HAMDI MEÇA DHE ROMANI I TIJ I PARË POETIK SHËNON NJË EPOKË TË RE NË LETRAT SHQIPE. / Nga : Vasil Tabaku

 

HAMDI MEÇA DHE ROMANI I TIJ I PARË POETIK SHËNON NJË EPOKË TË RE NË LETRAT SHQIPE.

 

 

Vasil Tabaku -1

Nga : Vasil Tabaku

 

Romani poetik ”SANDALJA E DJATHTË” i shkrimtarit të mirënjohur të Letërsisë për fëmijë e të Rinj HAMDI MEÇA, shënon fillimin e një epoke të re në botën e poezisë moderne shqiptare.Autori,pas një pune të lodhshme disa vjeçare, na sjellë përmes vargjeve një univers të ri letrar,ku shpaloset një botë e tërë e fëmijëve, e cila fillon bukur me një epigram,mjaft domethës ”Paralajmërim për të vegjëlit”, pse jo dhe si një këshillim dashamirës fort i qartë dhe

realist për kohën në të cilën jetojmë. Një kohë mjaft e ngarkuar me probleme dhe ngjarje tepër të rënda që natyrisht më tepër rëndojnë në jetën e përditshme të fëmijëve, në

ndërgjegjen dhe formimin e tyre. Kjo vjen dukshëm nga autori HAMDI MEÇA kur me shumë përkushtim dhe dashuri këshillon fëmijët e këtij realiteti apsurd.Shkrimtari nuk merr pozicionin

e më-suesit, as të moralizuesit, jo atij i mjafton pozicioni i shkrimtarit dhe vlerave që në vërtetë sjellë shkrimtari në formimin dhe edukimin e fëmijëve me librat aq të çmuar dhe të

realizuar plot art, përkushtim dhe punë. Autori apelon me mjaft kujdes,dashuri dhe ankth,me dëshirën për të qenë mbrojtësi direkt i fëmijëve,njeriu i tyre më i afërt dhe më i dashur,më i çiltër

dhe më i sinqertë.

 

”Të dashur fëmijë të parritur ende, nëpër Shqipëri dhe në të tjera vende.

Lexojeni ju këtëpralajmërim, s’ka të bëjë fare me ndonjë shtetrrethim.

Sa jeni të vegjël nuk keni asnjë faj, larg vetëm fillikat,mos ikni,kalamaj…”

 

14248964_1618608051771690_73915526_n

Sandalja e djathtë

 

Romani poetik “SANDALJA E DJATH-TË”, ashtu sikundër theksuam edhe më sipër në këtë trajtesë,nuk vjen si një moralizim i thatë apo një mori këshillash,autori ka arritur të sendërtojë me mjeshtëri të lartë dhe art poetik kohën përballë fëmijëve,jetën me problemet dhe vëshirësitë e saj,aventurat,dhimbjet, krenarinë, dinjitetin, guximin, kurajon dhe mençurinë në shërbim të të vegjëlve,duke i shëndërruar vargjet poetikë në ndër-gjegjen e vetë fëmijës si një personazh dhe protagonist veprues.Romani është sintezë e një pune të gjatë krijuese nga ana e autorit, është një përpjekje për të ndërtuar një vepër me përmasa që t’i shërbejë në mënyrë edhe didaktike, edhe edukuese fëmijëve. Kjo gjë i jep romanit edhe atë të drejtë legjitime për t’u konsideruar kështu edhe vepra më e mirë e shkruar në poezi përsa i përket

norracionit,edukimit dhe formimit të fëmijëve jo vetëm si lexues po edhe si protagonistë veprues në botën e letërsisë artistike.

