Bilbili i këngës Myzeqare Bruna Sota Hoxha: Tallavaja po degjeneron identitetin tonë kombëtar dhe shijet e spektatorit. / Intervistë nga Raimonda Moisiu.

Bruna1-300x300

 

Bilbili i këngës Myzeqare   Bruna Sota Hoxha:  Tallavaja po degjeneron identitetin tonë kombëtar dhe shijet e spektatorit.

 

 

Muzika është një nga treguesit  më  kryesorë të identitetit kombëtar. Por dëshiroj të shpreh shqetësimin tim,  që padashur në kulturën  muzikore të kombit tonë po vërshojnë   edhe shumë elementë parazitë sikundër; tallavaja, motive orientale,apo shumë këngë dhe tekste  ordinere,  që po degjenerojnë identitetin tonë kombëtar dhe shijet e spektatorit – thotë këngëtarja Brunilda Sota, e njohur në Shqipëri si Bilbili i këngës Myzeqare.

Me zërin e saj të ëmbël, të bukur e të freskët, me talentin dhe mjeshtërinë artistike, Bruna Sota Hoxha, është ndër  artistet më të dashura, të adhuruara dhe të kërkuara në Diasporën amerikane.

E palodhur dhe e përkushtuar, kurajoze dhe optimiste, e dashur dhe modeste, artistja shqiptare jeton e komunikon ndjeshëm dhe natyrshëm mes dy jetëve; jetës në të përditshmen njerëzore dhe asaj artistike.

Kordat vokale i ka të trashëguara nga nëna e saj, e cila kishte një zë të kumbueshëm lirik dhe shumë të bukur. E diplomuar për gjuhë-letërsi, profesionin e mësueses nuk e ushtroi asnjëherë, sepse u dha pas muzikës dhe këngës.

Ai që e futi në rrugë profesionale dhe i instruktoi anën teknike të të kënduarit, ishte dirigjenti i estradës së Fierit, i cili është njëkohësisht edhe bashkëshorti i artistes, Ferit Hoxha, -alias-Riku.

Ka pasur fatin dhe privilegjin që pjesën më të konsiderueshme  të teksteve të këngëve të interpretuara prej saj të jenë të poetëve më të mirë shqiptarë; të Mjeshtrit të Madh Pëllumb Kulla dhe poetit më të mirë të vargjeve lirike shqiptare dhe të festivaleve të RTSH-së,  Arben Duka.

E vlerësuar me cmime kombëtare e ndërkombëtare, e njohur si Bilbili i këngës Myzeqare, mbas një rrugëtimi të gjatë artistik në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Europës, artistja shqiptare zhvendoset përfundimisht në SHBA.

Së bashku me bashkëshortin e saj, janë dy artistë që dalin nga muzeu historik i artit, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Për më shumë ndiqni bisedën me Brunën zhvilluar në SHBA për gazetën DITA.

 

 

1-raimonda

 Intervistë  nga Raimonda Moisiu.

 

 

-Bruna, si ndodhi që muzika u bë pjesë domethënëse e jetës tuaj? Ju vetë vini nga ndonjë familje muzikantësh apo nevoja, koha dhe  dëshira për muzikën?

 

Ëndrrat, dëshirat dhe pasioni  për artin,  përgjithësisht fillojnë të shpërthejnë në moshat e vogla, mbasi në fëmijëri, je më i/e cliruar për të ekspozuar  talentin. Në shtëpinë  tonë, gati cdo natë bënim koncerte. Ne të dyja motrat këndonim këngë të ndryshme dhe audienca me  spektatorë, kishim  pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët na duartrokisnin, brohorisnin dhe na inkurajonin,  për të mësuar më shumërepertory, në “koncertin” e radhës. Dhe që nga ai  moment, unë fillova të këndoja në festivalet e pionierit në qytetin e Fierit, ku gjithmonë jam  vlerësuar  me cmime të ndryshme. Nuk vij nga ndonjë familje muzikantëprofesioniste, por kordat e mia vokale janë të trashëguara nga mamaja ime, e cila kishte një zë të kumbueshëm lirik dhe  këndonte shumë bukur.Dhe pa dyshim ishte merita e emancipuar e prindërve të mij, që më inkurajuan të këndoja, kur dihej  shumë  mirë që prindër fanatikë kanë ndrydhur talentet e shumë fëmijëve,  të cilët sot mund të ishin  artistë të mëdhenj.

