TEMPULLI I AFËRDITËS APO FESTA TË HARRUARA TË TRASHËGIMISË KULTURORE?! MUND TI SHTOHEN SARANDËS?!! / Nga Halil Shabani; shkrimtar, historian, arkeolog

 

TEMPULLI I AFËRDITËS APO FESTA TË HARRUARA TË TRASHËGIMISË KULTURORE?! MUND TI SHTOHEN SARANDËS?!!

 

 

 13153498_983752478407695_619616579_n

Nga Halil Shabani; shkrimtar, historian, arkeolog

 

 

Të flasësh për Sarandën nuk është aspak e thjeshtë;lashtësia, ndërtimet, arkitektura, dokumentacioni, besimet dhe emërtimet e qytetit, pra ka shumë ndërlikime në këtë qytet  dhe ndaj themi që është e vështirë të flasësh, por jo të heshtësh. Saranda gjatë historisë dhe identifikimit të sajë duke kaluar gjashtë emërtime , por , ai , emri që ka qëndruar në sundim dhe ka mbartur kulturat më të hershme  e mbizotruese, është emërtimi “Onhezmi”. Si specialist i arkeologjisë dhe historisë, mora lapsin të shkruaj për “TELEGRAF” nisur nga situata që qyteti përjeton kohët e fundit me çeljen e punimeve për kanalizimet e ujit të pishëm në qytet, ku gjatë punimeve po dalin në dritë edhe elemente të kulturës antike të qytetit e cila përbën një mundësi më shumë për të treguar më shumë nga ato që mund të jenë shkruar shumë në periudhën e lashtësisë, por që ende nuk është zbuluar…si “Tempulli i Afërditës”, mozaike të ndryshme e të tjera vlera atikiteti. Për ta njohur më tepër “ONHEZMI”-in duhet punuar në dy këndvështrime: 1-Gërmimet arkeologjike që janë kryer tek “ONHEZMI” deri tani. 2-Njoftimet e shkruara apo dokumentacioni i ONHEZMIT në shekuj.

Së pari, veçojmë zbulimet e L.Ugolinit për kapitalet korintik dhe kollonat e mermerit, muret e kalasë dhe periudha romake si dhe të arkeologut të mirënjohur shqiptar , Dhimosten Budina, për shtatë mozaikët e kulturës romake , varrezat romake, enë, monedha , etj.Por është edhe arkeologu sarandjot, Kosta lako, me studimet e tij për kalanë e Onhezmit, historiani Belul Korkuti për mozaikët romak dhe shumë gjetje të tjera, këto në prani të gërmimeve arkeologjike  të viteve 1970-1990, studime të cilat janë të botuara në revistën arkeologjike”ILIRIA”, “Studime Historike” si dhe në buletine të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe organet e shtypit të kohës së monizmit. Por gjithashtu ka edhe shkrime e dorëshkrime të autorve të lashtësisë para pushtimeve romake, siç janë ato të Ptolemeut, Cicëronit, Dionisit, Martin Like etj. Për shkatërrimin e ONHEZMIT ekzistojnë dokumente të vitit 551 nga Ostrogotët, në 877 nga Saraçenët, pushtimi bullgar në 1034, dokumentacione kishtare për qendrën pishkopale të Onhezmit, nga pushtimet turke të vitive 1419, pushtimet italiane 1939 etj. Ndërsa për periferinë e Onhezmit, Manastiri i 40 shenjtorve që i dha emrin e sotëm Sarandës, manstir i ngritur në shekullin e VI, ku arkitektura e rrallë apo unikale e hasur sot në këmbë nga ndërtimet e perandorisë romake.

Sot Saranda ka shtatë monumente kulture me status të veçantë: 1-Muret tek kalaja e Onhezmit, 2-mozaiku tek PTT, 3-porta hyrse, 4-Manastiri i 40 shenjtorve, 5-kalaja e lëkursit, 6-tempulli i Metoqit dhe banesa romake në Çukë.

 

PO Ç’ FARË I MUNGOJNË SOT SARANDËS NGA ZBULIMET ARKEOLOGJIKE DHE DOKUMENTACIONI I SHKRUAR?!

