PUNË QENSH / Tregim nga Edlira Xhani Velaj

PUNË QENSH
 
 
Tregim nga Edlira Xhani Velaj
 
Kishte vendosur të vinte vetë. Në fund të fundit sigjithë të tjerët dhe ai. Endërrat e tij tirreshin diku larg
dhe përfundonin në mes të detit. Atje ku çdo gjë bëhetnjësh dhe pamundësia për gjëra të mundshme bëhet epashpresë. Herë – herë ngre ndonjëherë krye duke luftuarme grabitqarët e rrezikshëm në një luftë pa krye, kumund të humbisje, të humbisje në fundin e detit dhe fatiyt të mos dilte kurrë andej, të groposej përgjithmonëaty. Vendosi të rrezikonte. Nuk kishte gjë për të humbur.
Ishte i vetëm. Kishte një numër telefoni në xhep, catë holla dhe një çantë të vogël, të re, blerë po atë ditë.Rrugët skuqnin. Asfalti kishte marrë flakë. Sa kishtezbritur nga trageti që lidhte ishullin me kontinentin. Një shije e vakët si një grumbull lotësh padashur i mblidhejnë gjoks. Buzët i ishin tharë dhe një mpiksje epeshtymës me djersën i jepte përshtypjen e një mastiçi të qelbur. I rëndonte shumë kjo çantë. Ia këputi supin. Nuk dinte kë të kërkonte. Nuk dinte të lexonte këto tabela rrugësh me këto shkronja të çuditshme. Kishte kaluar mesdita. Qyteti gjunjëzohej përpara tij, ashtu i bardhë, me një tis të purpurt dielli dhe ai nuk gjente dot një vend ku të prehte kockat e lodhura nga kjo rrugë e gjatë dhe e stërmundimshme. U fut në det. Uji i ngrohtë ia qetësoi trupin. Ia bëri më të lehtë dhe shpesh herë vetja i dukej sikur fluturonte në valëzat e bardha që hapeshin rreth e rrotull tij si një rreth i bardhë ëndrrandjellës. I duhej të flinte diku. Ishte endur gjithë ditën rrugëve të qyteti të bardhë, por të huaj, me njerëz po aq të huaj. Të flinte vetëm pak sa të shlodhej. Të hiqte këtë dhembje koke që e torturonte. Pastaj do të kërkonte shokët e tij. Diku këtu rrotull ishin. Ra përmbys. Mbështeti kokën në rërë. E zuri gjumi. Një gjumë i ëmbël që e kishte kërkuar me kohë. Degjoi hapa të lehtë, shumë të lehtë pranë kokës. Një kruarje e dendur i mbuloi fytyrën. I tmerruar hapi sytë. Mbi të qëndronte një qen i madh leshtor. E vështronte me vëmendje me sytë e xhamtë. Iu duk sikur qeni nënqeshi me ironi. Tundi kokën, nxori gjuhën e stërmadhe dhe filloi ta lëpinte në fytyrë. Në fillim ballin me sytë, pastaj gjithë fytyrën. Pastaj e nderpreu, a e mbaroi nuk e kuptoi. U shtri disa hapa më tutje. Ballë për ballë me të. E vështronte mendueshëm duke tundur herë pa here kokën e madhe. U ngrit ndenjur. Ajri i lagësht i natës i kishte zënë gjymtyrët e poshtme dhe si një spirale e fuqishme po i futej në çdo qelizë të trupit.
– Je mpirë? – e pyeti qeni gjithë keqardhje.
– Pak. – iu përgjigj ai.
– Do të hash diçka? – e pyeti qeni.
Dhe pa marrë përgjigje nxori nga rëra dy kocka të brejtura. Ia hodhi njërën te këmbët.
– Lëpije se të bën mirë. Me siguri je i uritur.
Ai e mori pa fjalë. Filloi të lëpinte. U ndie më lehtë. Shoqëria e qenit i bënte mirë.
– Ke ditë këtu? – pyeti papritur qeni.
Ai deshi të fliste. Qeni u tregua më i shkathët.
– E di, sot ke ardhur dhe nuk ke ku të flesh.
Ai u bë gati të fliste, po qeni bëri një lëvizje me këmbët e para duke ia prerë fjalën në mes.
– S’je as i pari, as i fundit.
Nuk kishte se ç’të thoshte. Qeni i dinte të gjitha.
– Ishte e gjatë rruga? – e pyeti.
Dhe ndërkohë filloi të lëpinte kockën.
– Si është kontinenti? Ka shumë qen kështu si unë?
Ai u mendua pak. Pastaj foli:
– Nuk e di. Nuk merrem me punët e qenve.
I doli padashur. Qeni u vrenjt në fytyrë, por nuk e dha veten. Diçka tjetër e shqetësonte.
– Sot kemi mbledhje. Ja, këtu në bregdet. – pëshpëriti.
Qimet iu zgjatën dhe më tepër në lëkurën e trashë.
– Pas pak fillon. – tha qeni dhe filloi të pastronte vendin. Kockat u zhdukën. Sikur i kishte përpirë rëra e
ftohtë e natës. Diku gjeti një pasqyrë të thyer.
– Jam mirë? – pyeti pas pak.
Me një lëvizje të shpejtë ia hodhi pasqyrën atij. Ai u pa për një çast. Ishte bërë për të rruajtur. Qeni ia kapi mendimin.
– Ska kështu dukesh më i afërt me racën time.