 

Na tregoni dicka për historinë e zërit tuaj dhe kush  mendoni se një këngëtare si ju,  e bën të jetë e vetëdijshëme, se si ka qenë zëri i saj,  dhe kur keni filluar të këndoni?

 

Unë kam  mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik në Elbasan për Gjuhë- Letërsi, profesionin e mësueses, që nuk e ushtrova asnjëherë sepse u mora me këngën. Në vitin 1972-ë, në moshën 15-ë vjecare mora pjesë në Festivalin e dytë të këngës së ushtarit në Tiranë me këngën e Agron Xhungës “Dje erdha nga ushtria”,dhe në vitin 1974-r mora pjesë në Festivalin e 15-ë në RTSH,  përsëri me një këngë të Agron Xhungës “Gjithmonë në aksione”. Menjëherë mbas kësaj kënge  fillova punë në Estradën  e  Fierit si këngëtare profesioniste. Zëri vërtetë është pronë e këngëtarit, por ai që e fut në rrugë profesionale këngëtarin, është dirgjenti i cili të instrukton anën teknike të të kënduarit. Dhe për këtë gjë, meritën kryesore të formimit të teknikës së të kënduarit tim, e ka Riku si  dirgjenti i estradës së Fierit, i cili është edhe bashkëshorti im.

 

-Ju keni debutuar në skena të ndryshme në Shqipëri, në Turqi, në Greqi, në Zvicër dhe në Amerikë. Cfarë iu është  dashur për t’u përshtatur në të gjitha këto vende?

 

– Me thënë të drejtën puna më e thjeshtë, ishte në Shqipëri, në atë sistem ku jetonim brenda  kornizave që nuk të lejonin të këndoje më shumë se tre këngënë një premierë. Pamvarësisht nga ato që thashë, unë ndjehem shumë e kënaqur, sepse jam pritur jashtëzakonisht mirë dhe me shumë sukses, si nga spektatori dhe fansat artëdashës fierakë, ashtu edhe nga spektatorët dhe fansat në të gjithë Shqipërinë, në turnetë që ne bënim gjithandej. Ndihem krenare që u largova nga Shqipëria në kulmin e suksesit tim si këngëtare,e cila më dha forcë që të eksperimentoja talentin tim edhe  nëpër botë. Në mars të vitit 1991-ë së bashku me Rikun u vendosëm në shtetin fqinjë, në Athinë, te vëllai im Pavllua.Para se të bëja ndonjë punë tjetër, mendoja që tëprovoja me talentin tim, dhunti që nuk e zotëron kushdo. Nuk mjafton vetëm vokali, duhet edhe gjuha që  unë nuk dija të thoja një “po” se “jo”, në gjuhën greke.Mora  një kasetë,  ku kisha një këngë greke të incizuar shumë mirë në Radio Tirana dhe kështu  shkova bashkë me Rikun,  në një Bar Piano në Kukaqi. Pronari e dëgjoi këngën duke e vlerësuar maksimalisht vokalin tim dhe më tha që mund të fillosh punë që sonte. Më pyeti se cfarë repertori ke, dhe unë i thashë që kam vetëm këtë këngë. Ai qeshi me të madhe dhe më dha një kasetë të tijën me këngë greke dhe më tha që kur t’i bëni 10-ë këngë gati, hajde të filloni punë. Nga t’ia filloja, sic thashë as “NE”, as “OXI”! Na ndihmoi një miku ynë  qipriot, Stavrua që nxorrëm tekstet dhe kuptimin e fjalëve. Dhe këtu merr kuptim të plotë fjala MIRËNJOHJE. Ishte Pavlluaai,  që hapi portën e shtëpisë, Nikua që na hapi portën e Bar Pianos, dhe Stavrua që hapi portën e miqësisë. Punuam me shumë sukses në shumë Bar Piano,Taverna, Buzuqe dhe ishuj të ndrysëem, ku mësova një repertor me rreth 200 këngë greke dhe ky ishte testi i parë që unë bëra me një spektator tëhuaj,  i cili më priste me duartrokitje të papara. Në vitin 1995-1997-ë shkuam në Zvicër  për të punuar në lokalet e komunitetit të Kosovës dhe Maqedonisë. Atje hasëm tjetër vështirësi,vërtetë ata ishin Shqiptarë,  por dialekti dhe repertori ishin ndryshe. Më është dashur  shumë punë që të fitoja edhe zemrat e tyre. Jam krenare që qëllimit ia arrita dhe bëra një repertor me rreth 200 këngë të tjera me dialektin e Kosovës, dhe u prita me shumë sukses në të gjitha lokalet në mbarë Zvicrën. Në vitin 1999-ë erdhëm në Amerikë të ftuar nga Komuniteti Shqiptar i Connectcut ( Kenektikat) për concert.  Dhe këtu vlen një mirënjohje tjetër e thellë, për Romeon, nipin tim, i cili  më hapi  portën e Amerikës. Këtu ne kemi dhënë koncerte në shume shtete të Amerikës  nga veriu në jug, pa përmendur emra,  se janë shumë. Repertori është shtuar shumë me këngë të reja shqiptare, amerikane, greke, turke  dhe latine. Kemi debutuar me mjaft sukses në skena të ndryshme në Shqipëri, në Turqi, në Greqi, në Zvicër dhe në Amerikë.

