Poezi nga autorë grekë / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga autorë grekë

 

 

14212156_1307834925900812_3660351067998854716_n

Giorgos Athanasiadhis (Nova)

 

***

 

Çfarë është ″jeta″, më pyet.
dhe unë të përgjigjem:
Eshtë pakëz orë, që rendin e s’mbesin…
Vetëm e para orë na lind –
gjithë orët e tjera, të tëra, na vdesin.

 

 

14022171_1297257933625178_255400818720477676_n

Spiros Potamitis

 

Më mësoje

 

Qenë më të shumta heshtitë,
më të pakta duart, që ngrinin qerpikë
dhe shihje përtej çastesh që prisnin
spjegime të çuditshme fjalësh haruar
që shpirti desh t’i dëgjojë nën frikë…

Në një lojë metamorfozash, të paduk
ndërsa role luanim, dashnorësh tebdil
pantomimën e dashurisë më mësoje
në formë përqafimi, të mbronim
gjithë ç’kishim humbur duarsh lakuriq…

 

 

14199564_1306570889360549_6312390003707470686_n

Thanasis Panou

 

***

 

Përfundimisht e kuptoj, se vetëm brenda tij, ekzistonte një forcë,
që çelte rrugë, rrugëve pa krye.
Vetëm këtë e ruajti nga gjëma,
që kish prekur shumë prej prarendësve të tijë
dhe i kish ngrënë, molë, përbrenda.
Një ditë, ju tha shokëve, se kish mbëritur çasti,
të kalojë në pyll, tridhjetë e tre ditnetë.
Harxhoi paret e fundit, bleu, një çadër, misër të ëmbël
sikundër bleu dhe një thikë të prehtë.
Kaloi tridhjetë e tre ditnetë, duke gdhendur përgjunjur embrione
dhe netëve, rishtaz përgjunjur, si Elise, korbat e mëkonin.
Me më të përndritur fuqinë, brenda vetes, ditën e tridhjetë e katërt
u kthye në qytet, duke lënë pas shumë trungje gdhendur,
çdo kush me embrionin e vet
dhe vazhdoi të ndjekë përgjatë gjithë ditës një grua,
duke ecur fill mbas sajë, të ecurin e sajë krenar,
duke imituar.
Papritur, si të tridhjetë e tre ditnetët, rra në gjunjë,
thellë brenda ijesh. Qëndroj dhe rishtaz u ringrit.
Gruaja, para tij, u pengua dhe rra përgjunjur edhe ajo në trotuar.
Tek ndodhej e rrënë, e druajtur, e mori në duar.
Ishte një vajzë hollake, gjoks-rrafshët, por me një buzëqeshje të gjerë
gdhendur fytyrës,
me hundë të bukur dhe mollëza mjeshtërisht latuar.
Dukej qartaz, ″se diç″ ndodhi mes tyre, rrufeshëm.
E rrëmbeu dhe nisi t’a puthë ethshëm.
Eshtë ″instikt i pastër″ – tha ajo… dhe etshëm ju përgjigj.
Mbas pak, ateliesë e zhvishte, t’a pikturojë nudo këtë zanë –
portreti i sajë ish një pyll me trungje femëror –
dhe mbas pak, vajza që e pagëzoj:
Frymëzim, Fat dhe Artemid, mbeti shtazanë.

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s