RRËFIMI I REXHEP BUNJAKUT, TË DËNUARIT ME VDEKJE SI 18 VJEÇAR / Intervistoi: Vera Pelaj

 

13119096_1041518675886986_5795977433669937835_n

RRËFIMI I REXHEP BUNJAKUT, TË DËNUARIT ME VDEKJE SI 18 VJEÇAR

 

Intervistoi: Vera Pelaj

 

 

88-të, vjeçari , Rexhep Bunjaku, është autor i librit “Kosova, Besa dhe Tradhtia”, i botuar në vitin 1998. Në këtë libër, ato që i përshkruan ai, janë copëza të përjetimeve personale e kolektive, nën sundimin e ish Jugosllavisë. Zbardh fakte dhe rrëfen të vërteta historike. Rexhep Bunjaku, ish i burgosur politik në ish Jugosllavi, i dënuar me vdekje që në moshën 18-të, vjeçare, përjetoi dhe prangat 17-të, kilogramëshe të ish Perandorisë Otomane, të cilat i mbante në këmbë, që ishin pjesë e torturave ndaj tij dhe shokëve. Në intervistë për Radio Kosovën, ai thotë se duhet të jemi krenarë që jemi shqiptarë, sepse jemi i vetmi komb që nuk kemi bërë krime.

 

   – Z. Bunjaku, keni botuar në vitin 1998 librin “Kosova, Besa dhe Tradhtia”. Ky libër erdhi si rezultat i përjetimeve të juaja të mundimshme me vite të tëra. Pse vendosët ta botoni?

 

Rexhep Bunjaku: Iniciatore, që ta botoj këtë libër, ishte Diana Toska. Nuk e kisha mendjen fare të dalë më shkrime, mirëpo Diana insistoi me këmbëngulje dhe më tha: ke obligim moral të dalësh më një libër sepse je pjesëmarrës i luftërave tona tragjike për liri dhe pavarësi. Pas kësaj, vendosa të dalë me shkrime shkurtimisht.Ditë për ditë duke shkruar, i thashë vetës pse mos të dalë me të vërtetat që I kam përjetuar bashkë me shokët e mi. Historia jonë e mëhershme është tepër tragjike si komb shqiptar.Ne, që nga viti 229 para Krishtit, kur kanë depërtuar legjionet e para romake në tokat ilire e deri në vitin 1912 kemi qenë në skllavëri, 600 vjet nën perandorinë romake, 1 mijë vjet nën perandorinë bizantine, e 500 vjet nën perandorinë otomane dhe afër 100 vjet nën miniperandorinë greke dhe serbe, pra gjithë jeta na ka shkuar në luftë për ekzistencë. Për këtë dhe vendosa të dalë me libër aq sa mundem për vetëm një segment të vuajtjeve tona mijëvjeçare.

 –  Keni qenë veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, që ishte Lëvizje politiko –shoqërore. Cili ishte aktiviteti juaj në këtë Lëvizje dhe pse u krijua?

 

Rexhep Bunjaku: Ne, u tradhëtuam! Jo njëherë, nga miqtë dhe armiqtë.Për këtë arsye e titullova librin “Kosova, besa dhe tradhtia”.Për shqiptarin, besa ka qenë institucion i fjalës së dhënë, mirëpo gjithmonë kemi qenë të tradhtuar.

 – Nga kush konkretisht?

 

Rexhep Bunjaku: Nga armiqtë, por mjerisht dhe nga miqt.Të inkuadrohesha në Lëvizjen Kombëtare demokratike Shqiptare, ka qenë shkaku që u transferova nga Kaçaniku në Ferizaj. Me mua ishte njëfarë Jovo Bajat.Ai, i bindur se dhe në shqiptarët jemi kriminelë.Me afsh dhe me një krenari të madhe, tregonte se si i kanë ekzekutuar shqiptarët. Ai thoshte: “ I kryqëzonim në shpinë sikurse Krishtin. I merrnim hunjt, i rrahnim dhe nga stërpikët e gjakut të tyre, mbulohej dhoma.Ndërsa ne, binim në ekstazë”. Më besoni, unë kam qajtur me dënesë duke dëgjuar atë. Dhe, aty u betova. Jam betuar se edhe me dreqin e mallkuar do të punoj kundër këtij regjimi. Ky ka qenë shkaku kryesor për këtë devijim nga vija e Lidhjes Komuniste.Mandej, njëherë kur shkova në depo, kam parë tirqi e xhamadanë të përgjakur, nga masakrimi i shqiptarëve, atëherë u praptua gjithçka tek unë, edhe shpirti im.