 

 -Ju jeni e njohur kryesisht për të kënduar këngë të muzikës së lehtë, këngë  të muzikës  popullore dhe serenata? Kush ka ndikuar më së shumti në zhvillimet tuaja muzikore?

 

– Padyshim që nuk është e lehtë. Janë shumë këngëtarë që zotërojnë me sukses vetëm një stil dhe kur kërkojnë të provojnë një stil tjetër ndihen të sforcuar.

 

-Dhe gjatë kësaj karriere tejet mbresëlënëse, a jeni ndjerë ndonjëherë nervoze apo e lodhur?

 

Asnjëherë.Gjiithmone e lumtur, sepse kënaqësitë e  artit  të bëjnë  të harrosh gjithcka.Kur njeriu në jetë bën atë që i pëlqen, gjithmonë është i lumtur.

 

–Do doja t’iu pyesja se në ç’raport është lidershipi  i këngëtares me  muzikën e lehtë  kundrejt asaj popullore? A keni  më shumë liri në interpretim?

 

– Po qe se këngëtari zotëron mirë të dyja stilet, ato janë në raport me njëra tjetrën. Unë ato i zotëroj të dyja me të njëjtin intensitet. Kënga e muzikës së lehtë të jep më shumë liri nëinterpretim,  sepse vetë ndërtimi i saj është shumë më ndryshe nga kornizat e caktuara të këngës popullore.

 

-Është e vërtetë se të gjithë muzikantët ndajnë të njëjtën dashuri për muzikën dhe të njëjtin motivim për punën e tyre? Sa individualizëm mund të përballojnë orkestrantët? Si e gjeni ekuilibrin e duhur mes përformancës individuale dhe përformancës të orkestrëës?Cili është sekreti i komunikimit të ideve tuaja me ta nëkëngën që ju këndoni?

 

– Pa dyshim,  që muzikantet ndajnë  të njëjtën dashuri për muzikën, sepse ata  e dashurojnë atë njësoj. Ekuilibri midis këngëtarit dhe orkestrës në një këngë është elementi bazë që do respektuar me përpikmëri. Është njësoj si në një drame, ku duhen dëgjuar të gjithë personazhet njëlloj pamvarësisht nga rolet  e para, të dyta apo të treta. Shpesh herë këngëtari bën dialog me instrumenta të ndryshëm brenda një kënge dhe është detyrë e të dyja palëve të respektojnë njëri -tjetrin sipas partiturës se arranxhuesit.

 

-A keni shkruar ndonjë tekst këngësh?

