Mirë se vini në Rivierën e Amerikës! ( Mbresa nga Kep Kodi, ose Riviera Amerikane ) / Nga : Namik Selmani

Mirë  se vini në  Rivierën e Amerikës!

 -Mbresa nga Kep Kodi, ose Riviera Amerikane

 

 

namik

Nga : Namik Selmani

 

 

Shprehja “Mirë  se vini! (Wellkom) është  më  e lakmuara në  Amerikë . Më  e dëgjuara. Më  e mira që  të  jep një  fytyrë  një  buzëqeshje të  ngrohtë,  rrëzëllitëse për një  komb, por dhe për  dy palët që  e dëgjojnë  atë.  Është  një  lloj “Bujrum” shqiptare atyre kohërave kur mes njerëzve ka më  shumë  dashuri dhe respekt. E bën këtë  shprehje jo vetëm njeriu i zakonshëm, por dhe secili që  shërben në  institucionet publike dhe jopublike. E prek nw cdo lokal privat, në  adresat elektronike, në  cdo faqe interneti. Në  hapësirat e kësaj fjale është  jo vetëm simbolika e mikpritjes, si e quajmë  ne,  shqiptarët që  në  trojet tona mund ta quajmë  paksa dhe vëllapritje. E ndien këtë  formulë  takimi dhe komunikimi edhe kur je larguar dhe nuk je pranë  mikut ose qoftë  dhe atij që  ke njohur për herë  të  parë . Një  vizitë  në  shtetin e Masacusesit  nuk mund të  kuptohet aspak  pa parë  Rivierën e Veriut. Një  rivierë  në  Amerikë ????!!! Po. Po. E mua po më  atë  cast dukej se në  cdo kthesë  Riviere, do tw dëgjoja Neco Himariotin me pllakat që  i kishte sjellë  nga Parisi me atë  kryepllakë  të  Vajzës së  Valëve. Një  lloj jermi kurbetliu modern shqiptar po më  vinte. Eh, kurbeti! Edhe pse është  bërë  modern, me valixhe ku nuk harron ta mbyllesh me kod, me stjuardesa, në  avionë  luksozë, që  të  ofrojnë  një  kafe, një  koka kola, televizorë  ,filma, revista…është  i barabartë  me mallin. Edhe pse celularët të  bëjnë  të  kesh zërin dhr fytyren pranë  në  24 orë , sërish malli të  gërryen ja, si ato brigje oqeanikë  që  shihnim atë  ditë  në  atë  Rivierë . Të  them të  vërtetën, edhe u kënaqa me këtë  përcaktim dhe as nuk mendova që  të  bëhem gjykatës i garës se kush është  më  me dritë,  më  e bukur, më  e zhvilluar etj. Jo. Por me frymën që  të  jep një  rivierë  në  cdo vend të  botës, e përgatita veten që  edhe të  jem i qetë  para një  entuziazmi që  mund të  të  më  merrte që  në  hapat e para, në  kilometrat  e para. Udhëtimi për në  këtë  rivierë  që  këtu e quajnë  Kap Kod ( Kep Kod)  është  një  ëndërr dhe obligim edhe i shumë  amerikanëve  të  tjerë  qofshin edhe nga vendet e ngrohta të  saj, qofshin dhe me një  xhep pak të  papërballueshëm për këtë  vend të  zgjedhur, por që  nuk kanë  atë  përthyerje relievi që  të  shpalos në  cdo pëllëmbë  Riviera e  Veriut. Natyrisht  jo si riviera e Jugut të  vendit im,  Shqipërisë  (Kep Kodi është  në  veri të  Amerikës dhe nuk është  kaq i ngrohtë ) e mbushur me portokalle e blerim agrumesh. Hapja e kanalit të  Kep Kodit para shumë  vitesh e ka kthyer Kep Kodin si një  lloj ishulli dhe ka ndihmuar shumë  kohën e  lëvizjes së  vaporëve me mallra, me pasagjerë  dhe Bostoni tashmë  është  shumë  më  afër nga rruga që  duhet të  shkonin deri në  Cemet për të  përshkruar portet e vegjël e të  mëdhenj që  kishte Riviera në  krahun tjetër. Më  tej një  oqean. Oqeani Atlantik i lag të  gjithë  brigjet e Kep Kodit që  kudo të  shpalosin një  jetë  të  vecantë,  një  botë   të  larmishme  shtazore gati të  virgjër edhe nga mbrojtja  e madhe që  i bën shteti këtyre gjallesave. Rëra e bardhë  që  është  në  këto brigje dhe  pastërtia jashtëzakonisht e madhe e saj,  e brigjeve e qyteteve, e rrugëve ia ka rritur bukurinë  dhe dobinë  kësaj Riviere. Që  në  ditët e para të  majit e