Poezi nga Eva Kacanja

Poezi nga Eva Kacanja

 

Betuar

Unë mund të vdes në parfumin tënd,
Në erën tënde mund të mpihem e tëra,
Si koral të skuqem kur frymen të më zërë,
Të vdes përsëri e te mos them “cfarë bëra!”

Nën lëkurën tende si gjaku lëvrij,
Lotin e gëlltis t’ mos qaj para teje,
cigarja harruar digjet në gishtrinj,
C’ishte kjo mërzi si shkreptimë rrufeje?!

Unë qaj e pihem në kristal të gdhendur,
Aty ku më ngrite ti në piedestal,
Në unazë të dhimbjes shpirti më është mekur,
Endrra po dridhet si lulja në mal.

Unë mund të vdes në parfumin tënd,
Në lëkurën tënde të ngjallem përsëri,
Se ne u betuam,atje brenda n’shkëmb,
Ti je Unë e Unë jam vec Ti!

 

Iku gjumi bashkë me gushtin

Përpëlitem ta puth vargun,
Që ta bind të rri me mua,
Por ai ma ndez gjakun,
Vec kur del nga buz’t e tua.

E tërheq brenda vetes,
E përkëdhel me dashuri,
si damar i blertë i gjethes,
Ai fryhet,çel te ty.

Iku gjumi bashkë me gushtin,
Vjeshta rrjedh në uj’ të ri,
Buz’t e mia presin mushtin,
Të ma kthesh në poezi!

 

Të kam frikë

Je i frikshëm det,
Më tremb,
I vetmi je!
Më thërret,
Dukesh i qetë,
I pasqyrte,
Gjysmëhënë e blertë,
Bulëzon,
Si qepallat e foshnjës në gjumë,
Më ndjell,
Më drithëron e jotja zhurmë,
Por nuk vij dot!
Të kam frikë det
Shtrirë në breg,
Gjuha jote
Këmbën time prek…

E.Kacanja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s