Kritiku i Balonistave dhe i Mohuesve kasapë të letërsisë… ( Mesazhe gjithëkohore nga libri i Fishtës “Estetikë dhe kritikë” ) / Nga : Ton Zmali; poet, shkrimtar

Kritiku i Balonistave dhe i Mohuesve kasapë të letërsisë…

Mesazhe gjithëkohore nga libri i Fishtës “Estetikë dhe kritikë”                                                                                                                                                                     

 

ton zmali

Nga : Ton Zmali

Poet, shkrimtar

 

Rreth një shekull më parë në botën e letrave shqipe midis yjeve të rilindjes e pavarësisë u shfaq nji diell gjigand i kulturës shqiptare. Dimensionet epokale të veprës së tij e kanë kurorëzuar atë qysh për së gjalli si Homerin e dytë të ballkanit. Në studimin e parë për Fishtën si estet ashtu siç, thotë vetë autori, përcollëm te lexuesi botkuptimin elitar origjinal mbi pikpamjet e tij estetike të pasqyrueme imtësisht në teorinë e dy rruzullimeve. Në përpjekje për t’i lidh hallkat e keputuna të kulturës shqiptare të cilat u përballën mjerisht me robërimin pesqindvjeçar të pushtimit otoman dhe me pesëdhjetë vjet dhunë e çensurë të pushtimit komunist. Pa u ndalue tërërsisht në vitet 20-30 në këtë studim ne do të dalim nga rrethanat tragjike që i sollën kulturës sonë këto dy katastrofa e do të udhëtojmë nëpër gjadetë e vlerave universale krijuese të “përbindëshit të dijeve për kohën e vet”, siç e quan me të drejtë Plasari në parathënien e tij, Fishta MEDITANS.

Në shtigjet e ngushta të hullive të letërsisë dhe artit kishte shumë tradita që përpara errësirës së stërgjatun të robërisë kur gjurmët e Buzukut, Bogdanit, Budit, Matrengës, Bardhit, Barletit, Varibobit, De Radës, Darës, etj., përbënin shtratin e bukurive prej nga mund të fillonte me ngallitë arti e letërsia. Përhapja kudo e zhvillimit dhe zgjerimit të kulturës europiane ringjallit të mbiellat, rriti e vaditi vetëdijen e re për misionin e artit, letërsisë, estetikës dhe kritikës në qytetërimet e jetës, emancipimin, iluminitetin e civilizimin shoqnor sidomos në Europë. Duke gërmue në pjesën KRITIKE  të librit, Fishta – Estetikë e Kritikë, ajo që të bie në sy që në kontaktet e para janë mesazhet gjithëkohore me frymë aktuale saqë me të drejtë lexuesi i rastësishëm kujton se Gjeniu “pavarr” asht diku midis nesh sëbashku me “Gomerët e Babatasit” sot më aktual se kurrë në botën shqiptare. Mesazhet e vlerave aktualizojnë ecjet tona në stilin gaforre. Le të  ulemi në mesazhet e pavdekshme të mendimeve të këtij kritiku të cilat mendoj se duhet të jenë parimet themel të shkollave tona të estetikës e kritikës, me bazë De Radën, Konicen e Fishtën, si krijues që janë marrë drejtpërdrejt me lidhjet filozofi, estetikë e kritikë në botën e letërsisë  e artit. Mesazhet që aktualizojnë botën e letrave nga libri “Estetikë e Kritikë” janë aq shumë sa që ashtë e trembshme të besosh se ke të dhëna prej zotit me mund  me transmetue ato drita, ato rreze, ato shkëlqime të pafundme që lypin si paraprakisht “cilësinë e veçantë për të kenë artist nderi duhet qi të ketë le artist”. (Fq. 42)