 

-Sa ishte e vështirë, në këtë situatë, të merreshe me aktivitete politiko-shoqërore ?

 

Rexhep Bunjaku:Duke marrë parasysh regjimin monist, sepse ka qenë një parti që sundonte në Jugosllavi dhe diktatura proletariate ka qenë në kulminacion në Jugosllavi, sidomos ndaj shqiptarëve. Edhe ndaj të tjerëve, por ky regjim ndaj shqiptarëve ka qenë veçanërisht gjakpirës. Unë me shokët, kur u inkuadrova në Lëvizje, Hasan Bilalli, Abdullah Musliu, Azem Morana, më kanë informuar rreth krimeve mbi shqiptarwt e mw pastaj edhe vet jam interesuar dhe kam mbledhur tw dhwnat se janë masakruar 48 mijë e 130 shqiptarëgjatë viteve ’44 – ’45. Ajo ka qenë tragjedi e madhe. Gati 5% e popullatës është masakruar. Në ’48-ën, kur është bërë regjistrimi i popullsisë, kanë dale 800 mijë shqiptarë. Mbi 5%, afër 6% shqiptarë janë masakruar pa gjyq dhe kanë qenë masakra të tmerrshme. Pastaj, rrëfimet që i kam dëgjuar në burg nga të burgosurit, që ishin aty nga e gjithë Jugosllavia!

 

Ju edhe u burgosët nga regjimi i atëhershëm jugosllav. Sa vjet bëtë burg dhe pse?

 

Rexhep Bunjaku: Kur u inkuadrova në Lëvizje në vitin ’45, nëpërmjet Qemail Skënderit, i cili ka qenë zëvendës i kryetarit të Komitetit Qendror, jam burgosur më 16 gusht 1946. Ka qenë vapë e madhe dhe isha me një këmishë me mëngë të shkurtëra.M’u afruanoficerët e UDBs e mëthane:”Eja me ne se kemi një pyetje”.Më burgosën.Nga aty, kam dalë pas 15 vjetëve e një muaji.Pra, ajo bisedë zgjati 15 vjet e një muaj.Pesë muaj, unë isha me ato rroba që kisha në trup kur më burgosën.Tërë këtë kohë kam qenë pa shtrojë e mbulojë, që i kam kaluar në Ferizaj.As vet nuk e besoj që ende jam gjallë. Fati im, Esat Lubishta që ishte edhe vet i burgosur, ai dhe Zotimë ringjallën. Ai me bukën e vet më ka ushqyer, seunë pata rënë, isha në komë, nuk kisha vetëdije. Indjeva do pika. Ai më kishte marrë në prehër dhe po qante.Esat Lubishtën e pata njohur në Kaçanik në vitin 1945.E gjykon njëfarë Shaban Smirën. Esat Lubishta ka pasur një mantel ngjyrë vjollce dhe serbët si serbët, ishin mbledhur gati nga të gjitha komunat aty, bërtisnin: smërt, smërt…kurrë nuk e harroj atë moment! Ai u çua sikur titani dhe klithi: pse bërtitni sikur shtazë! Në atë kohë, në ’45-ën, kur ishte rrezik I madh tw reagosh kundwr masws serbe. E ai njeri, fati im, ka ardhë në dhomën time. Edhe diçka shumë interesante. Isha duke pare ëndërr se si erdhi gardiani dhe e pyeti si quhej dhe ai i tregoi. Gardiani i thotë:”Merri rrobat dhe dil jashtë”. Pa përfunduar ëndrrën time, ka ardhë gardiani, e ka marrë dhe ka dalë. Ai, së pari ka shkuar në shtëpinë time që t’iu tregonte që jam gjallë, pastaj në shtëpinë e vet. Zoti e bekoftë atë dhe familjen e tij. Kurrë nuk e harroj këtë njeri trim dhe bujar.

 

Vetëm si 18 vjeçar u dënuat me vdekje. Si e përjetuat këtë shqiptim të dënimit?