 

– Edhe pse kam mbaruar Institutin e Lartë  për gjuhë letërsi, e kam bërë zgjedhjen e  arësyshme, që atë punë t’ia besoj  poetëve të vërtetë, sepse ata janë mjeshtra të fjalës, metaforës, lirikes dhe rimës. Kam pasur privilegjin e madh që pjesën më të konsiderueshme  të teksteve të mija,  të jenë të poetëve më të mirë shqiptarë; të Mjeshtrit të Madh të dramës dhe humorit,  Pëllumb Kulla dhe poetit më të mirë të vargjeve lirike shqiptare, dhe të festivaleve të RTSH-së,  Arben Duka.Vec mjeshtërisë  artistike dhe asaj filozofike, njerëzores e hyjnores, rimës e kadencës, e  stilit poetik,  poezitë e tyre janë pothuajse  të gatëshme për këngë, sepse ata si mjeshtra të ritmit dhe të fjalës së përkorë,  kanë brenda këngës ritëm edhe melodi. Jo të gjithë poetët e kanë këtë dhunti, sepse është ndryshe poezia e zakonëshme dhe ndryshe poezia (teksti) i/e këngës. Megjithatë si mësuese e gjuhës dhe letërsisë nuk rri pa i reduktuar edhe poezitë e autorëve të tjerë të këngëve të mija.

 

A kini nxjerrë  vidioklipe ose albume muzikore? C’mund të na thoni për këtë? Cfarë mund të presin adhuruesit nga këto  vidioklipe e albume  debutues? Cilët janë producentët e tyre?

 

– Sigurisht, kame nxjerrë tre video -klipe. Në vitin 2011-ë këngën popullore “Të jesh Myzeqare” me produksionin muzikor të Hermes Studio,tekstin P.Kulla, koreografinë  Bashkim Braho, xhiruar në Boston me  producentin e videos, Napoleon Studio. Në vitin 2012-ë  këngën balladë “Simbol dashurie” ,produksioni muzikor Hermes Studio, teksti Hermes & Riku, e xhiruar nështetin e Connecticut, USA,  me producentin e videos Napoleoni Studio. Në vitin 2013-ë këngën “Marë moj Marë” me produksionin muzikor të Rik Hoxhës, tekst të P. Kullës xhiruar në Shkup me producent Aleksandër Ristovskin dhe transmetuar nga Supersonic TV. Jam duke perfunduar dy CD,  një me këngë të muzikës së lehtë dhe një me këngë popullore fierake, kjo e fundit  është një dhuratë,  që dua t’i bëj qytetit tim Fierit,  cili mëlindi, më rriti dhe më formoi si këngëtare. Aktualisht po pergatis edhe disa këngë të tjera që së shpejti do i kaloj në YouTube dhe në iTunes.

 

-Jeni një nga këngëtaret Artiste më të preferuara,  të adhuruara e të kërkura në Diasporë. Pjesëmarja tuaj në shumë koncerte dhe evenimente me taban historik e  kombëtar në komunitetin shqiptaro-amerikan, a   mendoni se ka ndikim në rritjen e  erudicionit qytetar, intelektual dhe të identitetit shqiptar në Amerikë?

 

– Pa dyshim që ka rritje,  dhe ndikon direkt nëforcimin  dhe ruajtjen e traditës e kulturës sonë kombëtare. Muzika është një nga treguesit  më  kryesorë të identitetit kombëtar. Por dëshiroj të shpreh shqetësimin tim,  që padashur në kulturën  muzikore të kombit tonë po vërshojnë   edhe shumë elementë parazitë sikundër; tallavaja, motive orientale,apo shumë këngë dhe tekste  ordinere,  që po degjenerojnë identitetin tonë kombëtar dhe shijet e spektatorit.

 

– Dhe cili  është shëmbulli tuaj në shmangien e këtij devijimi? Cfarë repertori këndoni?

 

