Tregim nga Dëshira Haxhi
Tragjedia Shqiptare dhe racizmi Grek!
(ngjarje e vërtetë e ditës së sotme)
Mesnatë!
U rrënqetha e tëra..! Një klithmë dridhëruese më bëri të hapja sytë nga një gjumë i thellë pas një dite të lodhshme.Thashë me vete: Ëndërr qenka shyqyr…E njëjta klithmë dridhëruese u dëgjua përsëri e shoqëruar me një breshëri fjalesh …Nuk po kuptoja asgjë..Isha zgjuar mos ndoshta në gjumë?!
Një e qarë fëmije më percolli një psherëtime dhimbjeje….U çova përnjeherësh nga krevati…Klithmat, zërat, të qarat dridhëruese e bënin errësirën e natës më të thellë e të vrazhdë…Kuptova që diçka nuk shkon dhe që gjithçka po ndodhte në hyrjen për krah meje…
E përshendetja pothuajse çdo mëngjes; Shkëmbenim një ” mirmëngjesi” të thjeshtë në mëngjeset e ngrira të Athinës edhe pse tashmë ështe verë. Ate ngricë e ndeshja shpesh herë në fytyrat e stresuara të patriotëve të mi, ku shpesh herë më jepte përshtypjen që ishte urë lidhëse ndërmjet emigrantëve…
U shtanga një çast…Nga dhoma tjetër dëgjova zërin e time bije… “Ç’ është në këtë orë të vonë..?! Mami je mirë? U pamë në sy..
Trokita lehtë në derën gjysëm të hapur, ku të jepej përshtypja që klithmat e dhimbjeve donin të largoheshin nga aty.. S’ mu përgjigj kush, hyra brenda…Nuk e di si u ndodh në krahet e mi..Dëgjova veç dy fjalë nga buzët e saj të thare: Mami më vdiq!….Kuptova që humbi njeriun me të shtrenjtë në botë.
Humba botën përreth…
U mundova ta qetësoj edhe pse ngeli një përpjekje e kotë… Ato klithma dridhëruese ngrinë realisht trupin e saj, fjalët s’ kishin më zë dhe filluan të reagonin brenda saj në një tjetër mënyrë…Dikush thirri : një gotë ujë… një pëllëmbë…një dorë mashkulli mundohej ti mbante gojën hapur për të shmangur atë dridhërimë dhimbjesh , që të mos bëehej me e thellë…
Nuk e di si u bëmë rreth 7-8 shqiptarë ..s’ kishim ç’ të thoshim asgjë, shikoheshim në sy të pamundur të fshehnim tragjedinë e zhgarravitur në fytyrat tona…Nga shtëpia ime dikush më thirri ti jepja ca të dhëna policisë, pasi kërkonim ndihmë mjekësore dhe me racizmin e tyre të poshtër e mospërfillës nuk donte t’ ia dinte njeri…
As emrin nuk i dija, asgjë më shumë për të. Nderkohe vajza e saj ishte i vetmi shpëtim. Një vajzë e vogel rreth 12 pranvera, e përlotur, e humbur në kthetrat e vuajtjes më bëri të lotoj me pyetjen e saj fëminore duke parë të ëmën e vet të luftonte me vdekjen:
Me na braktis babai, do ngelemë tani dhe pa nënë?!
Heshta….E putha lehtë në ballë, më duhej të mësoja emrin e nënës së saj, përndryshe ndihma s’ kishte për të ardhur.
-E pyeta : Si e ka emrin mami?
-Nuk e di -më tha……….Kjo përgjigje na tha shumë…
I acaruar më tepër se kurrë, ai shqiptari që mbante telefonin në vesh shprehu mllefin shqiptar ndaj razizmit Grek, me një gjuhë vërtet të papëlqyr, por e meritonin vërtet.
Një tjetër telefonatë prej meje nuk ndryshoi asgjë …Një zë i ftohtë më tha: Mos e lëvizni nga vendi, rrezikohet jeta e saj…
Jeta dhe vdekja luanin me bukurinë 29-vjeçare të saj. Ne të tjeret shikonim njëri- tjetrin me sy te rënë në kurthin e pamundësisë për të ndihmuar.
U tmerruam kur nga goja e saj pikoi gjak…as unë nuk e di sa kohë kaloi që erdhi ndihma mjekësore, këtë radhë jo më e thirrur prej nesh por prej policisë që ne e kishim lajmëruar me parë.
Konkluzioni i parë qe gjaku nuk ishte prej trupit të saj por prej gishtave të Patriotit tone i cili jetën e saj mbajti gjallë, na bëri të gjithëve atë moment të marrim një frymemarrje të thellë lehtësuese.
***
Pas dy orësh u kthye mbrapa,s hoqeruar me disa miq të saj. Unë e pamatur, nuk e di ndoshta edhe jo, e zgjova vajzën e saj për ti thënë që mamin tani e ke mire .Eja te te mbaj ne krah!
Tragjedia vazhdonte pamëshirë të rrugëtonte me hapin e saj…Në syte fëminore pashë dhimbjen pikturuar me lot!
Ajo e vetme iku me nje taksi për në Vlorë, ti jepte nënës së vet përqafimin e fundit edhe pse s’ do e gjente më gjallë. E shoqëruam me shikimin tonë deri sa makina nuk dukej më në horizont…Velloja e zisë rendte drejt Shqipërisë, larë dhe me lot dhe me gjak.
Kishte dy vjet pa e parë…..
Edhe pse po lotoj dhe shkruaj këtë moment…nuk po më ikën nga mendja akullsia Greke …Ndoshta s’ është momenti, por do ta shpreh tek ju…
Atë kasapanë lotesh, atë ulërime , që ndoshta u dëgjua deri në Shqiperi nga veshët Grekë nuk e dëgjoi njeri?!
Kisha jetuar Racizmin Grek por jo kaq mizorisht…
U gdhi…me lot e lava këtë shkrim, kur ta lexosh Shqiptar me lotët e tu do bashkohen lotët e mi!
… dhe pse jeta vazhdon!




























Leave a Reply