Poezi nga Zyba Hysa

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

TI DASHURI…

 

Pas dallgë tërbimi… nga realiteti,
Të sjellë dhuratë prej barbarizmi,
Nën ledhje ajri… prekje misteri,
Vjen me furi… Ti dashuri!

Me magjinë tënde, shkon n’ato vënde,
Ku as unë s’i kam parë me sytë e mi,
S’di se çfarë bën… zgjon fuqi zemre,
Në shtarë ballë… dridhet kurmi im!

…………………………………………….

Dhe ndal tërmeti, ashtu siç fle deti,
Kur pushon dallë, pas çdo stuhie…
As edhe mbreti… q’haremeve fjeti,
Kurrë s’ka jetuar… paqë ndjesie!

Të parin Zotin, rend pas t’vërtetës,
E treta, mbretëreshë… Ti dashuri,
Dhe në të vrafshin… frynën e jetës,
Ta fal, të mbetesh ngjallë për njerëzi!

 

 

DE MORE DE… PO BËJMË LETËRSI

 

Komandanti plak shkoi në gjykatë,
Për të bërë të ligjëshme një shoqatë!
Mblodhi disa vetë, q’u shkonin për shtat,
Disa gra si burra… plot burra si gratë!

Kishte dhe mes holla, q’me një dekoratë,
I shkonin si delet kryetarit në shtrat…
Dhe disa të tjera që vdisnin për lavd,
E kishin “lider” mbretin komandantë!

Filloi kryetari të bëhet dhe poet…
Tek fjalët e Ritës vinte muza vetë,
Të gjithë ANËTARËT merrnin çmim të tretë,
T’dytin “MIKESHA” t’parin, AI, kismet!

Aq bukur fliste… komandanti, shpirt!
Aqsa edhe burrave, dashuri u ngjitë
Lavde njëri – tjetrit si të bënin flirt…
Aqsa gjithë miletit u verbuan sytë!

Plasën dekoratat… mbushur në facebuk,
Për t’mbuluar veten përdorin një “DIKUSH”
“GARNITURË SALLATE”, të mos dalin në fushë,
Pisllëqet që bëhen… duheshin dhe krushq!

Mjerë moj Shqipëri… mjerë ti Letërsi!
Komandantë ke pasur, komandantë tani!
Bënë një VËRË në ujë… VRIMAVE tani…
De more de… po bëjmë LETËRSI!

 

 

VLORËS

 

Me ty më ngjan si me vendin e shenjtë,
Dua të vij, të fle e të gdhihem një natë,
Si brengat vajzat nënës netëve rrëfejnë,
Dënohet pafajësia… ne dënim s’dhamë!

Si shekujt na dënuan, kur i deshëm fort??
I pritëm ndër duar si foshnjën në lindje…
Më gazin e prindërve u ngazëlluam tok,
Në përqafim, kafshuar, ndjejmë dhimbje!

Vijnë e ikin shekujt na lanë thikë në zemër,
Po si nuk mësuam e kurrë s’nxumë mend!?
Shqiptar Perëndia të ka dhënë një emër…
Po huqet e shekujve tek ti kanë zënë vend!

Dënon pafajësinë … kur edhe Ti s’ke faj…!
Të dënojmë njëri – tjetrin, dhuratë barbare,
Je popull fisnik… kjo më tremb… të qaj!
Larg urrejtjes: barbarizmi drejtësi fatale!

Gjithë natën zgjuar… si tek Zoti vetë,
Në Vlorë me Vlorën, gjer mbi Kaninë,
Doli rrezearti…. ra… mbi ishull e det…
Një shtizë dritë e tij… syve si ushqim!

Me ty më ngjan si me vendin e shenjtë,
Dua të vij, të fle e të gdhihem një natë,
Si brengat vajzat nënës netëve rrëfejnë,
Dënohet pafajësia… ne dënim s’dhamë!

 

 

TI THUA…

 

Ti thua:
Jemi më shumë se burrë dhe grua!
Jemi dy frymë një frymë shkrirë,
Frymë nga vetë Zoti dhuruar,
Të besojë njeriu në Perëndinë…!
Kurrë s’do besoja pa dashuruar,
Është për t’besuar!
Në punë Zoti s’ka trazirë,
Vetë Zoti e di më mirë!

 

 

GJUHË E PERËNDISË

 

Fati për dreq, përreth ke barbarë,
Barbari pjell e rrit veç barbarinë…
I madhërishmi popull ç’fat të ra!
E koncepton barbari fisnikërinë!?

Fisnikëria si demit rrobë e kuqe,
Arenave e shndërron si një lubi,
Ç’faj ka shqiptari se jeni me huqe,
Dhe qumështi, q’pimi, pikon barbari!

Barbarë… ju që bukë u dhamë,
Më barbarë ata q’u sollën këtu,
Vetë Zoti fatin tonë e ka thënë,
Shqiptari, feniks, kurrë s’u shu!

Shqiptar, kudo q’je nëpër botë,
Mos vra vetveten, gjuhën mbro!
Gjithë bota po flet gjuhën tonë,
Gjuhë e Perëndive, mos harro!

Mëma e gjuhëve q’lindën më pas,
Për t’ndritur veten të kyçën n’burg!
Ti, moj hyjneshë, me lotët q’ranë,
Me Zotin flisje, për të mos u zhduk!

Dhe erdhe gjallë deri në këtë ditë,
Barbarët të prenë të djathtin krah,
Viti i mbrapshtë i shtatëdhjetë e dytë,
Kongresi gegërishten në baltë e la!

Barbarët sollën plot barbarizma,
Fjalëshqipet egër, lënë në harresë,
Si vallë rri gjallë e fle shqiptarizma,
Me gjuhë t’barbarëve nënkresë!?

Bukës i thonë bukë, ujit i thonë ujë!
Dhe kur të dhemb shpirti “O nëna ime!”
Thërret me gjuhën tënde o i bekurë,
Dhe kur dashuron: “Të dua, zemra ime!”

Këtë e di mirë, se aty gjen vetveten,
Mos harro, q’fëmijëve, bir i Shqipërisë,
Vetëm me gjirin… ke vrarë vetveten,
Pa u folur atyre, me gjuh t’Perëndisë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s