Shtëpia Botuse ” ADA” publikon romanin “Anija e shpresës” të autores Aida Lami.
Titulli i librit: Anija e shpresës
Autore: Aida Lami
Përgatiti për botim : Roland LUSHI
Formati: 14 X 20.5
Tirazhi: 500 kopje
ISBN: 978-9928-204-83-7
© : Autorja
Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, maj 2016
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Lami, Aida
Anija e shpresës : roman / Aida Lami. – Tiranë :
Ada, 2016
196 f. ; 21 cm.
ISBN 987-9928-204-83-7
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31
Aida Lami
Epilog
Nuk pata kurrë një lindje si duhet, një fëmijëri si duhet, një rini si e çdo të riu dhe tashmë në moshë të mesme, ku nevoja për pak dashuri dhe përkujdesje është më e madhe se çdo gjë tjetër, ndjej që po të kisha patur mundësi, do e kisha shkruar më bukur librin e jetës sime. ! Lexoj këto që kam shkruar dhe më duket sikur lexoj fillimin e një romani dhe vërtet sapo u zgjova nga një ëndërr, në të cilën unë po mundohesha t’i gjeja hyrjen romanit tim të parë.
E lindur në një familje të thjeshtë Tiranase, e vetmja pasuri që mora nga prindërit e mij, ishte dashuria për jetën dhe forca për t’i bërë ballë çdo lloj sfide që do të më vinte në rrugën e saj.
Nëse mund të quhen sfida ato me të cilat unë u përballa që në moshë të njomë, nëse mund të quhet sfidë të lindësh FEMËR në një vend ku vetë njerëzit janë të mallkuar që kanë lindur këtu………. !!
Ndoshta nuk e besoni por jam akoma duke kujtuar fragmente të shkëputura copë-copë nga ëndrra e këtij gjumi të mesditës kur e lodhur nga puna u shtriva të qetësoj pak shpirtin.
Këtë libër ja dedikoj familjes dhe dy ëngjëjve të mij, arsyes së vetme të jetës time. Atyre që më dhanë forcë kur forca kishte braktisur shpirtin tim. Atyre që mbushën me gëzim dhe lumturi ditët boshe të jetës time. Atyre që mbollën lulet më të bukura në lëndinën e shkretë të shpirtit tim dhe vaditën me lot dhe me buzëqeshje çdo pëllëmbë të saj.
Për ju që jeni simbol i adhurimit tim, dy vajzave të mija të mrekullueshme. Një jetë nuk do më mjaftojë për t’i treguar se sa i dua dhe i adhuroj.