 

Dionisi i Harlikonasit ka shkruar”Trojanët prej Buthrotit(Butrinti i sotëm-shën im A.M.) duke ndjekur anën e detit, arritën tek limani i Antrisë e që sot ka një emër të paqtë. Ky duhet të jetë Onhezmi. Dhe prej këndej, pasi ndërtuan foltoren e Afërditës, çan detin Jon. Nga shtatë mozaikë të zbuluar në vitin 1970, kanë ngelur vetëm dy.

PRA!

Zona”A” e qytetit të Sarandës në hartën arkeologjike, zonë e mbrojtur me ligj, sot është e pambrojtur, pasi janë bërë ndërtime pa kriter: muret mbrojtëse të kalasë së Onhezmit nga 850 m, sot kanë ngelur vetëm 85 m. Dhe këto kryesisht në anën lindore e veriore. Tjetra!Jo më shumë se 200 m. Linear rrugë e pa asfaltuar sot pengon vizitorët vendas e të huaj si dhe turiatat, të vizitojnë Manastirin e 40 shenjtorve e cila është vlersuar, sëbashku me qnedra të tjera të këtij pellgu , si më të vizitueshmet e të parapëlqyerat. Ndërkohë që dokumentacionet dhe studimet e botuara ndër vite e konsiderojnë me emërtimin “Muret e kalasë dhe Bazilikë e Madhe”, ministria e kulturës dhe instituti i mbrojtjes së monumenteve të kulturës e konfodojnë vetëm me termin “Sinagogë”-kishë ebraike. Mendimet e specialistve për këto emërtime , pas gërmimeve të viteve 1990, janë të dyzuara.

 

 PO SOT?

 

Ndërsa që nga krijimi i Bashkisë së Sarandës(1923) e në vazhdim, si festë e banorve të Sarandës është përzgjedhur vetëm “festa e midhjes”. Por a kanë krijuar në vite të ekzistencës festa të tjera banorët që nga Onhezmi, 40-shenjtorët, Porto-eda, Zogaj,  dhe Sarandës së sotme?

 

E VËRTETA

 

Përjashtuar festat e pasluftës së dytë botrore, para kësajë lufte, banorët e komitetit ortodoks zhvillonin festën e 9 marsit, kjo për ndet të ditës së flijimit të ushtarve romanë në dhomat e akullta pasi nuk pranuan të ndërronin fenë, dhe ky nderim bëhej nëpërmjet një pelegrinazhi. Madje vinin aty , atë ditë, edhe banorët e fshatrave përreth, edhe nga Delvina.Dhe ky pelegrinazh zhvillohej nga qyteti tek manastiri i 40 shenjtorve.

 

SHQETSIMI I SOTËM

 

Po për foltoren, apo tempullin e Afërditës-perëndeshës së bukurësë, kur ekziston dokumentacioni i shkruar, për Sarandën sot nuk do të thotë asgjë?! Nëse do të thellohemi në këto dokumentacione, zbulime arkeologjike dhe prurje nga Onhezmi tek Saranda e sotme, për trashëgiminë kulturore që bart Saranda, institucionet e sspecializuara  qëndrore, drejtoria rajonale e Vlorës, këshilli bashkiak i Sarandës apo bashkia Sarandë, kanë shumë mundësi të japin një deduksion të plotë për festat e trashëgimisë kulturore që sistemet politiko-shoqërore i kanë harruar, apo larguar nga jeta e banorve. Po ashtu, kjo duhet përmendur dhe duhet kujdes, çisterna apo depozita e ujit,e zbuluar këto ditë nga punimet e ujsjellsit të ri, depozitë që i përket periushës romake, i ka të gjitha gjasat për status të veçantë.

Saranda, me një histori të pasur, trashëgimi kulturore të gërshetimit të kulturave, me shtatë statuse për monumente të veçanta, kur do ti shtohen panaire, festa mbi bazën e trashëgimisë kulturore? Sikur të ndodhë kjo, Saranda do të shëndrrohet në një qendër edhe më të madhe turistike.

Zbulimet rastësore që kanë dalur sot nda punimet për kanalizimet e ujsjellsit(sterë romake, kollonë mermeri, objekte të tjera) të cilat menaxhohen mirë nga specialistët e ngarkuar(Por me urdhër të dytë janë mbuluar-shënimi im-A.M.). Veçse vëmendeje të madhe , qoftë edhe të një blloku guri të punuar, mund të çojë tek Tempulli i Afërditës.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s