Ai buzëqeshi fshehtas, aq fshehtas sa kjo buzëqeshje i kaloi pa u vënë re në buzë. Erdhën. Ata janë shumë, shumë… Të të gjitha racave. Kishte që nga ata mikroskopikët që mezi dukeshin, gjer te madhështorët. Kone të ëmbëla me kordele në qafë. Ca të vegjël hidhe-shin dhe përdridheshin, bënin kollotumba. Të mesmit shikonin me përbuzje qentë më të vegjël.
– E bëre vaksinën e fundit? – dëgjoi djali pa dashur bisedën e dy qenushëve.
– Po – u pergjigj tjetri – mua më ka çuar zonja në spital. I kam shumë inat ata qen që nuk kanë bërë asgjë për veten. Dhe do kërkoj të dënohen. – foli me urrejtje qeni i parë. Në fund erdhën ata të medhenjtë. Një qen i madh bulldog me një vështrim krenar. Ai i mblodhi të gjithë rreth e rrotull dhe filloi të flasë për pastërtinë e racës.
– Të zhdukim qentë rrugaçë. Sidomos ata që vijnë nga kontinenti. Jemi injoruar. Çfarë nuk thonë për ne?
Bashkia hesht. Kjo është e pafalshme, pë racën e pastër. Qeni afër tij u drodh.
– Mos u tremb. – i tha djali. – s’dukesh rrugaç. Ti s’del rrugëve, apo jo? Nëpër taverna ha mbeturinat e natës.
– Njësoj është. – pëshpëriti qeni i trembur.
– Ti më ke mua. – tha djali. – Ata nuk kanë asgjë tjetër më shumë se ty.
– Po të më kërkojnë ku banoj? Po libri i vaksinave?
– Hesht tani! Do të të mbroj unë. – tha djali dhe e kapi për koke.
Qeni i madh filloi kontrollin. Asnjë nuk fliste. As kuisja më e vogël nuk dëgjohej. Ai i ndante në dy grupe
duke i nuhatur dhe duke i u prekur me dorë qimen.
– Ke parazitë. – i tha njërit. – Je qen rrugaç. Për ty ka arrest në burg. Deri sa të mbushet biruca dhe të qërrohesh prej këtej. Të shkosh në kontinent. Ishulli ynë është i pastër, s’ngatërrohet me zgjebsa pa dokumenta.
Qeni uli kokën dhe bëri dy hapa mbrapa. I erdhi radha atij. Bulldogu po i shikonte të dy me një vështrim
të tmershëm. Djaloshi mori zemër.
– Ky është qeni im, zotëri. Nuk është nevoja ta kontrolloni.
Unë jam i zoti i tij. Kemi ardhur këtu se degjuam për festën. Bulldogu e pa me mosbesim, por nuk lëvizi.
– Ia kam bërë të gjitha. Mund t’ju çoj në shtëpi po deshët. T’ju tregoj vendin e tij.
Qeni u drodh. Bulldogu prap nuk u bind. Bëri dy hapa mbrapa, por u kthye sërish.
– Pse është i palarë? – pyeti me mosbesim.
Qeni u ngrys dhe u shtri më shumë pas tij. Dy qen të tjerë bënë gati prangat.
– Ah, zotëri, puna e tij është shumë e rëndë. – foli djali. – Ai punon në pronat e mia. Gjithë ditën është me bagëti. Gjithë natën i ruan se mos i vjedh kush. Ju e kuptoni, ai është shumë i dobishëm për ne…
– Po pse nuk flet vetë, po flisni vetëm ju? – gati ulëriu bulldogu.
Qeni i zi kuisi vajtueshëm. U dëgjua një vërshëllimëbilbili. Dy qen rrugaçë tentuan të shqyenin burgun.
Bulldogut iu tërhoq vëmendja. Qentë roje u vunënë lëvizje. Konet ulërinin: “Kapini, rrihini, me varje!
Maskarenjtë, na turpëruan! ” Bulldogu bëri një lëvizjeme shputën e parë.
– Të mos përsëritet më djalosh!
Iku me vrap duke i rënë bilbilit dhe me një pistoletë në dorë. Djali filloi të ecte mbrapsh. Pas tij dhe qeni.
Tashmë ishin te pazgjidhshëm. Mbrapa vinte ulerima e qenit të gjorë. Bulldogu kuiste e kuiste…. Kishte zbardhur. Bregdeti ishte i qetë. Nga larg në horizont dy anije valëviteshin ngadalë. Dielli kishte filluar
të skuqte prap si më parë. Ai ishte mbështetur te qafa e qenit dhe vështronte larg, shumë larg. Pas pak
erdhën dy djem të rinj. Gjithë krupë morën dy trupat e pajetë të qenve.
– Çdo të bëjmë me këta? – tha njëri – Të lajmërojmë policinë?
– Çfarë policie? Nuk dua ngatërresa. Këta nuk kanë asnjë dokument. E kam nxjerrë me shumë vështirësi
lejen e plazhit.
I mblodhën me dy çarçafë dhe i hodhën me mundim në në një bagazh makine. Dhe ata nuk panë më se ku i çuan. Sytë e kristaltë të qenit lotuan. Djali e mori për qafe. Vazhduan të ecnin rrugëve.
Shtëpia e shokëve të tijë ishte pranë…
Advertisements

2 thoughts on “PUNË QENSH / Tregim nga Edlira Xhani Velaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s