Dashuria si kuptim etik dhe estetik në prozën e Lulzim Hajdarit
Nga Agron Shele
Leximi i një libri, kryesisht në prozë dhe me ngjarje të zhvilluara në një mjedis përjetues që e njeh mirë të zhyt në të tjera mendime dhe refleksione . “Vajza që trazoi jetën time” novelë e autorit Lulzim Hajdari, e cila përngjan më tepër me një prozë poetike vjen si prelud i dashurisë së pastër të dy të rinjve, por vjen dhe si narrativitet që përplas tabutë dhe mentalitetin jetë dhe për më tepër shtrin krahët gjeografikë nga një qyetet i vogël në një mjedis dhe kulturë shumë më të madhe e të gjerë. Ndryshimi i modalitetit jetë pas viteve -90 do sillte përpos lirisë e hapësirave jetësore shumë më të mëdha edhe reminishencat e saj, fenomente gati të panjohura për një vend të izoluar dhe traditë të krijuar, që vazhdonte të mbetej përbrenda rregullave dhe fanatizmit të vetë. Një ngjarje e pazakontë përmbys gjithçka dhe e fut jetën e personazhit kryesor në një qerthull dhe labirinth gati të paimagjinueshëm. Kur ky fill jete dukej se ishte këputur dhe nuk mund të rimëkëmbej, lind një tjetër feksje drite, një tjetër shprese, e cila dhe pse në vagëllimë të plotë arrin të kthejë një paqe shpirtërore të përkohshme, paqe që do të krisë shpejt dhe që do e mbajë lexuesin pezull.
Lulzim Hajdari
Një letër që duket se ka çarë akujt e harresës perifrazon fjalë sublime e sëmbuse për atë pjesë kohe të indeksuar is dashuria më e madhe e jetës ( dashuria e parë) sikurse është dhe çorineton personazhin kryesor gjer në skajshmëri. Diçka ka ndodhur, shprish shumë ekuilibra, por narrativiteti përshkus i kësaj novele mbetet tek lexuesi, që e lexon me nje frymë dhe në fund i duhet të ndajë dhe dilemën e konceptit të tij për zgjidhjen e gjithë ngjarjes. Këndvështrimi i hedhur ka për qëllim zbërthimin ideo-artistik të personazheve, inkluidivitetin metafizik të botës së tyre dhe për më tepër përqasjen e tematikës me mesazhet e hedhura. Teatri i zhvllimit të ngjarjeve dhe stili i përdorur kalon nëpër ato modele, e cila e ngre dashurinë në kult, njëlloj si “ Love storie” dhe të shtyn e barit përherë drejt leximit me një frymë, për të kuptuar por dhe lançuar fuqinë që mbart vetëm sinqeriteti i kësaj fryme, e cila trondit dhe ringre tallazet më të fuqishme të asaj pjese të kolorizuar jete, që endet në pafajësinë dhe dhimbjen furtunë. E gjithë kjo novelë është ndërtuar në tre konture bazë dhe mbështetet në luajalitetin e jetës dhe fateve të tre persoanzheve: personazhi kryesor ( Gimi) dhe dy të tjerave ( Anila dhe Laureta ), të cilët në aspektin sekondar plotësohen dhe nga ( Beni + Zonja italiane), plotësim i paramenduar nga autori, për të sjellur ndikimin e mentalitetit të brenshëm dhe atij të jashtëm si ndërgjegjësi kohore e përjetuse, por dhe morale e etike. Të gjithë në unison plotësojnë tablonë e duhur dhe sjellin ato imazhe estetike e letrare, të cilat të bëjnë të depërtosh në subkoshiencë të tyre dhe prej andej të ndash detajimet dhe aspektet që sjell e gjithe kjo strukturë krijuese.