 

Rexhep Bunjaku: Nuk e kisha shijuar jetën që ta mirrja tragjedi atë punë. Më besoni, kur më dënuan me vdekje, kryetari i gjyqit me pyeti:”A je i kënaqur me dënimin”.Gjyqi ushtarak ishte ai qw më dënoi. Çfarë cinizmi! Unë iu përgjigja:”Unë jam i kënaqur por tani ju pyes unë se a jeni ju të kënaqur që më keni dënuar për vdekje-pushkatim?!”Kur po e shoh babain tim, se më dënuan pa publik sepse gjykimi ishte sekret, i pyeta:”A bën të bisedoj me babain tim meqë e paskeni lejuar të merr pjesë në gjykim?” Më thanë po, por jo me përqafime! U thashë se e dija këtë! Babai u afrua dhe po qante.“Baba, i thashë, mos qaj se nuk të kanë hije lotët”!“Po bre bir, më tha, sikur të isha dhe unë në vendin tënd nuk do të qaja, por unë jam prind”, më tha. Nuk i harroj kurrë ato fjalë të babait tim.Nuk e kisha përjetuar jetën, prandaj nuk më ka bërë ndonjë përshtypje.

 

-Në librin tuaj “Kosova, besa dhe tradhtia”, e keni përmendur edhe izolimin. Çka ka qenë ky izolim?

 

Rexhep Bunjaku:Izolimin e kam përjetuar në Nish, jo në Prishtinë. Pasi e vërtetoi aktgjykimin Gjyqi Ushtarak Suprem, pritej në çdo moment të më pushkatojnë. Ishim pesë persona me dënim për vdekje, pesë shqiptarë: Jusuf Visoka, Abdurrahman Gërguri, unë Mulla Ramadan Govori edhe Sabit Qazim Llashtica.Të pestët kemi qenë për vdekje-pushkatim dhe të pestëve na zëvendësuan dënimin me nga 20 vjet burg të rëndë sepse, ndërkohëi kapën udhëheqësit kryesuesor të Lëvizjes: Gjon Sereqin, Ajet Gërgurin, Osman Bunjakun, Ukë Sadikun, Hilmi Zariqin. Të gjithë i pushkatuan, përpos Zariqin. Neve na falën jetën. Është intersante,ishte afruar dita e pushkatimit kur erdhi një plak dhe më thotë: Bunjak, a bën të lahesh? Mendova se e kishte për të më hequr preokupimin për pushkatim. I thashë: ore burrë, ka shtatë muaj që trupi im nuk ka pa ujë! Si të lahem me pranga në këmbë?! I kishim prangat e Perandorisë Otomanë 17 kg të rënda. Më tha, mos u mërzit për këtë. Zgjati këmbët….Më bësoni, 5 minuta kam qenë lakuriq, me pranga në këmbë. Sikur të më thoshin Rexhep Bunjaku, shko në shtëpi dhe zhvishu, nuk do të dija.Tash e di, se e përjetova. Më kanë marrë, më kanë larë dhe më kanë veshur duke i pasur tërë kohën prangat në këmbë. Atëherë m’u ka kujtuar se pse insistuan! Si mysliman, të mos më çojnë në pushkatim pa u la. Kanë filluar 70 burra të qajnë me dënesë. Isha i ri, 18 vjeçar. Edhe këtë e kam përjetuar!

 

– Si i duruat të gjitha këto tortura? Çka iu mbante në burg?A kishit libra të lexoni që ta kaloni kohën duke lexuar ose duke shkruar?

 

Rexhep Bunjaku: Isha i ri dhe përballova të gjitha ato vuajtje. Por, patëm dhe fat në Nish që nuk kishim cenzurë në gjuhën shqipe.Nipi i Mehmet Hoxhës, e ka pasur një shok në burg, Nijazi Doganin, që na pati dërguar tre libra kapitale, “Lahuta e Malcisë”, “Vjershat e Nikollw Ivanajt” dhe “ Lufta e studentëve shqiptar në Çamëri”. Mua më ra në dorë “ Vjershat e Nikollw Ivanajt”, kurrë nuk e harroj. Kanë kaluar gati 70 vjet që nga ajo kohë dhe nuk e harroj. Në faqen e parë shkruan: Mos të besoja që Shqipëria do të rrnojw përgjithmonë, do të doja që Perëndia gjithë botën ta rrënojë. Unë, i inspiruar nga këto fjalë, vazhdova: Mos të besoja se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, do të doja që Perëndia tërë botën ta bëj shkrumb e hi. Për këto katër rreshta, i vuajta tri vjet izolim.

 

-Pse e keni titulluar librin “Kosova, Besa dhe tradhtia”. Kush ju dha besë e kush tradhtoi?

