cilën Bardhyl Llagami e vendosi në sallonin e strehës së tij ai e gjeti rastësisht në një librari te rruga “Hoxha Tahsim”.

 

Bardhyli shpjegon:

 

Kurrë një popull nuk do të ketë prosperitet e të ardhme nëse nuk e njeh veten, identitetin e tij, veçansinë e ti, prejardhjen e tij, shtrirjen e natyrshme të tij dhe nuk përpiqet me të gjitha mjetet, sipas rrethanave, për arritjen e synimit madhor strategjik: kompaktësimin e shtetit dhe të kombit të vet, në rastin tonë të copëtuar në pesë shtete, përgjatë historisë, prej lakmisë së fqinjëve të pangopur dhe nga pandërshmëria e mefshtësia e fuqive vendimmarrëse të atyre kohëve.

 

Konspektoi : Bardhyl Selimi, 25 prill 2016

[1] Në tekst shkruhet 1963, sigurisht gabim, unë vendosa këtë vit pa qenë plotsisht i sigurt (Bardhyl Selimi)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s