Të lindurit artist Fishta e vendos si një nga parakushtet më të domosdoshme pa, pa atë cilësi as që mund të mendohet të besohet e të diskutohet për vepra të cilësive të mirëfillta artistike. Nga dogma e deri te arti i vërtetë asht nji rrugë e gjatë.  Fishta, autori i 13000 e disa qindra vjershat e tij të Lahutës së  Malcis, vepra si  Mrizi i Zanave, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Makaronadha, Nikalaida, Gjok Tarçuku ase mjek perdhuni, Hija e Skënderbegut, Kryepremja e Shën Gjonit, Shen Françesku i Asizit, Shqyptari i gjytetnuem, Sh’Luigji Gonzaga, me afër 1600 vjersha-Dramë, Jerina ase Mbretënesha e Lulevet, Juda Makabë etj. Gjeniu i letrave shqipe thotë se një ditë rrinte tuj shikue prej dritsorje se si Marka Pula një adolishent voçrrak u dëshpëronte fort përse nuk kishte ma tepër pe për me u lëshue edhe ma nelt balonën e vet. Ato çaste, thotë Fishta ynë, unë po lexojsha artikullin tënd për mue për me më ngrehë nelt në sfera të epra të landës letrare dhe hjekshe, hjekshe me më ngrit nalt e ma nalt, i shkruan ai, At Pal Dodajt mikut të tij të madh e të vërtetë. E lexon me andje e më pëlqen fort kjoftë për gjuhën e stilin, kjoftë për vlersimin e shfaqun prej zotnisë s’ate kundrejt meje.

 

***

E lexonte Fishta shkrimin lavdrues të mikut të tij Pal Dodaj teksa Marka Pules i kishte mbarue peni e po mërzitej se nuk kishte pe tjetër me  neltsue e me ngjit lart e më lartë balonën e vet tullumbace. Ai po vërtitej i shqetësuem për një rrotull peni për me ngjit balonën e vet ku ta shohin sa më shumë sy e ta blejnë sa më shumë balonistë e tollumbacdashës.

Nuk janë të pakët dje dhe sot Markapulat që ulurinë tue thanë:” Shikoni o qorra sa nelt i ngremë ne balonat tona. Balonat tona sundojnë qiellin?!…

 

* * *

I dashtun kjeçë tue kqyrë Marka Pulen tonë të vogël se si u arktote tue lshue për ajr balonën e tij mue me  bahej se kjeçe e se ti  kje Marka Pula em që me penin e fjalës tande të ambël e të  harmonishme … më ngrejshe nalt, a thua se kishe dashtë me fitue ndaj  bast. Nelt  e manelt …

– Kuku për mue … sa nelt …

– Kuku për mue …  aq nelt …

– Kuku për mue … po t’u kputete aj pe !?!? … Kishim me ra picingul! … Picingul!? Tue thye qafën në humnera …

– Pingul maje heshtave, gjambave a ferrave ku ta shtynte balonën tabake më të lehtë e paadresë, flet me nëntekstin mësimdhënës të gjithkohshëm poeti.

Letërsia jonë në tërësi si dhe marka Pulat e Realizmit Socialist në veçanti duke mbijetue në shpirtdhanie i kanë mbush rrotat me spango e përpiqen t’palodhur tue ngjit nelt e ma nelt balonat e tyne. Aty-këtu ata i kanë lidh balonat me lloj-lloj fijesh, telash e kanë veç e veç me mbajt në ajr lart … lart balonat e fjalëve të tyre.

– Mjer ata … Peni po hollohet.

– Mjer ata … mjer ata … ku do bien?!…

– Humnerat çdo ditë thellohen ma shumë. Telat përdridhen e kavot janë ndryshk… Mjer ata, kur të bien picingul! Nuk kam me i pritë posht as Marka Pulat me  borizanat as shpresshkëmit e tyre. Poshtë balonat e tyre kan me u përplas honetë e pafundme në haresat e anonimit të tyne.

