Fragment nga proza poetike “SIKUR…”  / Prozë poetike nga Alma Zenellari

Prozë poetike nga Alma Zenellari

 

Fragment nga proza poetike “SIKUR…” 


Ti mbase nuk e di se çastit kur më thërret, dëshëroj të të kem, të jem brenda krahëve, që ti m’i zgjat nga ekrani i vogëlth i celularit. Dëshëroj të jem ngjitur lëkurës tënde, trupit tënd të ngrohtë që përgjumet nëpër çarcafë. Dëshëroj të të prek me gishta nëpër mollëzat e faqeve, në mjekër, buzë. Dua të harkoj duart e mia rreth teje në përqafim duke ndjerë frymëmarrjen e rregullt, ritmin ritmik të rrahjeve të zemrës. Paçka se ty të merr gjumi nga lodhja e madhe, nga ajo lodhje që të sfilit trupin, gjymtyrët. Paçka…, mjafton të jem e strukur e mbërthyer pranë teje, me kokën pas shpatullave të tua, duke frymuar në të njëjtin jastëk, të dy.
Të jem aty dua, ku ndihet prezenca jote, në atë hapësirë, në atë dhomë të cilën e kuptoj si folenë, strehëzën time; ku prezenca jote mbush e rimbush qënien time femër- grua, duke më përtërirë me lëng dashurie.
Ti mbase nuk e di, çfarë portash hap, në ç’kopësht lumturie më tërheq…
Çfarë magjie zgjon, çfarë tingulli ngjitet qiellit tim…
Sot jam e lumtur. Sikur ta dëgjoje trokitjen e zemrës sime , ta ndjeje dhe ti këtë himn lumturie që më fale sot.
Sikur…
Mos u habit me mua i dashur.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s