Njerëz që me veprën e tyre duhet të kthehen nga monumente kujtese, në monumente reale dhe mos’harrese. ( Sipas Rrëfimit të Gëzim Xhaferrit nga Kalasa e Rrëzomës, Delvinë. ) / Nga: Agron MEMA

 

Njerëz që me veprën e tyre duhet të kthehen nga monumente kujtese, në monumente reale dhe mos’harrese.
 
 
Sipas Rrëfimit të Gëzim Xhaferrit nga Kalasa e Rrëzomës, Delvinë.
 
 
Është një histori që flet shumë me mesazhet e sajë, ndonse e ndodhur në vite të largëta, përcjell shumë për realitetin e sotëm shqiptar. Shumë personazhe, personalitete dhe veprimtarë të shquar janë retushuar nga historia gjysëmshekullore e sistemit komunist, por nuk janë retushuar nga memoria e kujtesës së njerzve të cilët i përcjellin gojë më gojë nga brezi në brez. Dhe kur hynë në memorien e respektit të njerzve të thjeshtë, nuk ka forcë të të retushojë apo të të degdisë në sirtarët e pluhurosur të harresës. Një të tillë histori na tregon edhe Gëzim Xhaferri në bisedë me të. Gëzimi është pensionist dhe posedon një hotel modest në qytetin e Sarandës. Ka një zgjuarsi natyrale të pasuruar nga jeta e thjeshtë si bari në sistemin komunist. Fjala bie tek situata në vend. Gëzimi , me një pikë loti në sy, thotë se vendin po e mbyt krimi, aksidentet, vëllavrasja, droga, hakmarrja e gjakmarrja. Përditë vriten djem të rinj pa asnjë shkak. Jeta na ka mësuar që me vullnet dhe dëshirë të mirë, të gjenden zgjidhje e jeta të vejë mbarë. Ka ardhur koha që floririn ta nxjerrim nga toka. E kam fjalën për histori e ngjarje, persona që kanë bërë emër dhe krahasohen me floririn që rri fshehur nën tokë. Dhe këta burra duhet ti nxjerrim nga nëntoka e historisë, ti dinë brezat e të marrin shembull. Ja po të tregoj një:”Manxhar Shalari qe nga fshati Fushë-Bardhë i Gjirokastrës. Burrë me emër e që gëzonte respektin e gjithë zonës me veprimin që bëri. Manxharin i vranë djalin, por zotësia e tij, me mbështetje dhe përkrahje të miqësisë, bëri që ta kapte vrasësin e djalit të tij të gjallë. Vrasësi qe I.S. nga një fshat e Rrëzomës. Të gjithë prisnin aktin fatal kur plumbat hakmarrës të përshkonin trupin e vrasësit të të birit. Por jo! Manxhari qe fisnik dhe burrë, dhe po jeshe i tillë di edhe të falësh. E hipi vrasësin në kalë dhe u nisën drejt Fushë-Bardhës. U shtrua davet i madh ku u ftua i gjithë fshati dhe vrasësin e shpalli djalin e tij. Më pas Manxhari u bë eksponent i Ballit Kombëtar ku u vra në një përpjekje me forcat partizane në Kurvelesh. Djali përfundoi në Kanada ku drejtonte shoqata nacionaliste shqiptare”. Ja pra këta margaritarë duhet të kthehen në përmendore reale që brezat e sotëm të mësojnë e të mos i përshkojë dita ditës plumbi jetëmarrës. Pse të jenë në harresë. Shembulli i tyre duhet të jetë model për këdo që e ka mendjen tek dyfeku dhe jo tek libri. Gëzimi , gjatë rrëfimit, thotë se këta burra qenë atdhetarë e patriotë, vunë shkabën në kokë se kishin mënçurinë dhe largpamësinë, se sot , pas 50 viteve me yllin komunist, shkaba dykrenore u kthye në fole të sajë. E kush më mirë mund të sjellij kujtime, refleksione, ndalesa dhe komente historie, se ai që i ka jetuar vet ato dhe kur mendimin ja përshkon patriotizmi dhe dashuria atdhetare, respekti dhe mirënjohja, admirimi dhe vlerësimi për figurat dhe burrat atdhetarë që kanë bërë emër në jetë dhe histori, jashtë dritëhijeve dhe pluhurosjeve politike. Teksa Gëzimi tregonte këtë histori magjepsëse, ngjethëse dhe emocionante, në mendje më erdhi një prazë e Ago Agajt, pjesëmarrës aktiv në Luftën Vlorës dhe jetoi për shumë vite në kurbet i syrgjynosur nga komunizmi. Ago Agaj shkruan se kur shkoi student në vjenë, profesorët e tij i thanë: “Harro armët e qëndisura me serm të të parve të tu! Nuk ke të bësh më me ato armë! Ti do ti shtrohesh punës që të përpiqesh për vete, familjen dhe atdheun tënd! Duhet të mësosh…!”Shumë domethënëse këshilla e profesorve austriak në fillimshekullin e 20-të. Por dhe një fakt që sjell psikologjinë e kohës shqiptare dhe dëshira dhe orientimi për ta nga Evropa e zhvilluar perëndimore. Duket sikur edhe sot po përsëriten ngjarjet e para 100 viteve; plumba dhe thika përshkojnë e marrin jetë njerzish, djemsh e vajzash të reja. Lamë librat dhe u kthyem tek armët e qëndisura me serm që Evropa na këshillonte 100 vite më parë ti braktisnim e ti shtroheshim dijes.
 
 
Nga: Agron MEMA
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s