NË ITAKËN E NAIMIT / Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

 

1375300_641764222522295_1476739486_n

Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

 

 

NË ITAKËN E NAIMIT

 

Gjarpëroj në rrugën e yjeve

me manushaqe shpirti erëmire.

Qiriun e shpresës e ndez në shkëndijat e syve

me të e shtyj tej të erresirës kufij.

 

Së tepërmi i zgjat vështrimet e mija

Kokojkës ndër bredha hijerëndë.

Bëhem mikeshë në një strehëz bilbilash ,

në shtegun e diellit kam vend.

 

Me feksje të artë gurgullon një rrekezë.

S’ pipëtin gjë tjetër, ndaj rri e mbaj vesh…

Ca fjalë kap, të tuat vargje…

Në mbretërinë e pyllit mbretëreshë.

 

Mëngjesi më zgjon me një blegërimë.

Qengji i vogël prej kopesë larguar

hutushëm kërkon nënën e tij

Pas zërave të pyllit ishte ngatërruar.

 

Te kërkoj dhe unë o Zot i fjalës.

Prej vendit lëviz zemra kur ti thërret

Me mall vendlindjeje krahësh

një jetë e përjetë s’ tu shter.

 

Ndaloj në vendin e yjeve

Një yll e kap e yjëzohem pastaj.

Këtu në Itakën Naimjane

mbi re e shtroj fjalën

e vetë jam varg.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s