Leximi i vargjeve të Tyran Prizren Spahiut / Poezi nga Erjon MUÇA

Poezi nga Erjon MUÇA
 
 
Leximi i vargjeve të Tyran Prizren Spahiut
 
Një shelg lotues, mu duk sikur
u trupëzua nga leximi i vargjeve të Tyran Spahiut;
me trupin vigan dhe të përkulur,
të një krijese thuajse të mplakur
nga meditimet e shumta.
 
Vigan që të jep përshtypjen e brishtësisë,
delikatesës së çdo përkitje,
të gjetheve me truallin; sikur vajton
minutat, orët, ditët, muajt,
stinët dhe vitet që ikin;i lodhur
nga shkundejt e stuhive të epsheve,
rinore.
 
Duke prekur, ledhatuar, dashuruar
tokën tek e cila ka rrënjët; një shelg
lotues, që ndoshta nuk loton
nga dhimbjet më tepër se nga gëzimet;
një shelg si dëshmitar, shoqërues i erës
me fëshfërimat e veta ngjethëse.
 
Dhe mendojeni këtë shelg;
vetëm disa kinde të fustanellës
së vet të gjelbër, i prekin paksa
sipërfaqen e një lumi me ujë kulluar
që rjedh me shkulme të bardha,
e i dhurojnë prehje të freskët,
në ditët zhuritëse të verës.
 
Ja ky është vizioni; vizion vallëzues,
elegant; duke u nisur nga lartësitë
bashkohet ëmbël me sipërfaqen
e truallit që e rrethon.
 
Në fillim qëndron ndalur,
ashtu si shelgu në mëngjes herët,
me petun e mbuluar nga bulzat
e vesës si margaritarë, më pas
nis e ngrohet, dehet,
a thua se nuk po avullon vesa,
por venë.
 
E kur e sheh të dhuron prehje;
kindet e tij vallzojnë gjithnjë,
qoftë edhe me puhizat
më të papërfillshme verore.
Mendimi, se puhiza e freskët
tund gjethet e shelgut,
të shtyn të besosh në sbehejn
e përvëlimit e zhegut.
 
Përkulja e shelgut nuk ka të bëjë
me përuljen poshtëruese të skllavit,
por respektin që një qenje humane,
e lirë shfaq kundrejtë dashurisë, natyrës,
jetës, vendit, Zotit…
 
Vlerësim për krijimtarinë letrare të Tyran Prizren Spahiu
 
 
 
Prof. Tyran Prizren Spahiu
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s