–  Këngët  e reja që bëjmë herë pas here i seleksionojmë, që të mos kenë nga ato element, sa përmenda më sipër, dhe vec këngëve të reja në repertorin tonë përfshihen këngët më  tipike të krahinave të ndryshme të Shqipërisë nga jugu në veri, si dhe këngët nga Shqipëria tjetër, Kosova,Maqedonia, Camëria, Arbëria dhe Arvanitët. Gjithashtu edhe  këngët më të bukura shqiptare të muzikës së lehtë si dhe pjesë të ndryshme orkestrale të luajtura me profesionalizëm nga instrumentisti Ferit Hoxha-alias Riku- me Sax e Klarinetë. Është detyra e të gjithë muzikantëve të përgjegjshëm që të luftojnë duke e injoruar këtë farë të keqe, që po mbillet në kulturën tonë kombëtare. Në këtë sfidë duhet të marrin pjesë edhe dashamirësit dhe fansat e artit të vërtetë muzikor, të cilët duhet ta injorojnë, njësoj si ne. Është në interes të kulturës kombëtare  që ky virus mediokër të mos mbartet tek ardhmëria, te fëmijët, kjo sfidë njerëzore dhe  historike, që të mos humbet identiteti ynë kombëtar, shqiptar. Ja një eksperiencë e dhimbësjme;  po pergatitesha për koncertin e Vitit të Ri, dhe dikush më pyet nëse do ta bëja një  këngë të re të bukur, e cila  ka dalë tani dhe që quhet “Bomba kanal”. I thashë me sinqeritet dhe interes, që po të jetë e bukur,  pse jo!. Hapa  YouTube-in, dhe shikoj tekstin. C’të shoh, një faqe e tërë  shkruante vetëm- Bomba kanal!Menjëherë iu përgjigja: “Ta dij sikur të vdes dhe këtë këngë nuk e bëj.

 

– Cili  është sekreti tuaj,  që në skenë ti je Poëerful (energjike),  këndon 5-6 orë pa pushim fare?

 

– Djali im Brikeni është personal trainier dhe dietolog, I cili kujdeset me rigorozitet për përformancën time në skenë dhe koncerte live. Unë  i respektoj me përpikmëri të gjitha recetat që ai më rekomandon. Bëj xhim të ashpër cdo dite dhe ha Healthy food.Të dyja së bashku të rrisin rezistencën.

 

– Jetoni në Myrtle Beach të South Carolines në SHBA.  Cfare ju lidh me Fierin?

 

– Më lidh vendlindja dhe e  kaluara, e cila  më bën që të mos e harroj kurrë. Fieri më lindi, më edukoi dhe më formoi, ndërsa unë i fala atij gjithë energjitë e mija rinore, talentin dhe profesionalizmin. I dhurova artëdashësve fierakë tre koncerte recitale, që i lashë t’u tingëllojë në vesh zëri im për shumë vite me radhë. Në Fier gjeta dashurinë e jetës dhe linda një tjetër dashuri, linda djalin tim. Në Fier kam lënë edhe katër varre të prindërve, që më bëjnë të udhëtoj nëpër kujtime. Fieri është qyteti ku unë nisa dhe realizova  karrierën time artistike.

 

-Si nënë, bashkëshorte intelektuale dhe Artiste, si ndjeheni kur dëgjoni për krimin në familje, vecmas dhunën ndaj gruas?Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?

 

– Nuk ndihem aspak mirë përballë këtyre fenomeneve kaq mizore. Unë jetoj në SHBA-ës,  ku ligji funksionon në lartësinë e duhur, vecmas në favor të femrës. Fenomene të tilla  ndodhin edhe këtu me  raste  të rralla, por ligji vepron me shpejtësi dhe është me pasoja të rënda për shkaktarin e dhunës. Ndoshta ligji është edhe në Shqipëri,  por nuk e dij,  se si dhe  sa vepron. Që të respektohet ligji, nuk duhet ta dijë vetëm ai që e miraton ligjin,por ligji duhet t’i prezantohet popullit, me qëllim që ai ta respektojë dhe të dijë pasojat.

 

 

-Gjërat janë duke ndryshuar në rrjedhën e muzikës komerciale. Cfarë mendimi kini për këtë?

 

– Muzika komerciale është një ereken që nis nga Amerika në drejtim të Europës dhe gjithë botës. Erekenët asnjëherë nuk zgjasin shumë, mbarojnë ciklin dhe pushojnë. Cdo gjë pa vlera  për shoqërinë vdes shpejt. Si kushdo në botë edhe tek ne do eksperimentohet, mendoj se nuk është shumë për t’u shqetësuar,janë abuzime ordinere në muzikën e kohës për të tërhequr vëmendjen e disa artistëve pa shumë vlera.

 

-Cili është instrumenti muzikor i preferuar i juaji? A mund të luani me të?

