Unë, vajza e babait jetim / Nga Vjollca Koni

Unë, vajza e babait  jetim 

 

 

2

Nga Vjollca Koni

 

Fëmijët thuhet se janë pasqyra e prindërve. Por ka aq shumë raste, sa kjo thënie nuk funksionon, shpesh herë jeta merr rrjedhë krejt ndryshe, njëlloj si timoni i një makine me difekt që merr kahun gabim. E rritur në një familje prej shtatë fëmijësh kemi patur një dashuri dhe harmoni të përkryer në familje. Kam njohur dashurinë e prindërve, ngrohtësinë e tim ati  dhe butësinë e nënës. Kam njohur dashurinë e familjes së  nënës. Nga im at shin dy njerëz të rëndësishëm, që nuk na kanë munguar (Xhaja e Halla), sikurse i njihnim. Kur mendoj babain, sa shumë më dhemb shpirti, po aq dhe krenare  jam. Më bën përshtypje paramendimi im, i cili e sjell në parafytyrimm si  një fëmijë të braktisur, rritur dyerve të botës dhe me një karakter për t’ u admiruar. Të gjithë fëmijët anonim nga im atë, më tepër se nga nëna, aq sa dhe unë nuk i ndahesha ngë prehëri. Kur uleshim në sofër të gjithe nga pjata jonë i shtonim, aq sa nëna shpesh nervozohej. Babai kishte humor dhe një ëmbëlsi të çiltër, e cila na bënte shpejt për vete. Nuk ishte as vendi e as koha, as kushtet që të mbaronte ndonjë universitet e të kishte “diplomë”. Them:

“ Eh! Po tëishte babai i arsimuar, ndoshta dhe ne do ishim imponuar për të mësuar më shumë” .

Më kujtohet njëherë kur kishim një temë hartimi . Unë si gjithmonë mbaja frymën te shoqja ime, që tani është kirurge, kur kthehem në shtëpi nisa ta shkruja.

Më pyeti :   Çfarë po bën?

-Kemi hartim

-Prit ta shikoj si e ke shkruar

-Pse merr vesh ti?- dhe për një moment u drodha, pasi pyetja ime e pavetëdijshme fëmijërore e lëndoi.

Ma ktheu:  “ jo mi, çke? Unë jam analfabet!?”

Sa më dhëmbi kjo përgjigje!  Ju hodha nė qafë dhe e putha . Më pas i tregova hartimin tim të shkruar.

 

Mė duaj, si Hëna yjtë

Më duaj, si bima tokën

Më duaj, si deti Valën

Më duaj si bleta Pjalmin

 

Unė u skuqa. Ai qeshi e më tha:

-Po unë shumë të dua .Qenka temë interesante . Po nuk më duket si hartim! Kėto vargje i kam ruajtur me fanatizem dhe pse në një moshë të njomë. Duke ju kthyer me mall e dashuri kohës e gjej tim atë dhe në këtë kohë moderne të çmendur. Po kur kthehem te ikja e tij, prekem shumë, ndjej dhimbje e lot. Në atë fillim vjeshte vdekja hodhi kthetrat mbi shpirtin e tij. E ndau para kohe . Ajo natë do ngelet për mua, si  nata e shkëputjes të një copë shpirti nga unë, e cila dhemb përherë. Njëherë tjetër ishim unë dhe Ai. Atij i dilnin lotë nga dhimbja, më zgjidhi gërshetin e më krehu flokët. Unë se kuptova që ishte përkëdhelja e tij e fundit. Loti i ndaloi mbi buzë. E putha lotin, dhe e kam akoma shijen e tij. Shijen e Atit tim të shtrenjtë,  që ishte shembull i mirësisë.

Shumë foli atė natë, por gjëja që më mbeti në kujtesë është:  Koka dhe shikimi i ngelur nga dera, duke pritur nënën time .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s