Letërsia e  balonave dhe  kritika baltore vazhdojnë edhe sot e kësaj dite kur me aq forcë përçmonte dënueshëm poeti ynë kombëtar. Kujtojmë kritikën e egër Nazif Mamaqit, polemika me Mehdi Frashërin për LAHUTËN. Shekull pas tij  nuk ka arritë me u orientue as me asimilue mesazhet madhore të  korifejve të vet. Në prirjet lindore dhe aziatike literatura jonë kombëtare dhe disa njerëz sado që të  mërzitshmëm e fort të rrezikshëm për kah dhelpnia, dredhia e intriga byzantino-balkano-aziatike, sidomos kundra parimeve të kulturës “oksidentale” “modern” e “liberale” mundet edhe me u plakë nder akademija e universitete e me gjithë këto mos me u kuptue kurrgjasend në dije në kulturë e përparim të popujve të qytetëruem,- thotë Fishta.

Prandaj produkti i mendjes s’tyne del gjithmonë i shëmtuem, garrvaxh e raketik; sado që këto produkte munden me kenë çmue e botue me pare të shtetit, thekson ai. Ai gjithnjë ka qënë i deklaruar kundër këtyre produkteve. Vlerat e vërteta të letërsisë Fishta në kritikat, vlerësimet e opinionet e veta ishte objektiv e i paparagjykime. Kështu ashtë ai në gjykimin e veprave “Endrra e lotë” Asdrenit. Juvenilja e Ndre Mjedës, Visari Kombëtar i At Vinçenc Prenushit, Bleta shqiptare e Thimi Mitkos etj, etj.

Polemikat e tij të viteve 1920-1940 me revistat Besa, Lekaj me Zalvin etj, janë modele madhore të papërsëritshme në kulëturën tonë. Ai debaton me Mehdi Frashërin, analizon Faustin e Getes, vlerëson përkthimet dhe çmon artin e përkthimit të  Koliqit duke e radhitur krye intelektualëve artist. Kritikat e tij kanë në çdo rrethanë një botë të gjërë të frymës shpirtërore që mbjell, mihë e ushqen literaturat klasike. Poeti i madh thotë se krijuesi a interpretuesi para se  me dhanë të rejat e shpirtit të vet duhet me u përpjekë me  u ba i  dijshëm. Por halli ashtë se  nuk del kush i dijshëm po nuk u mundue me  xanë; po si thonë Anzat e Parnasit:

“S’a’ ba i dishëm kush pa hiri

Ndejë pështetë e tuj njefë miza”.

Kritiku i balonistave duket sikur jeton në vitin 2005-2006 në Atdhe e në mërgim kudo shkruhet e vlerësohet litratura, arti e letërsia jonë. Të bën përshtypje si përsëriten gjërat e si Markapulat e letërsisë e të kritikës me lamshat e penjeve, tojave, litarëve e mjete të tjera moderne të fjalës së bashkëkohësisë përpiqen të ngrenë balona të vjetra, të riparuara e të konstruktuara e të përngjashme me gomerët e Babatasit të cilët mbeten prototipat e  gjitha kohërave.

Fishta në gjitha kritikat dhe opinionet e tij që nga debati me ish-kryeministrin serb (V. Gjeorgjeviç) për librin e tij të  paskrupullt antishqiptar e deri te  mbrojtja e argumentuar e vlerave të kulturës sonë tradicionale, parathënien e Kanunit të Lekë Dukagjinit të mbledhun nga Gjeçovi, e deri te vlerësimi objektiv i letërsisë e kulturës botnore. Kudo ai asht një estet e kritik i përmasave të mëdha një hulumtues, gjurmues e studiues i pashembullt që nga  Iliada e Odisea e Homerit, Platoni, Shekspiri, Getja, Petrarka, Haines, Lepopardi etj, etj.

Në studimin parathënës të veprës “Fishta Estetikë e Kritikë”, dr. Aurel Plasari na thotë se “mendimi estetik si dhe ai kritik i Fishtës paraqitet si një nga dëshmitë magjepsëse të atij mendimtari të madh shqiptar që kultura jonë ndonjëherë ka patur”.