deri në  tetor të  cdo viti plazhet e shumtë  të  Kep Kodit ftojnë  me mijë ra amerikanë  për pushime. Pa folur për vizitorët e përkohshëm që  vijnë  në  fundjavë  gjatë  vitit. Në  shtëpinë  ku qëndruam na bëri përshtypje një  Libër Mbresash për shërbimin që  ti merrje në  të. Ky libër na njohu dhe me gjeografinë  e vizitorëve të  paktën prej  vitit të  fundit  në  qytetin më  jugor të  Kep Kodit në  Cetem (Chatam). Ata ishin nga Franca, Kanadaja, Anglia, nga Spanja . Pa folur për vizitorët që  vinin nga Bostoni ose nga qytete të  Amerikës  së  Jugut. Rrugës syri na zinte Mullinjtë  e Erës dhe një  Don Kishot i largët dhe i afërt si fantazëm që  na shfaqej nga leximi i romanit të  Serevantesit. Këtu prekëm një  nga cuditë  amerikane që  nuk janë  të  pakta. Në  vend që  të  vlerësohej puna e zbulimi i mullinjve që , pa kosto të  madhe, prodhojnë  energji kaq të  kërkuar nga komuniteti dhe natyrisht edhe mjedisin nuk e dëmtojnë,  në  rrjetet sociale, në  bashkitë  përkatëse,  në  gazeta mjaft qytetarë  protestonin fuqishëm sepse “ ato mund të  vrisnin zogjtë  që  mund të  hynin në  elikat e tyre”. Nuk dimë  se sa në  siklet në  vështirësi janë  ndodhur zbuluesit dhe ata që  i kanë  ngritur këta mullinj  në  Amerikë . Shkencëtarët  amerikanë  këtu kishin “ opozitën” më  të  madhe të  punës së  tyre.   Qyteti Cetem është  më  jugori i kësaj riviere. Këtu plazhi dhe bukuria natyrore e kanë  bërë  një  vend tepër të  lakmuar për shtëpitë . Mësuam se cmimet e  shtëpive shkojnë  dhe mbi  1-4 milonë  dollarë . Në  disa komplekse banimi për turistët shkon në  400- 500 e më  shumë  dollarë  nata. Një  harmoni e jashtë zakonshme mes detit  pishave, barit, shtëpive me një  arkitekturë  shumë  të  vecantë  dhe të  rrallë , shihje gjithkund. Gati në  cdo tre katër dyqane në  rrugën kryesore të  qytetit shihje nga një  librari. Sa bukur! Dhe në  të  kishte libra shumë  luksozë  me një  lidhje shumë  të  mirë  dhe që  përfshinte të  gjithë  llojet e temave. Në  një  kënd ishin vendosur të  gjithë  botimet me traditën e kuzhinës evropiane dhe amerikane. Kuptohet që  nuk kishte shqiptare, edhe pse mund të  ishte një  risi jo vetëm në  libër, por dhe në  gatim. I gjithë  dekori, mënyra se si ishin ideuar ekspozimi i mallrave, të  jepnin përshtypjen se ishe brenda një  ekspozite të  madhe, por jo të  një  Amerike të  Madhe. Aty me përjashtim të  flamurit kishte objekte që  lidheshin me qytetin, më  emrin e tij . Ishin bluzet, kapelet, mbajtëse celësash, filxhanë t . E rëndësishme që  cdo turist të  hynte dhe të  merrte një  objekt nga ai qytet që  ai po vizitonte. Në  tregun e shërbimeve muzetë , kafet, restorantet, binin në  sy harta e reklama. Në  rrugë  shihje objektet e kultit të  krishterw me këmbanat e tyre. Shihje  shumë  dyqane me lule, plazhet, shtëpitë  me qera pa folur për internetin që  është  në  cdo dorë  njeriu që  kalon këtu ( edhe atje si në  Shqipëri të  gjithë  e mbanin në  duar celularin)  është  prapavija dhe pararoja e këtij qyteti. Vec këtyre në  Kep Kod kishte dhe shumë  gazeta lokale, qofshin ato publike, sportive etj.  Edhe këtu drejtuesit e qytetit kishin shoqëruar atë  vit të  largët të  para gati 400 vitesh kur në  Plimuth e në  Kep Kod erdhën 120 pelegrinë  nga Anglia me një  anije të  kohës në  një  udhëtim që  vazhdoi 62 ditë  me radhe që  nga 9 shtatori deri në  nëntor.  Bashkëjetesa mes njeriut dhe natyrës,  bimësisë  dhe botës shtazore ishte një  pjesë  e lumturisë vec plazheve shumë  të  mirë . Vetëm me pak cent,  në  breg të  oqeanit mund të

