Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
 
* * *
 
Hedh tej sytë e lodhur,
rrudhosur pluhurit të xhamtë
mbi të njëjtën pamje.
 
 
Tjegulla pranë njëra- tjetrës
tjetërsuar nxehtit dhe ftohtit
të viteve të gjata afratë…
 
 
M’ andej një trekëndësh qielli
prerë nga cepat urbanistikë
të kësaj lagjeje të ngratë.
 
 
Sërisht hedh sytë tej,
kësaj radhe vërtet i hedh…
 
 
 
* * *
 
Agrum një kafshatë
dielli i patësosur muzgor.
Mbushur gurgull me fije,
që shqepen e varen mbi buzë
nga sy të ngrënë kohe…
 
 
 
* * *
 
Mengenë përqafuam fort
rrugës së shtruar kalldrëm,
këmbët na dhimbnin
kullonin gjak e hiqeshin zvarrë
dhe ne përqafonim.
 
 
Bullungë na u bë koka
ecejakeve të tymta
si bufi i mesditës
po nuk u lëshuam.
Ecëm me kokën lart
drejt Harakirit tonë…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s