Kështu kryegjeniu i letrave shqipe, At’Gjergj Fishta kurr nuk i deshti as nuk i preferoi balonistat e mëdhenj por goditi pa mëshirë dhe egërsisht mohuesit e mëdhenj siç asht fjala për z. Mehdi Frashëri kur i thotë se “Lahuta e Malcis” nuk bahet paçaver vetëm me nji të zgërdhime e me nji të sterpikun pendë. (Hijeve të Parnasit. HD.1932.12)

Po kështu  për poezitë e N.O.Mamaqit Valët e Vjosës. Pra në të gjitha kohërat letërsia, artet dhe kritikat e tyre janë rrezikue e vazhdojnë të vuajnë nga  sëmundjet dhe  ethet e  mohuesve të mëdhenj ashtu si dhe nga  penjët e gjatë të balonistëve, të Markapulave dhe Krygjelapulave të tyre. Letërsia dhe Artet janë shpirt, zemër frymë pavdeksie, vise të arta të blerimeve njerëzore, kritikët si kirurg të tyne duhet me i pa  e me i ba mirë skopitë, grafitë, biopsitë, skandrat e dukshme e të padukëshme të shpritrave krijues, protestues, akuzues e rebelues e pas konsultare e bindjeve shëruese me fillue kirurgjinë e dhimbshme të vlerave. Në të kundërt siç thotë Fishta duke tallur kasaphanët e kritikës, kur thotë “Edhe kasapi mban thikën në dorë e pret mish, nja për nja si kirurgu…

– Por “hanë” kasap, “hanë” kirurg… Mjerisht bashkëkohësia dëshmon se çdo ditë po zvoglohet numëri i kirurgëve të shpirtit e po shtohen kasapët e kasaphanët e tyne të pashpirt e pazemër. Letërsia dhe artet fillojnë e udhtojnë me triumfet qiellore  frymë- shpirt- zemër. Mesa kuptohet në paragrafin e fundit që mbyll kapitullin e KRITIKËS Fishta ka shprehur nji vlerësim të tij që kundërshton ashpër At Justin Rrota, shprehimisht ai dëshmon: “Fort keq më vjen që Justini ia ka lejue vedit me më nëpërkëmbë për terthuer n’at mënyrë në Literaturën shqipe të t’ijën…nuk mund të lejoj qi pikërisht bashkëvllazënt e mi t’i trajtojnë me të përbuzën veprat e mija letrare. Ato janë aq sa janë, as çmimet e At Justinit a t’kujtdo tjetër, nuk munden me i shtue a hieqë një miligram t’vetëm vlerës a s’tyre reale e t’rëndësishme”. Kurse duke analizue tetrrokëshin (1934 dorëshkrim), te vjersha heroike shqyptare (HD1935.4) ai thotë se Calderoni njani nder dramaturgët më të mëdhenjtë e botës me origjinë spanjolle në dramën e tij Dashni mbas deket, -Valori (harap) tue falë me Mendozën, i thotë:

– Të parët e tij, si dhe të mijt, kjenë të gjithë Mbreten.

Mendoza i përgjigjet:

– Por të parët e mi, pa kenë Mbreten vlejshin fort ma shumë se Mbretnit harapë, pse ishin malsorë. Mesa kuptohet e nënkuptohet nga dialogu Mretërit harapë të letërisë vinë që nga thellsitë e shekujve, mesazhe nga Calderoni e Fishta por që sot falë maskave e makiazheve kan ngjyros e zbardh ftyrat. Përballë gjithë Mbretërve harapë të letërsisë sonë Fishta qiellëzoi vlerat e vendit nga erdhi i patretshëm e i pavdekshëm si vetë vendi i njësuem në emrin e tij, në përjetësinë e shpiriti të tij artist. As balonistët as mohuesit harapë nuk e errsuan dot ndriçimin e veprave të tij. Në tempullin e shenjtë të kulturës sonë ku kan bashkëjetue e mbijetojnë gjithë “urithë dhe perënditë”, mi të shpallur perëndi e perënditë të akuzuara si minjtë, pushteti i fjalës mbetet një qerre që ven në lëvizje mbretnitë e padukshme të mendimeve të ideve, të shpirtarave. Për vlerën por edhe përgjegjësinë e fjalës Fishta konkludon në kapitullin “Mbi zeje të fjalës” te paragrafi i titulluar “vlera e fjalës” kur parashtron verdiktin e tij:

