Cikël poetik nga Gentjan Hasanas
Loti im
Loti im
nuk ka përmasa gjeografike
si përmbytja e tokave të bukës,
as plogështinë e beharit
të Norvegjisë.
Errësira ime
nuk është e dukshme,
Nuk është si eklipsi
As boshësia
s’ka lidhj me shpendët që ikin në dimër
e zbrazin qiellin.
Dhimbja ime
është e vogël, e padukshme.
Filloi aty…
në cepin e buzës tënde,
që nuk qeshi sot.
Dhe ma shkatërroi botën.
…(volos..4..5..16.(
Jetimi
Ka vezë që mbeten jetime
në krahët e mollës,
kur… ”ama” nuk u kthye më…
Krisma e një pushke pikëloj
shkëmbin me bojë
Bashkë me burbuqet çelën
dhe vezët
e kështu…
kur ”ata” lindën
”mëmë”, i thërritën mollës…
…(volos..7..12..15.(
***
Monedha
në dorën e udhëtarit,
është mollë.
Violina
e lypsarit
shkund degët.
…(volos..20..3..16.
Korrespondenca
Mbi kutinë postare
gjeta një harabel.
Druaj ta marr…
mos eshte letra e dikujt tjetër,
unë s’pata miq me kaq finesë…
…(volos..26..10..15.(
***
O Zot!
Ujqërve desha t’u jepja një ditë fjalën.
Të shprehin
ngazëllimin kur vallëzojnë me dëborën.
Se unë
për mallin nuk di të shkruaj, lunatikja ime!
Veç
të gjunjëzohem poshtë hënës.
E ujku të më japë klithmën…
…(volos..24..10..16.(