Vargje -tercina me ngjyrime emocionale… / Pasthënie e librit ” E ftohtë vetmia” e autorit Luan Maku nga Bilall Maliqi (recensent i librit)

Vargje -tercina me ngjyrime emocionale…

 

Pasthënie e librit ” E ftohtë vetmia” e autorit Luan Maku nga Bilall Maliqi (recensent i librit)

Luan Maloku, përpos librave të tjerë me poezi, në të cilat lexuesi besnik i tij, ia njeh stilin e shkrimit, ai, tani na del edhe me një tjetër stil të llojit të vargëzimit, me tercina, në të cilën shpalos ndjenjën e tij që ka brenda shpirtit të trazuar poetik.

S’do mend se  kjo gjini e hershme e shkrimit (tercina), është një fillim i ri si për autorin e librit, poashtu edhe për lexuesit, sepse këtu kemi të bëjmë me rregulla strikte të kësaj gjinie të poezisë, në të cilën poeti, Luan Maloku me shumë sukses iu ka përmbajtur, dhe me këtë, ka bërë një gjetje të re në krijimtarinë e tij letrare,  dhe një libër më shumë sa i përket kësaj gjinie të poezisë e cila është deficitare në përgjithësi, e në Kosovën Lindore në veçanti.

 

Çfarë i servohet lexuesit në këto tercina?

Dihet mirëfilli se bota poetike e Luan Malokut është me plot ngjarje, të cilat i shkrinë në vargjet e tij, këto ngjarje ngërthejnë në vete gjetje motivuese, të cilat janë nga më të ndryshmet, në to gjejmë dhembje, gëzim, shpresë, optimizëm, mërzi, dashuri në kuptimin gjithpërfshirës, dhe të gjitha këto me sukses i ka shkrirë brenda 140 tercinave, që janë pjesë e këtij libri simpatik.

Këto tercina e bëjnë librin tërheqës për lexim, sepse subjekti i tyre është  shkrirë bukur mirë në vargje, e ato mandej mbështillen me mesazh të fortë dhe me ngjyrime emocionale, përthekohen me art dhe me figura stilistike, të cilat i bëjnë tercinat më me vlerë dhe më funksionale.

Nëpër vargjet e këtij libri, lexuesi i vëmendshëm e gjenë edhe kodin e zbërthimit të semantikës së tercinave prezente, të cilat janë të tipit gjysëmhermetik, e shumica sosh edhe të drejtpërdrejta, dhe si të tilla janë si tregues i qartë se kemi të bëjmë me një krijues që din të gjurmojë gjetje motivuese, e ato mandej ti shkrij nëpër vargje, të cilat japin pasqyrim të qartë të përditshmërive jetësore në të gjitha segmentet e saj.

Luani si kurbetqar, moti kohë e ka shprishur ndjenjën e të qenurit jashtë shtetit dhe larg vendlindjes së tij, kjo nostalgji shihet kudo në librat e tij, por edhe në këtë libër nuk mungojnë ato, i japin kuptim edhe librit, sepse poeti gjithnjë me mendje është në vendlindjen e tij, por edhe në ëndërr është në Miratocin e tij, për të cilin ka një mall të jashtëzakonshëm, e krejt këto lexuesi i gjenë brenda koperinave të këtij libri.

 

Luan Maloku

Dashuria si koncept…

Dashuria në tercinat e Luan Malokut, zë një vend shumë të rëndësishëm, sepse ai, është një kërkues i rrallë i fjalëve dhe i shprehjeve, të cilat janë si udhërrëfyes për lexuesit, të cilët tanimë janë mësuar me stilin individual dhe të qëndrueshëm të autorit të librit.

Në tercinat e tij dashuria nuk manifestohet vetëm si dashuri me intimitet, por ka një kuptimshmëri të gjerësishme, sepse, ai, bën një lidhshmëri të qartë dhe të arsyeshme, një trekëndësh që prek në tre pika të saj dhe ato janë: kurbeti+ dashuria+ vendlindja, pra në njërën anë kurbeti si plagë shekullore dhe e pashërueshme për shqiptarët, por në këtë rast për autorin, dashuria për protagonisten e tij që shpërfqet (pa)hetueshëm nëpër tercinat e librit dhe malli dhe dashuria e zjarrtë për vendlindjen e tij.

Libri në të shumtën e rasteve, apo në një përqindje të madhe është i motivit të dashurisë, por së lexuari shihet ajo lidhshmëria e mirë e poetit me trekëndëshin e lartcekur, si një pasqyrim real dhe objektiv i lëndës poetike të poetit.

Malli, shpresa, gëzimi, hidhërimi, mërzia, (pikë)takimi, ndarja, kujtimi etj., etj., janë ato elementet bazë të ndërtimit të suksesshëm të tercinave të librit, sepse këto Luani i ka ndërtuar konform synimit të tij që ky libër ta arrijë gradacionin e librit siç ka synuar dhe siç synon dhe dëshiron autori.

Kujtoj se ky libër me tercina, i pari për autorin në bagazhin e tij krijues dhe kujtoj ( nëse nuk gabohem), i pari në Kosovën Lindore, jep të kuptojmë se poetët si Luan Maloku gjurmojnë motive, provojnë edhe stile të tjera, në mënyrë që lexuesve t’i ofrojë ndryshim sa i përket mënyrës së shkrimit, dhe mendojmë se me këtë, ia ka arritur qëllimit, duke treguar zell dhe seriozitet në vazhdimësi të krijimtarisë së tij letrare, siç është edhe libri me tercina që padyshim zë vend meritor në krijimtarinë e tij letrare dhe në poezinë shqiptare në përgjithësi…

 

Advertisements

One thought on “Vargje -tercina me ngjyrime emocionale… / Pasthënie e librit ” E ftohtë vetmia” e autorit Luan Maku nga Bilall Maliqi (recensent i librit)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s