Poezi nga Ollga Selmani

 

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Më duhet ta zgjidh

 

Apollon, ti zot i dritës, arsyes, frymëzimit,

artit, parathënies dhe profetësisë,

një shenjë, nga larg, po pres nga ty .

Jam ngushtë, vërtetë në këto momente,

kam rënë keqas, në pusi .

 

Më ndih, ma drejto arsyen ,

tani, që kam rënë, e  s’ më punon !

Më ndih pak, në këtë orë,

se frymëzimi, s’më mjafton !

 

Ndoshta, në profetësitë e tua,

do të jetë shkruar diçka , për këtë ditë,

apo, mjaftueshëm ma ke dhënë arsyen

e më duhet vetë, patjetër ta zgjidh ?!

 

 

Nuk e diti njeri

 

Nuk heshte, për tu menduar, si ta ndëtonim urën .

Dikush e shëmbi atë, në çast .

Ne mbetëm në të dy anët,  të heshtur .

Heshjet tona, nuk ishin bashkë .

 

Nuk e di, sa u vrave, nuk e di sa u vrava,

po në hapësirë, diçka u kris .

U theva unë, u theve ti, a të dy bashkë,

këtë, nuk e diti,  njeri .

 

 

Kur të vini

 

Derdhim  mbi netë germa ylberësh .

E dehim dhomën me tinguj  të shkruar .

Nëpër ngjyrime humbim errësirat .

Shuhemi ndër germa, fare pothuaj .

 

Ndër shuarje,  na ze gjumi, ndër planete,

që akoma der tani, nuk janë zbuluar .

Ne ju kemi vënë atyre, emërat tanë,

që kur të vini, të thoni, dikush, ka jetuar.

 

 

E nis nga ty

 

Në  tejcaqe mendimesh, bëj vënd për ty,

siç bëj,  një mbrojtje, në qiell, aty,

siç bëj një urë, për tu hedhur përtej,

siç bëj një qiell, për t’u falur, gjithësej .

 

Siç qaj dhe qesh dhe hiç, më pastaj,

siç mar në dorë fatin, prandaj .

Siç rri e pushoj,  ndër kotësi,

pastaj, në ribërje, e nis prapë, nga ti .

 

 

Do të shohim

 

Kur,  t’i njehsojmë,  gjatësitë e valëve,

kur, të interferojmë, unin me veten,

kur, të zgjohemi, me portretet e vizatuara, në faqet e natës,

do ta njohim,  më mirë, të vërtetën .

 

Kur, të flasim pa u menduar,

se, çfarë ka qënë, është folur rrjedhëshëm .

Kur, të jenë, mbaruar fjalët, pastaj

do të shohim, mos ishte, gënjeshtër .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s