NJË LAMTUMIRË PA PRITUR E KUJTUAR / Poezi nga Petrit Sulaj

 

petrit sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

 

NJË LAMTUMIRË PA PRITUR E KUJTUAR

 

Dje isha kafshatë e hidhur, për trishtimin e uritur
një zemer që ka fut rrënjët drejt e në kripë,
krunde misri për krejt zogjtë që plagosi dimri,
gur shtufi për t’ futur themelin krejt dashuritë.

E dashur, ti nuk do të vdesësh kurrë për mua,
vdekja të ka bindur tashmë se i duhesh jetës,
një lamtumirë në mëngjes, pa pritur e kujtuar
është ftesë inteligjente për një rifillim të zgjuar.

Sot jam kafshatë e ëmbël për trishtimin e ngopur,
një zemër që di të gjejë dhe mjaltë në kripë.
jo, nuk mund ti bëj ballë nevojës për të pritur
u shartoka me dhimbje jeta, duke të pritur ty.

Deri sa të kthehesh e kam paguar ajrin
të përqafojë vetëm ty, si zgjuar si në gjumë;
në kopështin tënd trëndafilin më të bukur
e kam joshur të profumojë vetëm timen aromë.

Degët e blirit lulëzuar pranë dritares tënde,
thyer mbrëmbë nga furtuna e paparë,
janë duart, këmbët e krejt gjymtyrët,
dhjetë gishtrinjtë e mi me gjithë krahë.

E kam paguar diellin të bëjë qëndismën
më të bukur të botës, pas hijes tënde
dhe hënën, një nishan më shumë në gushë;
buzët i kam mbjellë ngado ti hedh këmbët.

Maçoku që po të vjen përkëmbësh këtë çast
me vështrimin tim, ushqim i kam dhënë.
Jam unë ai gargulli që sheh në majë të selvisë
në më të lartën e kopshtit, po ndërtoj folenë.

Nëse nuk funksionon as kjo alternativë
e fundit, nuk ka më tjetër zemra ime loçkë
kokëngulthi do hidhem pa menduar dy herë
aty ku më pret gati, varri i hapur në tokë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s