– Aspekti lirik përbën bazën e gjithë kësaj prurjeje letrare dhe ndërlidh kryepersonazhin, Gimin me personazhen kryesore. Anila si dashuri e parë, por që kalon në një kalvar dhimbjesh e të papritura, fatalitet që e çon përtej brigjeve të Adratikut, e theksuar kjo dhe e ardhur në këtë formë nga shkrimtari, jo vetëm si shqetësim individual e intelektual, por dhe problem madhor i një shoqërie të tërë, e cila përballet me fenomenin e prostitucionit, rrëmbimit me dhunë, mashtrimit dhe denigrimit tw jetës së shumë vajzave shqiptare. Luajaliteti i ardhur në forma ditaresh dhe letrash, e bën jo vetëm patetik e prekës ngjarjen, por ridimesionon edhe më tepër fuqinë e dashurisë njerëzore, Një vajzë është rikthyer dhe ka hapur plagë te reja në shpirtin e një njeriu, plagë të cilat do të mbesin përjetë në jetën e tij, dhe ashtu dhimbshëm e tronditshëm ato do kujtojnë përherë se se si lind dhe jeton përjetë një dashuri. Kaq e fortë dhe grishëse është vlera e kësaj ndjenje, sa kapërcen në të tjera kufij, shndërrohet në sindromë dhe çorienton gjithë qënien, e çmend atë, e kthen në një përvuajtje anakronike dhe vetëm aludimet për rikthimin e tij, mund ta qetësoje dhe vendosë paqen e përhumbur. Dhe kështu, si në të fundit kuptim Shekspirian, tragjikja nuk kthen kupa hemmi, por ka hemmuar shpirtrat dhe i ka trazuar ata gjer në limitin e percepitimit dhe ndijimit jetë.
– Aspekti etik ose moral epiqendërzon personazhen tjetër kryesore Lauretën, e cila e koncepton jetën dhe dashurinë e saj brenda kufijve normalë humane e shoqërore. Në këtë znafillë ajo njeh dhe pranon dashurinë e thjeshtë, pa komplekse e paradokse, por në barasvlerë dhe mjedisin pëjetues. E qetë dhe gati në rrjedhë normale kohore, paramendon dhe njehëson jetën me fatin e paracaktuar, por dhe sublimitetin për ta mbrojtur këtë dashuri si një motiv më tepër për tu njehësuar një me familjen e konsoliduar shqiptare. Sigurisht që erërëat e forta të përjetimeve të rikthyera kanë tronditur edhe Lauretën, por si poseduese e besimit dhe shpirtit të pastër njerëzor ajo mbështetet tek rrënjët e forta të moralit kohë dhe etikës humane njerëzore, që dhe portretizon.
– Aspekti shoqëror varion në dy dimesione, dimesioni i përmasave traditacionale të brendshme, përfaqësuar nga Beni dhe dimesioni i një bote shumë më civilizuese, pra të jashtme, sikurse është Zonja italiane. Nëpërmjet këtij personazhi, Benit, si shok, por dhe racionlizues i medaitivitetit kohë sjell imazhet dhe mendësinë kohë të atij qyteti të vogël, por që nuk ndryshon shumë nga mentaliteti përgjithshëm. E gjithë kjo në referim me problematikën jetë dhe mënyrën e zgjidhjeve të problemeve, sipas mënyrave por dhe traditave të kultivuara në ndërgjegjiet; pse jo dhe konservatore. Zonja italiane, si një mishërim i kulturës evropiane, por dhe përfaqësuese e gjithë atyre familjeve në perëndim, që kanë ndihmuar jo vetëm emigracionin e imponuar ekonomik, por shpesh dhe politik, vjen dhe si zonjë humane, e cila ndihmon në momentet më të vështira të jetës një vajzë të pambrojtur, por që ishte bërë pre e rrëmbimit. Karakteri i vajzës shqiptare dhe mirënjohja e pakufi ndaj bujarisë së saj, bëjnë që afiniteti të kalojë përmasat e një bashkëjetse dhe të krijojë raporte gati mëmësie. Ajo befasohet dhe gati nuk e beson, se si një vajzë në emër të dashurisë kërkon të braktisë gjithçka të arritur. Vetëm forca e dashurisë ka magjinë dhe impulset e panjohura që njeriu të sakrifikojë gjithçka dhe ashtu si në përjetësi “ skllav ndjenjash” të kalojë dete e kufij, për të prekur, takuar dhe ndjerë deri në të fundit amshim valën e trazimeve shpirtërore të tij.
Sigurisht që novela plotësohet dhe nga komponentë të tjetë dhe e shtrin teatrin e ngjarjeve në hapësira shumë më të gjera jetësore, hapësira pa të cilat nuk do të mund të hidhte kaq shumë ndriçim dhe elokuencë mendimi dhe e gjithë kjo në funksion të një subjekti të trajtuar me profesionalizëm dhe me shumë dritëthënie për lexuesin koherent.
Duke lexuar novelën “Vajza që trazoi jetën time” të autorit Lulzim Hajdari përhumb në rrjedhshmërinë përshkruse të kësaj lloj proze, sa të bukur dhe aq dramatike, sa grishëse aq dhe ngjyruese, dhe si e tillë kjo vepwr do përcjellë përherë vlerat estetike dhe etike të ndjenjës më të bukur e më fluide njerëzore, atë të dashurisë.





























Leave a Reply