Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

13282211_1311316118896941_351667753_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

NDAJE ME MUA….

 

Ndaje sonte me mua të gjithë mbrëmjen e kristaltë

Ndaje dhe boshin që mori formën e pikëpyetjes gri

Grimcëzoje qiellin në mijëre copëza të kalterta e të verdha

Ishin yje dhe ajër, mbushur dritë largesie…

 

Ndaje sonte me mua gjumin edhe pse mezi vjen vonë

Ndaje edhe ëndrrën që mbrëmë e le përgjysëm nga frika

Shpupurise mendimin e bëje syth të gjelbërt prilli

E do të prek qerpikun me ujë deti sapo të zbardhë drita!!!

 

 

Portret

 

Nga fillimi

në fund:

poezi…

 

Nga koka

në thua:

ai…

 

Nga dje

tek sot:

kurrë…

 

 

CINIKE

 

Më thuaj

Përse u thërmove

U bëre hi…?!

 

E pyeti

Rrufeja pemën

Pasi e dogji

Rastësisht…

 

Nga dhimbja

Iu përgjigj

I hirti pluhur…!!

 

… u rrezua

Mbi dheun

Që e priste,

Butësisht…

 

 

DRITË QË SHKON

 

O ti që shkon

Në rrugë drite

Për ku po rend

Nga kush ke frikë!!!

 

Të bukurin hap

Pse e shpejton

Se fundi vjen

Herët a vonë…

 

Se fundi vjen

S’ të pyet ty

O ti që dritë

Ke thellë në sy!

 

 

LEJOMË

 

Lëri të rrjedhin

Lumenjtë e gjelbër

Të turbullt, të mallit tënd

Le të dallgëzojë era mbi sy

Me lot të hidhur

Që prek…

Që dhemb…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s