 

RISITË POETIKE DHE VLERAT E ROMANIT POETIK TË HAMDI MEÇËS

 

Shkrimtari, ka ndërtuar me mjeshtëri të rrallë dhe art një mjedis mjaft të lidhur me realitetin, përmes një vargu aspak monoton por me variacione vargëzimi të ndryshme, herë kadencë e rregullt ritmike, herë hermistish,pra dy vargësh të rregullt me larmi rrokjesh apo dhe katërvargësh të ndërsjelltë me rimë të alternuar apo dhe rimë të përputhur si dhe sonete,etj.Kjo larmi e bën romanin të rrjedhë si një krua dhe të lexohet me shumë dëshirë dhe lehtësi nga fëmijët.Autori ndërton me art dhe natyralizëm atë realitet që ne e ndeshim përditë në jetën tonë të vështirë me probleme dhe halle,pse jo dhe me vuajtje të shumta. Një realitet i prekshëm dhe divulgues, ku ne ndjejmë hapat tanë të mbështetur fort dhe dëgjojmë edhe zhurmën e tyre mbi gurët dhe dheun e rrugës.Ja si e përshkruan shkrimtari këtë realitet të njohur për të gjithë ne.

 

”…Të del para një qytezë, me plot halle dhe pak njerëz.

Të sheh syri një krahinë, po ia vjedhin pasurinë.

Hekur,bakër,krom,mermer, po ia xhvasin veç të tjerë.

Kafshë, shpendë,pyje,ujë, ia grabisin plot të huaj…

Po ua xhvasin bukuritë, fusin duart thellë në shiprt…”

 

Risitë e autorit janë padyshim të shumta në këtë roman poetik mjaft të suksesshëm,realist dhe me vlera të pakontestueshme. Këto risi, patjetër që janë të ndryshme dhe të veçanta, sepse autori di të dialogojë me fëmijët,di të tërheqë ata në botën e madhe të rrëfimit dhe të përdorë forma tërësisht të reja,origjinale dhe të adresuara mjaft qartë në universin e botës fëminore. Kjo jo vetëm me stilistikën e mrekullueshme, po edhe me një fjalor të pasur dhe tepër të thjeshtë dhe vibrues,me qëllim për të qenë gjithnjë i kapshëm nga lexuesi i vogël dhe për t’u asimiluar mjaft drejtë,qartë dhe bukur. HAMDI MEÇA,një shkrimtar sa novator aq dhe cilësor,realitetin objektiv e fut mjaft bukur dhe mjeshtërisht në brendësinë e legjendës dhe mitikës,por ndërkohë bën shumë kujdes,për të ruajtur gjithë vlerat e norracionit tradicional shqip-tar duke ndërtuar kështu edhe terrenin magjik të një përralle që nuk është përrallë por realitet,e vërteta apsolute dhe dhimbja jonë,akuza jonë,revolta jonë apo thjeshtë reagimi ynë i fuqishëm ndaj të këqijave që kërcënojnë lumturinë e brishtë të fëmijëve tanë.

 

Hamdi Meça

Hamdi Meça

 

Pa dyshim që e gjithë kjo është një formë e re e guximshme dhe e mrekullueshme që HAMDI MEÇA ka sjellë me këtë roman poetik.Autori na paraqitet kështu si një shkrimtar i mrekullueshëm i risive letrare,po edhe si një krijues i guximshëm, kurajoz dhe padyshim me vlera të spikatura për të revolucionarizuar letërsinë për fëmijë dhe për të aplikuar forma të reja e të rralla si romani poetik që po paraqitet për lexuesit me mjaft kurajo letrare, inteligjenci, dashuri dhe art bashkëkohor,sa modern aq dhe origjinal.