– “Fjala ka një fuqi në vetvete, sa mos me ndalë as gjatsia e kohës, as gjanisja e hapsinës, mundet me përmbledh të gjithë kohën në një çast e hapësinën në një pikë, kshtu ajo deperton qiellin i vjen rreth e rrotull rruzullimit dhe na prashtron bukuri e madhni të teja, rison e then kryeneqët e rrashtave ma të fortë të njerzvet”. Fishta na mëson me veprat e tij se kukullat apo thengjitë e hiri i zjarrit të letërisië e artit do të maten me mosqënien si flaka e tymit që shuhet shpejt. Fishta na jep përtej kohrave mesazhin e përjetësisë së krijuesit të shpirtit të lirë kur thotë: njeriu kalbet bëhet hi e pluhen, fjala e tij e vlefshme asht më e gjatë se a, se varri i tij, se gjithçka i përket. Këtë përjetësi nuk mund tia siellin kurr krijuesit, balonistat, markapulat as gjelapulat por as kasapët e pashpirt as mohuesit harapë të kumteve qiellore që i afron botës njërzore shpirti e psika hyjnore e krijuesit, artisit e shkrimtarit të vërtetë. Respektimi i fjalës thotë Fishta asht virtyt ndër popuj të gjytetnuem ku njerëzve të njëmand të letrave u ngrifen permendore të madhnueshme e i lexojnë e i nderojnë si të ishin do hyjni… Prej këtu del konkluzioni i kundërt largpamës i vërtetë se popujt e prapambetur e të pa zhvilluem të pakulturuem lindin në mjerimin e mizerien e vet hyjnitë e rreme, bolonistat e ajrit dhe kasaphanet e mohuesave harapë si kudo në jetë edhe në kulturë e art e letërsi. Fenomeni i majave heroike dhe i ngjitjeve në parajsat hyjnore e qiellore te Fishta sheshtohet njerëzisht e natyralisht duke dëshmue se hiperbolika ka qëllime të lartësimeve shpirtrore të vetmisë por çuditërisht brenda hapsirave të krijimtarisë së tij heroizmi i Lahutës së malësisë zbret në deheroizmin fatal, ironik, saterik e sakazmik siç ashtë vepra Gomari i Babatasit. Ky nelsim shpirtëor, përballë uljeve në ferr asht dëshmi e thyerjeve të mëdha që mund t’i përjetojnë vetëm talentë gjenialë të fjalës së lirë. Vepra shumë dimensonale e Fishtës edhe atje ku duket se qielli takon me tokën, atje fillon një qiell e një tokë tjetër e kështu me radhë, frymëzon lexuesin, lundron në universe të reja me mesazhe gjithëkohore e gjithë njerëzore. Ky fenomen shfaqet te Fishta e folklori, te Fishta e gjuha, te Fishta e estetika, te Fishta e kritika, te Fishta e muzika, te Fishta e poezia, arkitektura, teatri, politika të trajtrua prej tij. Fishta asht një univers brenda të cilit zgjohen universe të bashkëkohsirave të reja. Përball këtij fenomeni të ringjalljeve kristiane ndodhet sot universi polidimensinal e veprës së kohërave të letrave shqipe poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishtës në nderimin te të cilit tentova këtë studim ese gërmuese me përpjekje për të nderue me mesazhet e tij gjithëkohore në letërsi, estetikë e kritikë por edhe në zgjimin e orientimit e shpirtit të vetëqënies. Lum ata që mundohen me u ngjitë në malet më të larta të artit Fishtian. Por siç thotë vetë Fishta në veprat e veta «Shënime Estetike»:

– Mbi natyrë të artit e shija estetike, dy rruzullimet, artisiti i vërtetë duhet me i ngjit malet mbi krye, e me u petzue nën peshat e tyne, o me dëshmue se geni madhnues i tij i ban ato pjesë të rruzullimit shpirtnor.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s