Poezi nga Eduard Leka
NJË PUTHJE UNIVERSALE
Puthjen e parë, e meritojnë duart e tua
Perëndeshë, që jetën time ke bekuar
Dhimbjes buzëqeshur, ëmbëlsi më ke dhuruar
Një puthje për ty hyjneshë, me mua dashuruar
Ti që në zemrën time, thellë je nguluar
Një puthje, frutave, të dashurisë tonë
Porsi zogjtë shtegëtarë, kanë fluturuar
Të gjithë atyre, që më pranojnë për atë që jam
Dhe pranë më kanë qëndruar
Edhe të gjithë atyre që puthja u ka munguar
Një puthje..
Të gjitha ëndërrave, parealizuar
Kujt prej meje, lënduar e larguar
Dhe atyre, prej jetës zhgënjyer
Shpresë shuar, ndihen të dështuar
Një puthje, kaltërsisë së detit
Dallgëve të forta mbijetuar
Në mesin e delfinëve e peshkaqenëve
Shpesh duke gabuar, notin kam mësuar
Një puthje, pafundësisë së qiellit her gri her blu
Fantasisë së liruar, horizontin e largët imagjinuar
Në krahë pulëbardhash e shqiponjash latrësive fluturuar
Një puthje cdo pengese e vështirësie tejkaluar
Brënda meje fortesën e shpresës forcuar
Me durim, gur pas guri përvojash ndërtuar
Një puthje yjeve, diellit, hënës, me dritën e tyre
Jetën mrekullisht kanë zbukuruar
Errësirën e udhëve më kanë ndricuar
Perëndimit magjik e Ylberit shumëngjyrësh
Bukurite e jetës duke shijuar, shpirtin paqësuar, fisnikëruar !
NDRYSHIM RADIKAL
Të gjithë kemi brënda nesh
rezervë energjie të pashtershme
që me forcë auto aktivizohet
me sinjalin sos në rast nevoje !
Na përket ne të vendosim
kohën, që ndan atë kufi
anormal nga ai normal
imoralin nga morali !
Duhet të vijëzojmë saktë
në faqen e jetës tonë atë linjë
vijëzoje mirë atë cakë
në mëndje dhe në shpirtë !
Thellë dhe qartë eksistencës tënde
atëhere ku ka arritur koha
kufiri i parapercaktuar tejkalohet
ke duruar mjaft e rrugë tjeter s’ka !
Pa vepruar përmisim nuk ka
për të ndryshuar në jetë me fuqi
dicka, dikë, gjithshka
pastaj me vendosmëri !
Gëlltit atë oqean pritjeje që të ndan
nuk mund ti shmangesh të sfidon përball
sikur të ishte një sipar shatërvan
që ti të bësh hapin e parë përpara !
MELODI DETI
Luaj…luaj një melodi
të mrekullueshme deti
se kurrë nuk do te lodhem
me ëndje së dëgjuari
luaj..muzikën fluide të valëve
nga zemra e detit të buroj
të fluturoj me erën të shkrihet
përtej bregut të shtegëtoj
në atmosferë të shtrihet
valsin e jetës njerëzia të dancojn
luaj..luaj magjishëm të gjitha himnet
përgjatë pentagramit do e si te ritmojn
ëmbël të shtatë notat e tastierës
një nga një të shkallëzojn
frymëmarrja me rrahjet e zemrës
unifikuara në harmoni të vallëzojn
në djepin e ëndrrave lehtë të më tund
sytë ti mbyll përtej ëdrrave të shkoj
luaj..luaj o det melodi pafund
më të bukurat të repertorit tënd
nxirri nga thellësi e shpirtit romantik
cicërima e zogjve të ndaloj në vënd
magjia e muzikës te përket në valë
i bukuri im i kaltri det, me gjallëron
ti je muzika ku poezia merr jetë
bujarisht, vetëm dhuron..asgjë s’kërkon
sa shumë kujtime të brishta fëmijërie
mistere magjike, sekrete dashurie sa nostalgji…
VËNDI I SHQIPONJAVE ?
Vëndi im, vëndi i shqiponjave pa krahë !
Ky vënd nuk mundet ti shmanget historisë !
Historia, nuk duhet lënë të mbulohet, me grumbuj mbeturinash !
Dhe të kërcejnë mbi të, kapur dore pas dore të pabesët !
Kjo stafetë tradhëtarësh, përça e sundo !
Shushujna gjakëpirëse, pasuruar në breza nga gjaku i shqiponjave !
Shqiponja, mbetur pa krahë, të harruara në agoni shekullore !
Mbuluar me male mbeturinash !
Mbeturina jo prej gurash e dheu !
Por prej skeletesh të kërmave duke lënë krimbat të shumohen !
Këto krimba që guxojnë ta prekin e ta shkatërrojnë këtë vënd !
Vëndin e shqiponjave, që ka varrusur shpirtin !
Nën malin më të lartë, të mbeturinave të indiferencës shekullore !
Duke lënë veten në mëshirë të fatit, të shdërohet në gjyle topash !
Topa të drejtuara në shënjë, në mes të gjoksit të së ardhmes !
Ky vënd jemi katandisur, ne ish vëndi i shqiponjave !
Ky vënd nuk mundet ti shmanget, indiferent tragjedisë, historisë !
Sepse është historia, që na ka shmangur në vazhdimësi !
Dhe shumë shpejtë, do të na shuaj krejtë !
Sikur, nuk kemi ekzistuar kurrë ?




























Leave a Reply