 

– Këngëtarët përgjithësisht i duan të gjithë instrumentat, sepse ato së bashku janëpjesë e  këngës, por unë jam e dashuruar me instrumentin e saxit,  mbasi ai është instrumenti që luan i dashuri im i zemrës Riku, dhe unë luaj vetëm me të. (Qesh). Unë vetë nuk e zotëroj asnjë instrument, përvec atij të kordave të mija, përpiqem të bëj mirë anën vokale, dhe po t’i vesh re asnjëherë“canta autorët”  në gjithë botën,  nuk janë më  të mirë në vocal, se sa këngëtarët e mirëfillt. Ky është fakt i pamohueshëm.

 

 -Çfarë mëkati i njihni vetes si këngëtare që i përket   dy kohëve, para dhe pas ’90-s ?

 

– (Qesh). Vetes nuk i  njoh asnjë mëkat, por i njoh sistemit të atëhershëm,  që nuk na lejoi këtë  hapësirë që ekziston  mbas ’90-s,mos lejimin e nxjerrjes se CD-ve të cdo këngëtari që të kishte mundësinë gjithsecili prej tyre, të tregonte veten se kush ishte, dhe sa i pëlqyer dhe i dashur do të ishte për publikun, por zgjodhi modelin më primitive, që bëri një festival në vit dhe bënë monopolin e vetëm të disa këngëtarëve dhe kompozitorëve të preferuar të tyre, dhe pa kritere.

 

-Vizitoni shpesh  Shqipërinë? Si e përjetoni këtë situatë që prek të gjithë të larguarit jashtë vendit?

 

Në  Shqipëri për herë të parë mbas ikjes sime,  që në mars të 91-shit,kam shkelur në nëntor të vitit 2012-ë,  e ftuar nga Bashkia e Fierit, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes se Pamvarësisë, ku së bashku me orkestrën e viteve ‘80-’90-ë,  nën drejtimin e instrumentistit, Rik Hoxhes shfaqa koncertin tim recital “Malli për Atdhe,  i cili u prit me shumë interes dhe pati sukses.

 

 -Kush është Brunilda Sota Hoxha? Cfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një grua  se është e dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?

 

Dashuria për mua është një nga ndjenjat më të bukura që egziston. Pa dashuri nuk do të kishte jetë. Një grua e ndjen veten të dashuruar kur ka gjetur lumturinë e saj.Dhe kjo lumturi është llotaria më e cmuar,  që mund t’i bjerë njeriut,  njëherë në jetë. Unë e ndjej veten me shumë fat që gjeta lumturinë  në dashurinë time, e cila vazhdon të jetë po njësoj e freskët dhe e bukur si dikur.Poezi për dashurinë nuk kam shkruar, por kendoj tekst  të bukur të Arben Dukës; “Kam një ditë që s’të kam parë/ Malli shumë më ka marrë/Dhe po të vonohesh edhe një ditë/Do t’me duket sa një vit/.

 

– Jeni  vlerësuar me çmime në muzikë dhe vlerësuar me cmime honorifkë për kontributin tuaj të cmuar qytetar e intelektual. Ndjeheni  e kënaqur?

 

Jam dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1989-ë. Në ‘91-shin u largova nga Shqipëria dhe thonë që iikuri,  është njësoj me të vdekurin. Thonë e cfarë nuk thonë, që  të marrësh ndonjë vlerësim në Shqipëri,  duhet të propozosh vetë për veten tënde,  dhe pastaj duhet të jesh atje qe t’i ndjekësh vetë të gjithë procedurat,  deri sa të marresh atë që dëshiron,  ti vetë. Ndjehem e kënaqur me artin që bëj dhe me vlerësimin që më bëjnëdashamirësit dhe fansat, vecmas  në  tërë Amerikën.

 

-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….

 

Mesazhi im për inteligjencën Shqiptare është; “Inteligjanca shqiptare në të dyja kahjet e Atlantikut, të mos  rrijë dhe jetë  indiferente si deri më tani, për fenomenet negative që ndodhin në Shqipëri, të mos të mpleksen me interesa të ngushta personale sepse atje merr fund inteligjenca,dhe t’i marrin sa më pak atij vendi dhe t’i japin sa më shumë në të gjithaaspektet dhe fushat  që  zotërojnë. Dhe mesazhi i fundit është për ju zonja Raimonda Moisiu. Faleminderit që ne të përzgjedhurit e radhës në intervistat tuaja interesante, të jem edhe unë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s