 

ROMANI POETIK DHE PËRQASJA ME REALITETIN

 

Në gjithë këtë përqasje fort dinamike dhe padyshim të detajuar autori e fut fëmijën si lexues në botën reale,ku ai do të jetë protagonist i romanit poetik dhe heroi ynë i preferuar, që në të vërtetë është një vogëlushe që prindërit i blejnë në treg sandale dhe e bëjnë të lumtur. Kështu nis gjithshka në roman,me një shtrirje të gjërë përshkrimesh poetike,që natyrisht të sjellin para vështrimit tend dhe vendlindjen e autorit,gjë e cila edhe e aktualizon mjaft bukur këtë vepër letrare të veçantë dhe mjeshtërore. Por si përherë gëzimit i kundërvihet e keqja, qoftëlargu, që sipas autorit është kudo dhe i gjithgjindshëm për t’i bërë keq njerëzve, aq më tepër fëmijëve të brishtë e të pambrojtur… Natyrisht romani poetik nuk është thjeshtë një shtrirje narrative ku autori rrëfen thjeshtë një ngjarje. Autori shpërfaq filozofinë e jetës dhe realitetit sa apsurd aq dhe të rëndë e të vështirë me problemet e shumta dhe sfidat që e presin heroinën e romanit, duke e shpurë nëpër gjithë shtigjet e dhimbjes dhe vuajtjes por edhe të qëndresës së vërtetë,e cila manifestohet nëpër karakteret vepruese të njerëzve në këtë vepër të mrekullueshme dhe unikale. Është e pranueshme që romani poetik të ketë norracionin e vet,ndryshe do të ishte i pakonceptueshëm nga fëmijët.Nëpër faqet e romanit poetik shpërfaqet qartë dhe vendi i zhvillimit të ngjarjeve,herë vendlidja e caktuar e autorit, herë qytezë apo krahinë e pacaktuar, ku jetojnë padyshim njerëz hallexhinj dhe me probleme për mbarëvajtjen e jetës,që thellë në brendësinë e saj mitike dhe moderne mbart kaq shumë dramë dhe shqetësime. Po ashtu autori nuk ngurron të përqasë edhe vetveten si personazh në faqet e romanit të vet poetik.

 

“Fshij nga sytë këtë mirazh, qielli s’është më oqean. Autori dhe personazh, te ky roman”

 

Ngjarjet dramatike në romanin poetik të HAMDI MEÇËS, arrijnë kulminacionin e vet me rrëmbimin e vogëlushes nga qoftëlargu, në këtë rast djalli, që simbolizon të keqen shoqërore dhe ligësinë njerëzore. Vajzës gjatë rrëmbimit i bie nga këmba sandalja e djathtë,të cilën e gjen nëna e saj gjatë kohës që e kërkonte e dëshpëruar nëpër pyll, ku vajza e vogël kishte shkuar për të kërkuar rosakun e humbur. Dramaciteti i ngjarjeve në romanin poetik vjen në rritje e sipër sipas një diagrame të menduar mirë nga shkrimtari dhe të konceptuar artistikisht në mënyrë të mrekullueshme, me art, talent dhe profesionalizëm artistik si një mjeshtër i vërtetë i letërsisë për fëmijë. Autori procedon permes formave të legjendës, por në fakt nuk është thjeshtë një konceptim legjende, sepse në gjithë brendinë e romanit poetik shpalosen me të gjitha përmasat drama e realitetit tonë, si në politikë ashtu dhe në biznes, dhe jetën e përditshme,ku ndërthuren me mjeshtëri domethënëse fakte reale,të cilat i dëgjojmë apo i përjetojmë përditë,dhe natyrisht bëhemi pjesë e këtij realiteti.Autori duke sjellë përqasje të dukshme me realitetin,ndërton edhe të ashtuquajturën shoqatë për mbrojtjen e fëmijëve, shoqata e quajtur “Dora”, e cila në fakt është dhe një pasqyrim real i Ku-vendit aktual dhe jo vetëm, që vetëm bëjnë demagogji dhe aspak punë konkrete në dobi të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Misioni i autorit është mjaft domethënës për të marrë në mbrojtje të drejtat themelore të fëmijëve dhe natyrisht mbarëvajtjen e tyre dhe mbrojtjen nga rreziqet reale që i kanosen, si rrëmbimet,shfrytëzimi për punë të zezë apo dhe për prostitucion.E gjithë kjo panoramë sa reale aq dhe tronditëse merr kuptim dhe vlera të veçanta në pendën e artë të shkrimtarit të mrekullueshëm HAMDI MEÇA, këtij Demiurgu të vërtetë për Le-tërsinë e Fëmijëve dhe të Rinjëve.Dualizmi mes legjendës dhe realitetit në romanin poetik të HAMDI MEÇËS,mendoj se është një risi domethënëse dhe tepër intriguese që autori me mjeshtëri ka përqasur për botën e madhe të fëmijëve,kjo e pasuar edhe nga një gjuhë e mrekullueshme plot kolorit ngjyrimesh dhe filozofi të mirëfilltë. Autori ka stilin e vet origjinal të të shkruarit,një veçori tipike dalluese kjo për një krijues tepër cilësor dhe prodhues si HAMDI MEÇA.