 

Rexhep Bunjaku: Duhet një shpjegim shumë i gjerë, por me pak fjalë, ne, besën e kemi traditë, institucion, por gjithmonë kemi qenë të tradhtuar nga pabesia e fqinjëve, ndërsa ne, iu kemi përmbajtur besës. Kemi mbetur të tradhëtuar prandaj e kam bërë Kosova, si sinonim i një hapësire ku gjithmonë ka vuajtur kombi shqiptar.E kemi pas besën, por kemi qenë të tradhëtuar nga armiqtë.Prandaj e titullova “Kosova, besa dhe tradhëtia”.

 

-Sot jeni gati 88 vjeçar. Çka do t’u thoshe sot të rinjve, politikanëve, shkrimtarëve, meqë kemi arritur ta bëjmë shtetin falë punës suaj, brezave të mëhershëm e tutje, që sakrifikuan aq shumë që sot të jemi këtu ku jemi?

 

Rexhep Bunjaku: Le të jenë krenarë që janë shqiptarë, sepse i vetmi komb që nuk ka bërë krime ndaj fqinjëve, janë shqiptarët. Le të dalë një nga fqinjët që nuk është shqiptar e le të thotë se ja një varr masiv që kabë bërë shqiptarët ndaj fqinjëve të vet, vetëm një jo më tepër. Ndërsa, janë mijëra varreza kolektive me shqiptarë nga armiqtë tanë si grekët, turqit, serbët, kurse shqiptarët kurrë nuk kanë bërë.Për këtë duhet të jemi krenarë. Unë jam krenar që jam shqiptar. Ne kemi luftuar për këtë ditë, të lirë jemi, të pavarur nuk jemi, të most a mashtrojmë veten.Nuk jemi të pavarur as ekonomikisht e as politikisht. Por, jemi më mirë se sa kemi qenë. Nuk kemi frikë se do të tëburgos serbi. Në Kosovë, çdo serb ka pas të drejtë të burgosë shqiptarë, të rrah shqiptarë, të vrasë shqiptarë dhe të mos përgjigjet.Sot, së paku këtë nuk e kemi, se të pavarur nuk jemi as sot.Por, duhet të jemi krenarë që jemi shqiptarë.

 

-Librin “Kosova, Besa dhe tradhtia”, do ta ribotoni. Çka do të shtoni në këtë ribotim. Çka do të shtoni në këtë ribotim, apo pritet ndonjë libër tjetër i juaji po me këto përjetime, me këto fakte që i keni përjetuar ju bashkë me shqiptarët e tjerë?

 

Rexhep Bunjaku: Pak kam shtuar, vetëm disa gjëra sepse i jam përmbajtur kohës kur është botuar libri. Normalisht tash kanë ndryshuar gjërat, mirëpo i jam përmbajtur thelbit të librit. Tani e kam përmenduar Diana Toskën, e cila është iniciatore që unë kam filluar të shkruaj, e falënderoj që më “detyroi”.Nuk kam ndryshuar shumë.Kam botuar shumë artikuj edhe në të përditshmet tona.E falënderoj edhe Avni Spahiun dhe Sylejman Aliun, të cilët më kanë ndihmuar shumë.E kam në punim e sipër dhe bësoj që shpejt do të dalë libri kundër Kapllan Resul Buroviçit. Është një person tepër negativ dhe sinonim i tradhëtisë. Aq sa kam mbledhur unë, deri tani ai ka shkruar 30-të, libra kundër kombit shqiptar.Ka shkruar kundër Ismail Kadaresë, Adem Demaçit, Agim Gjakovës… kundër kombit shqiptar. Ai thotë se shqiptarët kanë ardhur në Ballkan 1 mijë vjet pas sllavëve. Çka të pret njeriu nga ai! Besoj se shumë shpejt do të botohet.

 

-Diçka për fund?

 

Rexhep Bunjaku: Kisha një porosi, veçanërisht për rininë shqiptare. E para, të jenë krenarë që janë shqiptarë dhe e dyta, të jenë të ndershëm gjithmonë. Tradhëtinë, pabesinë dhe interesin personal le ta shmangin. Pa liri kombëtare, nuk ka as liri individuale. Tragjedia më e madhe është se vet shqiptari del dhe thotë: kombi kosovar! Kjo është: përçaj e sundo. Pra, le të mbisundojë interesi kombëtar.Kjo është porosia ime.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s