Poezi nga Anila Mihali Qirjazi

anila Mihali

Poezi nga Anila Mihali Qirjazi

 

 

ZËRI YT

 

I bëj shtrat të ngrohtë lulesh

Ato nota shpirti plot aromë.

Plot butësi e prekje mëndafshi

Qiellin e mbledh mes duarsh .

E hap një shteg për imagjinatën botë…

Na presin aty ca rrugë heshtjelpotë…

Prej prekjes psherëtimë prushëruar

I fikëm yjet të gjithë

Me xixëllonjat e syve nëpër labirinth.

 

Zëri yt magji këngëtarësh të vetmuar.

Zëri yt folezë kitare,

Drithërimë telash muzikëshpërndarës,

Motiv ninulle gjithëkohësh,

Limfë jete që s’ më lë të shkoj.

 

Fryma jote,frymën time

Në duart e vdekjes askurrë s’do e lëshojë.

Kaq keq e mpleksur si rrënjë vidhësh shekullore..

A ndoshta të tillë lindën qyshkur?

Gjenezën e botës më tej e shtynë.

Ndërsa molla në duart e Eves ,

Lyer ishte me mëkatin e kuq

Të frymës magjiplotë që vinte nga zëri yt.

 

Zëri yt ka brenda frymën e perëndive.

Prometeu s’ishte i pari vjedhës i tyre

Ai gjithçka u dha njerëzve mbi tokë,

Ndërsa dashurine ua mësove ti.

 

 

ËNDËRR E KUQE

 

Fillin e ëndrrës e mblodhe pranë vetes,

Në rrahjet e zemrës sate ajo u rrit.

Në zjarrin e saj mori ngjyrën e kuqe

dhe prej flakëve u shkri përsëri.

 

Ishte ëndërr,

dhe ëndrrat fiken shpejt

fiken si martire të mengjesit që vjen.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s