vëzhgoje me dylbi një  grup të  madhe fokash që  rrinin të  qeta në  diellin e asaj dite pasi kishin dalë  nga uji i oqeanit. Në  Provinstaun që  ishte gati mbi 100 kilometra larg e njëjta harmoni. Madje në   udhëtim na u shfaq një  gjel deti i egër me këmbë  më  të  gjata dhe na solli një  copë  Shqipëri në  ato caste.  Për të  shkuar në  qytetin më  të  skajshëm të   Kepit të  Kodit, duhet që  të  kaloje në  një  rrugë  pyjesh pa fund . Ishte pa asnjë  mëdyshje QYTET-GALERI. Kështu e kishin ideuar ata që  e kishin ngritur këtë  qytet në  kohët moderne. Mes këtyre galerive  të  pafundme ku nuk mungonin dhe dyqanet e shërbimit të  ushqimit, të  akulloreve, të  kafeneve, kishte dhe një  galeri me objekte të   marinws dhe të  peshkimit. Në  të  pamë  se shiteshin objekte të  marinës dhe kapele të  të  gjithë  kombeve më  të  rëndësishëm të  botës: angleze, kineze, vietnamaze, ruse, amerikane. Sa bukur të  kishte edhe kapelet e partizanëve shqiptare me yje! Do na kishin bërë  të  njohur në  këtë  qytet. Edhe pse cmimi ishte shumë  i kripur për një  turist të  thjeshtë , ato të  joshnin me gjetjen e tyre të   jashtëzakonshme.  Në  disa nga dyqanet shohim dhe disa foto të  Xhon Kenedit me familjen e tij. Miku ynë  na tregoi se para disa vitesh djali i Kenedit kishte humbur jetën në  një  aksident me avionin e tij pikërisht në  këtë  rivierë  të  mrekullueshme. Shtëpi me dritë,  por kudo ku shkoje të  binte një  sy dhe një  cilësi e vecantë  MIRËNJOHJA. Kur shikonim parkun natyror të  Cetemit na bënë  përshtypjen disa emra në  disa stola që  shihnin nga oqeani, nga zogjtë,  nga fokat, nga brigjet, nga anijet e bardha, nga portet e mbushur me jahte nga më  luksozë t. Në  to ishin  shënuar  emra me vitlindjet dhe kohën e largimit nga jeta burra, fëmijë , gra, njerëz të  ndryshëm, anonimë  por që  e kishin lidhur jetën me këtë  qytet, me këtë  komunitet, me këtë  bukuri natyrore. Në  njërën prej tyre ishte shënuar dhe ky dedikim “Babait tonë  që  gjithë  jetën e ka kaluar  në  këtë  vend duke kundruar oqeanin dhe natyrën.”  Dhe kishte jetuar jo pak 95 vjet. Dhe në  të  njwjtën kohë  falenderimi ( Amerikanët kanë  dhe një  Ditë  zyrtare për falenderimet) duhet të  falenderoje  dhe ata që  një  jetë  të  tërë  e kishin dashur kaq shumë  këtë  vend, por dhe ata që  me një  mënyrë  shumë  të  thjeshtë  kishin bërë  një  stol të  bukur, kishin gdhendur  një  gur të  thjeshtë ose në  një  vend afër  Cetemit kishin bërë  një  rrugë  druri thellë  në  bregun e oqeanit ku ishin vënë  rreth 100 emra njerëzish që  kishin kontribuar së  gjalli pë r të  vend dhe kishin lë në  vende bosh për të  tjerë  që  mund të  viheshin në këtë  rrugë .  