 

MJESHTËRIA E AUTORIT PËR TË PËRSHTATUR VLERAT NË BOTËN E FËMIJËVE

 

Romani poetik “SANDALJA E DJATH-TË” është një sukses i jashtëzakonshëm dhe realizim perfekt i poetit, një vepër që së fundmi pasuroi edhe fondin e artë të Letrave Shqipe,duke sjellë kështu romanin e parë në vargje me një realizim të rrallë plot mjeshtëri, punë të palodhur, pasion dhe këmbëngulje. Është për t’u theksuar puna e mrekullueshme e HAMDI MEÇËS me skalitjen e vargut dhe gjuhën e thjeshtë e të pasur poetike, përshtatur me mjeshtëri për botën e madhe fëminore. E nënvizova jo më kot këtë fakt,për poetin e veçantë HAMDI MEÇA, sepse të gjitha prurjet e tij në letërsi janë tejet të sukseshme,por romani poetik që autori po ia paraqet tashmë lexuesit,është pa dyshim një vepër mjaft e fuqishme dhe realizim perfekt letraro artistik.Kjo dramë që ndodh në këtë roman poetik,mund t’i ndodhë kujtdo, ndaj autori gjithnjë bën apel për kujdes dhe mbrojtje të fëmijëve dhe lumturisë së tyre. Këtë gjë shkrimtari e thekson nëpër të gjithë veprën e vet. Gjithashtu dhe në introduktat mes pjesëve të romanit poetik. Autori e mbyll romanin e vet me mjaft nënkuptime dhe një esklamacion të fuqishëm ndaj të gjithë aktorëve, shoqërisë,Kuvendit,deputetëve, qeverisë, mësuesve, prindërve, etj. për të mbrojtur fëmijët,këta ëngjëj të pafajshëm që pas ca kohësh do të jenë vetë Shqipëria,e ardhmja e sigurt dhe dinjitoze. Larmishmëria stilistikore, gjuha e kthje-llët, e ëmbël, domethënëse dhe plot kolorit ngjyrash dhe figurash poetike, e bën romanin poetik “SANDALJA E DJATHTË”një vepër mjaft serioze dhe të realizuar artistikisht me një mesazh të madh dhe shumë të fuqishëm,dedikuar personalitetit të brish-të të fëmijëve kudo që janë,vetë neve dhe gjithë shoqërisë, në përballje me këtë realitet problematik, të vështirë dhe tepër të ngarkuar nga e keqja,makutëria dhe po- litizimet partiake me interesa shumë të ngushta. Parë në këtë plan shkrimtari dhe poeti brilant HAMDI MEÇA shfaqet si një krijues mjaft potencial dhe padyshim me vlera unikale bashkëkohore,duke u rënditur mes shkrimtarëve më të mirë bashkëkohorë.Autori zë kështu vendin e merituar në Panteonin e Nderit të Letrave Shqipe për Letërsinë për Fëmijë dhe të Rinj, po edhe më gjërë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s