Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Sot
pashë
një fytyrë të rrudhur.

Rrudhat janë brazda, 
janë pjekuri,
janë histori…

(S’ma merr mendja;
gënjeshtra!)

Sot
pashë një fytyrë
si të prerë me thikë
thela-thela.

Mbi të
shtresë kripe
kishte hedhur jeta.
Binte mishi… erë njeri.

(Eh, vetëm për qiellin këto porosi)

Molla plakë
që ra mbi kokën e Isak Njutonit
i dha teorinë e gravitetit…

Po
ti “njeri i rrudhur”
që më preve udhën
çfarë do të më thuash?

Mos je…
Isaku i plakur,
dhe unë
molla, që duhet të ngjitet në qiell?!

…( volos..31..7..17.(

 

***

M’i shtrembëron
vetullat kjo natë bosh,
si shkronja ”s”!

Sytë një ”o” e madhe. 
(Mos u vono …! )

Shkruan ”sos”
fytyra ime ngulur në dritare.

…( volos..3o..7..17.(

 

***

Hipa
në një vagon treni,
më erdhi turp,
më erdhi rëndë,
u ndieva ne siklet. 
(Çereku i pasagjerëve zbritën!…)

Ju them…
se kam dhe hënë,
kam dhe kryq;
jam njeriu i Zotit.
(Zbriti dhe gjysma tjetër!… )

Bie
në gjunjë
e filloj t’u shpjegoj
se jam njeri…
(Boshatisur krejt treni!…)

…(volos..29..7..17.(

 

***

Ti, ike…
ike,
ike,
përsëri, ike
dhe gjithmonë,ikje…

Po unë
do të pres,
do të pres…

Derisa koha të jetë një fëmijë i vogël
dhe te loze…si macja me thinjët tona.

…(volos..27..7..17.(

 

***

E pi ndonjëherë
zbrazëtinë e Sahares
me kupën deri në grykë.

Me farat e rërës 
mbush duart,
mbjell shpirtin tim me shkretëtirë …
si bujku i mallkuar.

Brenda syve të mi
ka çelur vetmia …
Dy oaze blu, që të gjithë i panë të qeshur.
Sot dëshmuan vdekjen time.

…(volos..18..7..17.(

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s