Vështirë  që  të  gjeje një  shtepi në  Cetem e në  Provinstaum që  të  mos kishte nga një  ose dy jahte. Madje kishte dhe vende ku kishte parkime për kë to jahte që  në  verë  nxirreshin nga garazhet dhe nisnin garën e lundrimit  në  dallgët e oqeanit.  Edhe në  Provenstaun ishte menduar për një  aerodrom ku vinin të  pasurit me avionët e tyre personalë  për të  kaluar pushimet. Pas disa ditësh të  qëndrimit në  këtë  ish gadishull emocionet rriten. Me hapjen e kanalit lundrues për anijet ai kishte marrë  statusin e një  ishulli të  gjatë  dhe aq të  bukur, të  dukej se prej kohësh ishte banor i këtyre anëve. Në  ato caste kur makina po ecte mes pyjeve të  pafund, më  erdhi në  mendje  këngëtari Italian Rikardo Kocante me muzikën e tij që  është i  pëlqyer edhe në  Shqipëri, edhe në  Amerikë , sidomos në  lokalet italianë. “Përse Margarita, je kaq e bukur?”. Edhe unë , edhe secili prej jush, do të   thërriste ose do të  fliste me vete: “Pse kaq bukuri?” Nuk e merrja e as që  do ta merrja dot MISIONIN  e deshifrimit të  Kodit të  Bukurisë . Ishte natyra që  e kishte bërë  kaq të  bukur, dora dhe mendja e njeriut që  i kishte dhënë  të  tjera ngjyra parajsore, tinguj, këngë , melodi,  që  të  ngjatjetonin kudo në  galeri në  pista, në  pishina, në  breg të  oqeanit apo dhe thellë  tij? ??? Ishin ata këngëtarë  që,  kur vinte mbrëmja apo dhe në  cdo kohë  të  ditës, pa droje, vinin një  kuti, një  shportë  para kë mbëve, një  kitarë , një  violine, një  saks dhe shpërndanin tinguj këngësh dhe kalimtaret, pa asnjë  urdhër nxirrnin dicka nga xhepi për këtë  kënaqësi që  ai ose ajo jepte. Kë shtu ndodhte  edhe ne Boston jo vetëm në  shetitoret e shumta apo dhe në  rrugët kryesore të  qytetit, në  parqet e mbushura me njerëz të  të  gjithë  kombeve, të  të  gjithë  gjuhëve. Brenda këtij universi ngjyrash, zërash peshkatarësh që  bënin gati rrjetat për mbrëmjet oqeanike, brenda aromës së  pishave dhe drurëve të  sapogjethuar, jo, nuk e merrja  dot misionin e gjetjes së  Kodit të  Bukurisë . Vetëm pyesja dhe vetë   “Përse??? Përseeee?” Po më  përfshinte në  këtë  monolog a dialog me natyrën gati mistik me veten, vetë  Kep Kodi, kjo rivierë  e mrekullueshme me sirena të  afërta e të  largëta që  i merr me vete kudo ko shkon, qoftë  dhe në  kontinente të  tjerë  ku fliten të  tjera gjuhë  dhe Ajo “Bujrim” shqiptare mund të  zëvendësohet këtu fare mirë  e saktë  me atë  shprehje ndërkombëtare pa dyshim dhe amerikane “Wellkom!?

 

Kepi i Kodit, 2 maj 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s