Poezi nga Demush Mehmeti

 

13151631_935178176600165_7486346641066178560_n (1)

Poezi nga Demush Mehmeti

 

 

JU LUTEM

 

Dhe po ndodhi të çmendëm unë

Ju lutem më lini të qetë

Po ndodhi u bëra krejt kokë krisur

Juve prapë ju dua njësoj

Të huajin unë do e çmoj

Dhe kur jam krejt i qetë ligësinë urrej !..

 

 

PËR SHPIRTIN E TYRE

 

Për të madhërishmit e madhështive

Vetëm përkulu e hesht

Më mirë është mos me folë

Po ndodhi …

Të lutesh për shpirtin e tyre

Lutu e  ndero sa me më pak fjalë

S’ ka fjalë që kap, nxe gjithë madhështinë

Ta duash origjinale

Thellë ndjeje të virgjër si është

Krejt të pastërt e të pandotur me fjalë.

 

 

PA KUFI

 

Nuk i pelqej gjërat e numëruara

Për veten time, as për ty

Njëqind vite të caktuara jetë nuk i dua

Që do mbarojnë një ditë

Dua lirinë e plotë dhe të pa kufi

Me ditët e ndritshme dhe pa fund.

 

 

NUK GUXOJ

 

Sa shumë po e madhëroj gëzimin

Jo se jam dhe aq sevdalli

E dini…

Majin e kam zonë të rrezikshme

Nuk guxoj ta shprush mërzinë

Po bana e nxjerr lot

Dhe kënga e bukur mbetet e pakuptimë!

 

 

MALLKONIN

 

Gjuha në gojë tu thaftë

As me gisht mos mujsh me folë

Mallkonin nënat tona

Vetëm për një të ligën fjalë thënë !

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s