PORTRET DASHURIE (për Ty) / Poezi nga Myrteza Mara

Myrteza Mara - 1

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

PORTRET DASHURIE

(për Ty)

 

Ai balli yt-orbitë për dy yje
Nëpër qiejt e jetës s’u mbulua me hije.
Mos më fol për buzën, buza jote zjarr
Ma bën flakë muzën, më djeg të gjallë.

Përmbi mollë të faqeve mollët i shijoj
Shij’e tyre mjalt më ka mbirë në gojë
Nuk më del koha të mbushem me frymë
Se me gojën tënde ti më vjen në ndihmë.

Drithërima shpirt kur humbas në gushë
Harroj gjithë botën, dehem kur të puth.
Dhe bëhem ortek, rokullisem poshtë
Mbi dy kupa verë pi e s’nginjem dot.

Magjia s’ka fund, e bukura magji
Nuk më duhet dielli, dielli im je ti.
As edhe për hënën nuk dua të pyes
Të kam gjak të zemrës, më je univers.

Oh, unë i lumi s’di ku shkoj më parë
Nën lëkurën tënde aty bëma varrë.
Aty le të mbetem, aty më bëj pronë
Se veç aty ndihem si mbreti në fron.

Mbretëresha ime që më fal veç jetë
Nëpër dallgë të kohës zemra jote det
Det e shkuar detit, mbushur me ëndrra
Unë pirat i çmendur i dehur nga kënga.

Këng’e lutjes tonë-furtunë në dashuri
Të kam si refren, të kam melodi.
Me dashurinë tënde unë jeoj dy jetë
Vdekja le të lodhet, shekuj le të pres.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s