Poezi nga Musine KOKALARI, E VETMJA POETE FEMËR E VITEVE 1937–1945 / Përgatitur nga Arqile V. Gjata

Musine_Kokalari_during_the_process

Poezi nga Musine  KOKALARI

E VETMJA POETE FEMËR E VITEVE 1937–1945

 

 

T’ISHA NJË LULE…

 

“T’ isha një lule–lule are, e vogël dhe me erë.
Të çelnja në pranverë
dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë t’ime.

T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.
Të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të
rinjëve.
Prej frike,
të larguar prej njerzis do t’më këputnin,
do të dhurohesha te njeri–tjetri
për shënjë kujtimi.”

 

M.Kokalari, Vepra e parë, f, 95

 

 

Anës detit

 

Këndshëm frynte era e detit ;
lehtas e ngadalëz përplaseshin dallgët
në shkëmbijt e gërryer shekuj përpara;
megjithatë heshtja mbretëronte.

Era pushon së fryri,
oshëtima e detit dëgjohet duke u larguar
dhe duke marrë me vete disa psherëtima,
barishtat e grabitura prej valëve
qëndrojnë në mes të detit
dhe dielli i fshehur prapa malit,
lëshonë rreze të argjenta
në sipërfaqen e qetë.

 

Poezia “ANËS DETIT” duke marrë me vete disa psherëtima.”

Musine Kokalari, Vepra një, Shtëpia Botuese “Geeer” Tiranë, 2009, f, 82.

 

 

Në gji të nënës

 

“Nëna ngadalë kërkon fytyrën,
hëna lëviz në qiell dhe rrezet bien mbi ata të dy
që janë në rrugë.Ajo e sheh, e sheh mirë,
për herën e fundit. Heshtazi afron buzët dhe i puth ata sy
që s’do hapen më,
me lotët e saj, vadit dhe pastron ato faqe
dhe me dorë i ndreq flokët.”

 

Poezia “Në gji të nënës”, M.Kokalari, Vepra e parë, f, 78.

 

 

…”Dua bukë!”

 

Ajo hesht, s’di ç’të bëjë; vetëm derdh lot.
Fëmija lebetitin, thërresin dhe ky zë oshëtin
në dhomën e çveshur prej çdo orendije
dhe si jehonë vajtimi dëgjohet ngadalë jashtë,
pasi kalon plasjet e mureve
dhe të çatisë,
të cilët i len shteg erës dhe shiut
në netët e ftohta të dimrit.

 

 

Arqile Gjata - 1

Përgatitur nga Arqile V.  Gjata
Maj 2016

One thought on “Poezi nga Musine KOKALARI, E VETMJA POETE FEMËR E VITEVE 1937–1945 / Përgatitur nga Arqile V. Gjata

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s